• VIDEO

    Gara për Tiranën, Alimehmeti në ‘Kontrast’: Transporti publik falas 100% i realizueshëm! Vangjeli: Dyshja Rama-Veliaj kanë epërsi që në start përballë Këlliçit

    Kur duhen edhe pak ditë për të nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, zyrtarisht në garë për kryeqytetin janë regjistruar 6 kandidatë. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj ka epërsi që në nisje përballë kandidati të Ilir Metës dhe Sali Berishës Belind Këlliçit

  • VIDEO

    "Stop, mjaft i vratë njerëzit", shpërthen Altin Joka: Kimioterapia, bixhoz me jetën!

    Ushqimet që na shkaktojnë kancer. Çdo vit e më shumë po shtohet numri i të prekurve nga tumore të ndryshme, shkaqet dhe mënyrat për ta parandaluar një tumor dhe ushqimet që ndihmojnë.  

    Në një lidhje skype nga Suedia me mjekun nutricionist Altin Joka. 

    Çfarë është kanceri sipas mjekësisë holistike, nga e ka burimin? A po përparojmë në luftën kundër kancerit pasi institucionet, mjekët, autoritetet thonë që ne po përparojmë në luftën kundër tij? Rrugët e mjekësisë si kimio e radioterapitë imunoterapite, terapia e gjeneve apo operacionet a janë rruga e duhur në këtë luftë? Sa ndikon mënyra e ushqimit në përparimin e kësaj sëmundje, kush janë disa nga ushqimet dhe faktorët që ndikojnë në luftën kundër kancerit.

  • VIDEO

    “Më pa nga koka tek këmbët, nuk e binda që...” Bianca dhe Lucas rrëfejnë historinë e dashurisë

    Tango mjeshtër! Bianca dhe Lucas, çifti profesionist Argjentinas që kërcen tango do të rrëfejë pasionin e kërcimit të dashurisë dhe forcën shpirtërore që ka ky kërcim. Gjithashtu ata rrëfejnë dhe historine e tyre të dashurisë disa vjeçare që lindi pikërisht nga një kërcim tango...

    Në studion e Rreze Dielli: Bianca Vrcan, kërcimtare dhe mësuese ndërkombëtare e Tangos Argjentinase; Lucas Boock, kërcimtar dhe këngëtar profesionist dhe Olta Canka, instruktore e tangos.

  • VIDEO

    Piroshka, Petulla të mbushura me patate dhe sallam turist nga zonja Albana

    Piroshka, Petulla të mbushura me sallam turist

    Përbërësit:

    • 1 gotë ujë i vakët
    • 1/2 gotë qumësht i vakët
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 1 vezë
    • 2 lgj vaj
    • 1 lgj majonezë
    • Pak maja
    • Miell sa të marrë

    Për mbushjen:

    • 2 patate të ziera
    • 1 kokërr qepë
    • Sallam turist FIX

    Përgatitja:

    Ngrohim pak ujin dhe qumështin dhe shtojmë majanë dhe 3 lugë miell. E lemë të aktivizohet majaja për 15 minuta, më pas shtojmë 1 filxhan kafeje vaj, majonezën, vezën dhe pak kripë. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht derisa të përftojmë një brumë ngjitës. E lemë brumin të pushojë dhe ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë tek qepa sallamin turist të grirë imët. E largojmë tiganin nga kaurdisja dhe aty shtojmë patatet e ziera.

    Pasi brumi ka ardhur e hapim si një petë në tryezën e punës. E spërkasim sipërfaqen e brumit me pak miell. Me anën e një gote ndajmë brumin në rrethore. Bëjmë mbushjen me masën me patate, qepë dhe sallam të cilën e vendosim në qendër të rrethoreve. I mbështjellim dhe i vendosim të skuqen në një tigan me vaj të nxehtë duke u kujdesur që pjesa e mbylljes të jetë poshtë ose i pjekim në furrë.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • Vaj bimor për skuqje
    • 500 gr mish i grirë
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë
    • 1 fl verë të kuqe
    • 2 domate ose 1 fç salcë domate pelte
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 1 lç piper i kuq i ëmbël
    • 1 fç ujë
    • Kripë, piper i zi
    • Djathë i grirë pice sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Pasi i kemi larë mirë patatet, qërojmë lëkurën dhe i presim në feta rrumbullake të cilat i skuqim për pak minuta në vaj bimor.

    Në një tigan kaurdisim qepën me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe në momentin kur mishi fillon të kokrrizohet e shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates ose domate te grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza.

    Në një tavë vendosim një shtresë me patate, një shtresë kimë, përsëri një shtresë patate dhe kimë. Në fund bëjmë një spërkatje të sipërfaqes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Rizoto/Pilaf me gorgonzola dhe speca nga zonja Albana

    Rizoto me gorgonzola dhe speca

    Përbërësit:

    • 300 gr oriz Carnaroli
    • 1 spec i verdhë
    • 1 spec i kuq
    • 120 gr gorgonzola
    • 1/4 gotë verë
    • 40 gr djathë parmixhano
    • 1 qepë e vogël
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Lëng perimesh  
    • Kripë, piper i zi  

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosini specat në furrë të piqen për pak minuta. Më pas largoni lëkurën e tyre. Kalojini specat në një frulator derisa të përftoni një krem ​​të butë.

