Muaji i ndikimeve pozitive. Sipas astrologut Jorgo Pulla, është një muaj ku duhet të tregohemi të kujdesshëm, çdo hap që bëjmë duhet ta shikojmë mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet.
Më datën 1 maj kemi ndikimin e Diellit me Mërkurin në retrogradë, kjo do të thotë diskutime, promovime dhe projekte të reja. Më datën 4 maj kemi Afërditën në katërkëndësh me Binjakët dhe Neptunin tek Peshqit, kujdes në këtë datë. Mënyra sesi ndodhin gjërat janë ndryshe nga ajo që ëndërrohet apo dëshirohet. Ky katërkëndësh ka të bëjë me paranë, ka të bëjë me pabesi dhe kujdes në dashuritë platonike. Më datë 5 maj, Afërdita në gjashtëkëndësh me Binjakët dhe Jupiteri në Dash sjell një ndikim pozitiv në njohje të reja, por dhe në fushën e punës dhe karrierës ku ju jepen mundësi të mëdha në vendimet që do të merrni. Më datë 9 maj kemi Diellin në lidhje me Uranin që është në Dem, kjo do të thotë surpriza, gjëra të papritura në fushën ekonomike-financiare, por njëkohësisht provokime, tensione në punë dhe kujdes ju që keni të bëni me punë të rëndësishme. Më datë 15 maj kemi një trekëndësh që bën Gaforrja me Neptunin tek Peshqit, që do të thotë një ndikim shumë i madh në lidhje me punën, më ndyshime, me zbulime prapaskenash dhe kujdes në gjëra të paligjshme. Më datë 17 maj, kemi ndikim të Jupiterit në Dem dhe Plutoni në Ujor, ku për pasojë do kemi çështje të mëdha, problematika të ndryshme, shpërthime skandalesh, keqpërdorime mediatike dhe spekulime të ndryshme. Më datë 20 maj kemi Marsin në Luan në kundërshtim me Plutonin në Ujor që do të thotë kujdes, sidomos në çështjet e inatit apo hakmarrjes. Më datë 21 maj Dielli bën një trekëndësh tek Binjakët dhe Plutoni në Ujor do të thotë mundësi, duket dritë në fund të tunelit për të 12 shenjat. Mbyllen disa çështje të mëdha apo problematika.