Supë me mish pule nga zonja Albana

24 Prill 2023, 11:11

Supë me mish pule

Përbërësit:

  • 2 gjokse pule
  • 2 lgj gjalpë
  • 3 lgj miell
  • 1 vezë
  • 1 limon
  • Kripë, piper
  • Buljon

Përgatitja:

Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i marinojmë dhe i kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë pak ujë dhe i lemë të ziejnë në zjarr të avashtë.

Miellin e përzjejmë  me pak ujë që të hollohet, e shtojmë në tenxhere së bashku me lëngun e mishit të pulës. E presim supën me vezë dhe limon dhe vendosim mishin e pulës sipër.