Premtimi i Këlliçit për transport publik falas, Mazniku: I parealizueshëm! Tipike e atyre që e dinë se nuk fitojnë! Alimehmeti: E mundur brenda 4 viteve

13 Prill 2023, 22:14 | Përditesimi i fundit: 2023-04-13 22:17:46

Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.