    Në një tigan të madh me anë te larta skuqni orizin me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shuajeni me verë. Në zjarr të ulët, vazhdoni të gatuani orizin duke shtuar lëngun e perimeve nga pak dhe duke vazhduar përzierjen në të njëjtin drejtim. Në gjysmën e gatimit, shtoni kremin e specave.

    Në minutat e fundit të zierjes, shtoni 3/4 e gorgonzolës dhe vazhdoni ta trazoni derisa djathi të shkrihet plotësisht. Në fund të gatimit shtoni pjesën e mbetur të gorgonzolës, shtoni djathin parmixhano, pak kripë dhe piperin e zi të bluar në çast.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA mesazh të qartë zgjedhësve për Berishën te gati shkrirja e Inspektoriatit të Pasurive e deri tek moment i paprecedent në historinë amerikane.

  • VIDEO

    SHBA sulm të hapur Berishës por PD i fal terren (4 Prill 2023)

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh të qartë për zgjedhjet e 14 majit se shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata'. Në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv, ish deputeti i PD Azgan Haklaj thotë se sinjali shkon për ata që mbështesin Sali Berishën.

  • VIDEO

    Debati në Repolitix/ Haklaj: Caca: Të gjithë kryetarët e PD ishin gati për garë më 14 maj! Caca: Mos gënje! Ish deputeti PD: Bashës kryeministër ia rrëmbyen karrigen

    Një debat ka nisur në emisionin ‘Repolitix’ mes ish deputetit Azgan Haklaj dhe avokatit Përparim Cacës për numrin e kandidatëve për kryetarë bashkie të PD në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Haklajt, i kanë pasur 61 emra ndërsa Caca thotë se nuk kanë mbështetës. Teksa Haklaj akuzon kandidatët e Berishës që do të garojnë me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, pedagogu Shpend Gashi i kujton edhe deklaratat që bënte Lulzim Basha krah Kryemadhit.

     
  • VIDEO

    Kim tha se ‘non grata-t’ s'duhen votuar/ Haklaj: Sinjal për Metën, Ndokën dhe Dulen! Muça: Karma për ish kryeministrin! Gashi: Berisha e ka përplasjen vetëm me ambasadoren amerikane

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh të qartë për zgjedhjet e 14 majit se shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata'. Në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv, ish deputeti i PD Azgan Haklaj thotë se sinjali shkon për ata që mbështesin Sali Berishën.

    • VIDEO

      Nuk është turp të jesh i varfër rrëfime nga jeta e Eduart Ndocaj, Egzona Ademi e Tony J Selimi (4 prill 2023)

      Jeta e secilit prej nesh zhvillohet në rrethana nga më të ndryshmet. Kjo e bën ritmin e saj dhe të përditshmen të ndryshme po aq sa dhe të sfiduese. Të lindësh në pamundësi dhe në përpjekje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat bazë. Ndërsa vjen një çast kur ndryshon gjithçka dhe ke para syve jetën që ke dëshiruar. Njerëz,rrethana,momente,mosdorëzim që ndryshojnë drejtimin e jetës tënde dhe ke çfarë gjithnjë ke dashur. Por a e kthejmë kokën pas për të mos harruar çfarë ishim? Në studion e “Esencë” ndanë eksperiencat e tyre këngëtarja dhe aktorja Egzona Ademi,ish-deputeti Eduart Ndocaj, psikolgia Enertila Bekteshi dhe eksperti i sjelljes Tomi J Selimi.

    • VIDEO

      DOSJA K - Pal Kolziu: Fëmija 6 vjeçar në kampin e vdekjes në Tepelenë (04 prill 2023)

      Gushti i vitit 1949, shënoi një valë të jashtëzakonshme urrejtje dhe dhune, inicur nga komunistët në gjithë Mirditën. Vrasja e Bardhok Bibës, ishte përdorur si shkas për të tu dhënë një goditje të padëgjar deri më atëherë të gjtihë familjeve të mëdha të zonës që nuk kishin pranuar ti nënshtroheshin regjimit komunist. Pothuaj në çdo familje kishte nga 1, 2 apo edhe tre burra të vrarë e të maskruar. Shumë viktima do të shënoheshin më pas, edhe në familjet e tyre, se fill pas kësj masakre do të nisnin internimet masive, duke i mbyllur në kampin e përqendrimti në Tepelenë, ku do të hum,bnin jetën prej urisë dhe sëmundjeve qindra fëmijë burra dhe gra. Mes tyre ishte edhe familja Kolziu. Vrasja e Dedë Kolziut dhe e Llesh Kolziut si dhe arratisja në fillim e Ndrecë Kolziut e në shtator të 1949 edhe e Gjergj Kolziut, kishin shërbyer si shkas për komunistët, që të shfrynin urrejtjen mbi gjithë familjarët e tyre. Pal Kolziu, në shtatr të 1949, ishte një fëmijë 6 vjeçar. Atë shtator dhe vitet në vijim ai do të ngulte në kujtesën e tij ngjarjet më të dhimbshme të jetës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv