Sondazhi i Piepolit për bashkinë e Tiranës, Mazniku: Veliaj ka më shumë mbështetje se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet

13 Prill 2023, 23:07

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të Piepolit kur bëhet fjalë për kandidatin dhe forcën politike që mbështesin qytetarët në Tiranë, nëkryetari i bashkisë së kryeqyteti, Arbjan Mazniku tha se kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ishte në nivele më të larta se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet.