• VIDEO

    Alarmi i arsimit, pedagogu Mehmeti: Ka më pak regjistrime në shkollë prej mentalitetit dhe arsyeve ekonomike! Andoni: Shqetësuese edhe kërkimet në Universitete

    Pedagogu Ndriçim Mehmeti thotë se rënia e regjistrimit të nxënësve në shkolla vjen për arsye ekonomike dhe të mentalitetit. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Mehmeti thotë se ekziston ende mentaliteti që fëmijët të mos ndjekin studimet duke sjellë kështu braktisjen e shkollës.

  • VIDEO

    Ekskluzive-Zhdukja 2 shoqeve, Pa Gjurme zbulon 2 varre pa emër/U vranë dhe u groposën nga i dashuri? (4 prill 2023)

    Pas dëshmisë së publikuar nga “Pa Gjurmë” në Report Tv se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet. Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela ka konfirmuar lajmin pas interesimit të emisionit “Pa Gjurmë”. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se në 2004, periudhë kur u zhdukën 2 shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi” dhe aso kohe u mbyll çështja për shkak të mungesës së provave. E ndërsa pas publikimit të rastit në “Pa Gjurmë” në Report Tv në 10 mars 2023, prokuroria ka rihapur hetimet.Nga ana tjetër, Report Tv ka marrë një informacion shumë të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të historisë së zhdukjes së dy shoqeve. Në vitin 2005, 1 vit pas zhdukjes së 2 vajzave, janë gjetur 2 trupa të pajetë dhe sot në varrezat e Divjakës ekzistojnë edhe 2 varre pa emër. Nuk dihet nëse këto 2 varre i përkasin 2 shoqeve. “Fjalën e fundit” do e thonë institucionet. Do duhet të bëhet zhvarrosja dhe të merren analizat e AND e të bëhen krahasimi me familjarët për të kuptuar nëse bëhet fjalë për Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Pista kryesore e hetimit është se janë vrarë nga Arben Hoxha, kreu i bandës së Lushnjes, (i ekzekutuar në 2005), njëherazi edhe bashkëshorti i Nertilës, me të cilin kishte një fëmijë. Referuar dëshmisë që ka mbërritur në “Pa Gjurmë” nga një zonjë, identitetin e së cilës nuk e bëjmë publike, vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe banalë.“Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend”, ka thënë dëshmitarja. Faktim që ka pasur një debat mes Nertila Osmanit dhe bashkëshortit të saj, Ben Hoxhës, e ka konfirmuar në studion e Report Tv edhe nëna Sonilës, Lirija.

  • VIDEO

    Trump në hetim/ Korrespondenti i Report Tv nga Nju Jorku: Mbështetësit e tij para gjykatës më të qetë nga sa pritej! Demokratët ende asnjë reagim

    SHBA- Korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika në një lidhje live nga Nju Jorku ka treguar se situata në sheshin përpara Gjykatës ku do të mbahet seanca për Donald Trump, është e qetë, ndryshe nga sa pritej. Në një komunikim në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika ka thënë se në shesh janë të pranishëm qindra qytetarë në mbështetje të ish presidentit.

     
  • VIDEO

    Ekskluzive/ Zhdukja e 2 shoqeve 19 vite më parë, prokuroria rinis hetimet pas dëshmive në ‘Pa Gjurmë’! Misteri i dy trupave të paidentifikuar, Report Tv zbulon 2 varre pa emër

    Pas dëshmisë së publikuar nga “Pa Gjurmë” se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet.

  • VIDEO

    Zhdukja e 2 shoqeve në Divjakë/ Misteri i dy trupave të paidentifikuar, ‘Pa Gjurmë’ zbulon 2 varre pa emër

    Report Tv ka marrë një informacion shumë të rëndësishëm që mund të çojë drejt zbardhjes së historisë së zhdukjes së dy shoqeve Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut. Në vitin 2005, 1 vit pas zhdukjes së 2 shoqeve, janë gjetur 2 trupa të pajetë që mendohet se i përkasin 2 shoqeve. Në varrezat e Divjakës, janë 2 varre pa emër. “Pa Gjurmë” ka shkuar në varrezat e Lushnjes, aty ku janë 2 varret pa emër.

