-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt, një grua tregoi lëvizjet e 6 të kërkuarve në Kakarriq në Lezhë! Porositësi Haxhia mori në Rinas të huajt! Pritet nisja e letërporosive
Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët.
-
VIDEO
Byreku i Librazhdit me arra nga amvisa Mirela Boci
Byrek me arra
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lgj vaj
- Ujë të vakët
Për mbushjen:
- 300 gr arra
- 1 filxhan vaj
- 100 gr gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Në fillim zemë brumim me ujë të vakët, miell, pak kripë dhe vaj. E lemë brumin të pushojë 5 minuta mbuluar me pecetë. Ndërkohë copëtojmë arrat dhe i përziejmë me kripë. Tresim gjalpin jo shumë dhe më pas e heqim nga soba, e përziejmë me vajin dhe e lemë të ftohet pak. Fillojmë ndajmë brumin në topa dhe hapim petat 3 e nga 3 të lyera me vaj dhe miell, i shtrojmë në tavë petat duke i spërkatur me vaj dhe gjalpë, ku në çdo tre petë hedhim arra. E pjekim byrekun në 200 gradë në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Manchester City me shkollë futbolli në Durrës, drejtori i Akademisë "Vllaznia" në Report TV: 1 ose 2 talente do i shërbejnë anglezëve, objektiv edukimi
Manchester City do ketë një Akademi dhe Shkollë futbolli në Durrës. Klubi i Premier League firmosi dje marrëveshjen me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, si edhe me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama kërcënon shqiptarët se nuk ka fonde nëse votojnë opozitën te gishtat e mesit që Belos iu kthyen mbrapsht e deri tek fytyra e vrasësit.
-
VIDEO
Sondazhi i 4 i Insitutit Piepoli, PS fiton bindshëm në Korçë, Vlorë, Himarë, kryeson edhe në Dibër
Në Korçë, Dibër, Vlorë e Himarë socialistët arrijnë të mbajnë bashkitë edhe për një tjetër mandat. Sipas sondazhit të radhës së Piepolit, i fokusuar në këto 4 bashki, PS ruan epërsinë edhe si forcë e parë për këshillat bashkiakë. Mirëpo, sipas anketimeve, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut të Dibrës Rrahim Spahiu e Dritan Lelit të Vlorës.
-
VIDEO
Një nga ne- Artistja ndan kujtimet dhe përjetimet: Më 'goditën' nga të tëra anët, por triumfova (26 prill 2023)
Terheq gjithnje vemendjen me gershetin e saj te gjate Botën e saj të brendshme e ka shpalosur në enët e porcelanit Po cfare e frymezon ne krijimtarine e saj? Lidhja e ngushte me Fierin, pasioni per pikturen dhe nderthurrja e dites mes studios dhe punes ne administrate Nje nga ne prezanton: Perjetimet e nje artisteje te hedhura ne porcelan Sot, ora 20:00
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit për 14 majin/ Në Korçë PS forcë e parë, Filo nuk diskuton fitoren! Berisha-Meta s'i kalojnë 36%! PD larg të qenit ‘kockë e fortë’
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Korça do t’i besonte Sotiraq Filos sërish drejtimin e bashkisë. Nga sondazhi i katërt të Piepolit, që merr në shqyrtim katër bashki të radhës, në Korçë kandidati socialist rezulton fitues me 54-58% të votave
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Mirditën në Report Tv: Fokusi ynë, frenimi i largimit të të rinjve! Jemi të gjithë të bashkuar për ndryshimin
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës, Albert Melyshi, në një intervistë për Report Tv prezantoi disa nga pikat e programit të tij, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj
-
VIDEO
‘Vendoret’, Pjerin Ndreu në Report tv: Qytetin e gjetëm si gërmadhë në degradim nga menaxhimi i keq! Kemi sjellë ekuilibër financiar në bashki
Ndreu u shpreh se bashkinë e gjetën në një gjendje shumë të renduar nga ana financiare, ndërsa theksoi se qyteti kishte i ngjante një gërmadhe në degradim. Sipas Ndreut ato kanë sjellë një ekuilibër financiar në bashki dhe janë rritur investimet
-
VIDEO
14 maji/ "Oferta e PS, përpara për 2025-ën" (26 prill 2023)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Prill 2023 – Receta tradite / Fisnik Syla: nga Fjolla Morina tek Luiz Ejlli / BBV, kush janë finalistët e këtij edicioni?
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë peshku me patate dhe domate / Petulla me gjizë / Qofte me gjizë dhe ton / Tavë me speca dhe oriz.
Rrëfehet në studion e “Rreze Dielli” biznesmeni Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës komenton problemet e kohëve të fundit me këngëtaren dhe deklaratën e bërë virale për dhurimin e vlerës prej 100 mijë euro Luiz Ejllit pas daljes nga BBV… Pas lajmit të martesës së tij me këngëtaren Fjolla Morina në Maldive, emri i Fisnik Sylës, sipërmarrësit nga Gjilani që jeton në Belgjikë, nisi të përmendej shpesh e më shpesh. Shumë zhurmë mediatike bëri së pari martesa luksoze, në një vend përrallor, më pas po aq shumë zhurmë bëri dhe ndarja e tyre, e cila u pasua madje me një “luftë dekraratash” mes tij dhe Fjollës. Një tjetër deklaratë që bëri bujë në media ishte dhe ajo për Big Brother Vip. Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më shumë mundësi për të fituar çmimin e madh, nisur nga popullariteti dhe fansa të shumtë që ai ka. Por, në rast se nuk ndodh një gjë e tillë dhe artisti shkodran nuk shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro. Pikërisht ai, Fisnik Syla, u betua në një postim në instagram, se në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do t’i dhurojë 100 mijë euro.
Big Brother drejt fundit! Kush i fut 100 mijë euro në xhep? A janë të vërteta ofertat marramendëse nga fansat dhe bizneset për Luiz Ejllin, çfarë mendojnë të ftuarit për raportin e tij me Kiarën? Kush do të jenë 4 finalistët e këtij edicioni… Teksa po afrohet data e përfundimit të Big Brother VIP Albania tashmë kanë nisur edhe të përfliten finalistët e mundshëm dhe fituesit. Çfarë mendojnë të ftuarit e “Rreze Dielli”, kush sipas tyre e meriton finalen. Flasim me nutricionisten Diola Dosti, ish- banore e këtij edicioni, Meridian Ramcaj, një nga pjesëmarrësit e edicionit të kaluar BBVA dhe sipërmarrësi Gazmend Ujkashi, një fans i zjarrtë i ….
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori furnizoi motorin me karburant në aksin Lezhë-Shkodër! Foli në gjuhë të huaj me punonjësin
Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pike karburanti ne superstraden Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.