    •  
  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 4 Prill 2023 – Receta /Horoskopi javor /Art në Napoli /Empatia sociale /Koncert

    I ftuar në këndin e gatimit ishte Shef Miklovan Zeqo, i cili përgatiti dy receta të shpejta dhe me shumë shije: Peshk levrek me qumësht kokosi dhe Tris peshku me tre lloje salcash.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë pritet që të ketë shumë zhvillime, është një javë e zjarrtë me ndikime të forta planetare, me mundësi të mëdha në fushën e punës dhe karrierës, por dhe të ndryshimeve të mëdha që do të kemi gjatë muajit Prill. Punë të lëna përgjysmë mbyllen, çështje ligjore zgjidhen, ata që nuk kanë një punë stabël pritet të nisin diçka të re, është momenti dhe koha e duhur pasi kjo javë është me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tuaj me një ndikim tepër pozitiv. Më datën 3 prill Mërkuri hyri në shenjën e Demit duke sjellë një ndikim shumë të madh në këtë shenjë. Më datën 6 prill kemi Hënën e plotë në Peshore, një ndikim ideal në fushën e punës, karrierës dhe biznesit. Në datën 8 prill Mërkuri në gjashtëkëndësh me Marsin na jep mundësi në çështjet e punës dhe në takime pozitive.

    Një çelës gjigand në mes të Napolit, njihuni me shqiptarin që “pushtoi” qendrën 700 vjeçare. Alfred Mirashi, shqiptari nga Miloti ka vendosur në qendër të Napolit skulpturën e tij monumentale, e cila është bërë këto ditë simboli i qendrës së Napolit. Është pagëzuar si “Çelësi i të sotmes” dhe merr bekimin për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet.

    Empatia sociale, termi më i përdorur në ditët e sotme. Sa e rëndësishme është të jesh empatik dhe cilat janë karakteristikat e një personi me tipare empatike? Psikologët dhe studiuesit e zhvillimit shprehen se të gjithë kanë lindur me aftësinë për të ndier empati. Po sa empatikë janë njerëzit në ditët e sotme dhe sa e rëndësishme është kjo për një shoqëri sa më të mirë? Flasim në studion e Rreze Dielli me psikologen Rudina Koromani dhe shkrimtarin Skënder Sherifi.

    Mozart, Verdi dhe Puccini vijnë në Shqipëri nëpërmjet dy vajzave të talentuara, Anastasia Skënderaj si Soprano dhe Pantesilena Jaho, pianiste. Dy artistet e reja po shkëlqejnë në skenat e Europës. Përgjatë intervistës njëra nga vajzat u emocionua dhe nga video mesazhi surprizë i sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho, e cila uroi mbesën e saj: Shkëlqe, të pres në turin botëror!

  • VIDEO

    Zhdukja e dy shoqeve në Lushnje 19 vite më parë/ 'Pa Gjurmë' sjell dëshminë e re: Janë vrarë nga Ben Hoxha (kreu i bandës së Lushnjes) në mars 2004 në një hotel

    Në “Pa Gjurmë” ka ardhur një dëshmi e re, për fatin e dy shoqeve Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Ajo thotë se vajzat janë vrarë nga kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha. Arben Hoxha, ishte bashkëshorti i Nertila Osmanit. Dhe kjo ka ardhur pasi Nertila Osmani, i kishte kthyer fjalën Arben Hoxhës.

  • VIDEO

    Aksidenti në Astir, Meçe: Mbikalimi bëhet në vende ku ka flukse! Manushaqe: Rruga e papërfunduar, nënkalimi s’është funksional! Eksperti: Të edukohen këmbësorët

    Një 67-vjeçar mbeti i vdekur të dielën në Astir pasi u përplas nga një makinë në lëvizje në momentin kur po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Burri vdiq në vend, ndërsa policia arrestoi shoferin. Në atë vend mungon një mbikalim për të lidhur dy zonat, teksa përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar.

  • VIDEO

    ‘Vendoret’, Gështenja në Report Tv: Do bëj fushatë vetëm për PD-në zyrtare, demokratët të votojnë për Këshillin Bashkiak! Nuk mbështes kandidatët e koalicionit Meta-Berisha

    Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit. Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, deputeti demokrat Lefter Gështenja thotë në Report Tv se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.

  • VIDEO

    Një çelës gjigand në mes të Napolit, njihuni me shqiptarin që “pushtoi” qendrën 700 vjeçare

    Njihuni me Alfred Mirashin, shqiptarin nga Miloti që ka vendosur në qendër të Napolit skulpturën e tij monumentale, e cila është bërë këto ditë simboli i qendrës së Napolit.

    Pak ditë më parë në Piazza Mercato, Napoli u mblodhën personalitete të shquara të kulturës dhe artit, gazetarë dhe banorë, sytë e të cilëve u gozhduan mbi një çelës gjigand që qëndron në mes të sheshit. Madhështia e kësaj vepre arti të lë pa fjalë.

    Ndërsa Piazza Mercato shndërrohet qendra e ngjarjeve artistike në Italinë e shenjtorëve të magjisë së krijimit, pakkush mendon se pas gjithë kësaj madhështie në sheshin legjendar të Napolit qëndron një shqiptar. Ai është Alfred Mirashi – Miloti, piktor, akademik dhe skulptor monumental. 

    Është pagëzuar si “Çelësi i së sotmes” dhe merr bekimin për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet. Çdo ide e mendim që përcjell “Çelësi i së sotmes” është një mesazh që arti si dishepulli i dijes dhe dritës kërkon të shpërndajë duke trokitur në çdo zemër të hapur. “Çelësi i së sotmes”, i artistit Alfred Mirashi - Miloti, vjen në jetë për t'u përkundur në djepin e qytetërimit dhe artit, në Itali, duke u pagëzuar me ninullat e Napolit. Do të rritet në ëndje dhe shpirtin napolitan kjo krijesë prej korteni dhe mundi, për të vijuar shtegtimin nëpër qytetet e Italisë. Nuk do të mjaftohet vetëm me Italinë kjo vepër monumentale, sepse ai është pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, i cili në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles, do të synojë Amerikën dhe Botën.

  • VIDEO

    Ermonela Jaho surprizon mbesën: Shkëlqe, të pres në turin botëror!

    Mozart, Verdi dhe Puccini vijnë në Shqipëri nëpërmjet dy vajzave të talentuara, Anastasia Skënderaj si Soprano dhe Pantesilena Jaho, pianiste. Kush janë dy artistet që po shkëlqejnë në skenat e Europës?

    Pianistja Pantesilena Jaho ka përfunduar studimet e larta dhe masterin në Piano Performance, në Konservatorin Cherubini të Firenze, dhe në Real Conservatorio Superior de Musica, Madrid. Edhe pse e re në moshë ka interpretuar në recitale solo të muzikës së dhomës dhe dùo piano-zë, në evente të rëndësishme në: Shqipëri, Itali, Gjermani, Maqedoni, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, etj. Aktualisht vazhdon aktivitetin e saj profesional në Europë duke u bërë pjesë e Festivalit të Operas Wexford 2023, Irlandë. 

    Anastasia Skënderaj fillimisht skenën e prek në moshë shumë të re me korin e fëmijëve në Teatrin e Operas dhe Baletit nga ku lind dhe pasioni për kanton. Zhvendoset më pas në Itali ku diplomohet në Canto lirico në konservatorin Girolamo Frescobaldi. Ka interpretuar në disa opera të famshme në skenën italiane. Aktualisht vazhdon aktivitetin e saj artistik në Romë, Itali.

  • VIDEO

    Psikologia: Nëse keni këto sjellje në punë dhe shoqëri jeni një person empatik

    Flasim për empatinë sociale, termi më i përdorur në ditët e sotme. Sa e rëndësishme është të jesh empatik dhe cilat janë karakteristikat e një personi me tipare empatike.

    Empatia është aftësia për të kuptuar ose ndjerë atë që një person tjetër po përjeton, domethënë aftësia për ta vendosur veten në pozicionin e tjetrit. Përkufizimet e empatisë përfshijnë një gamë të gjerë gjendjesh emocionale, duke përfshirë kujdesin për njerëzit e tjerë dhe dëshirën për t'i ndihmuar ata; duke përjetuar emocione që përputhen me emocionet e një personi tjetër; duke dalluar se çfarë po mendon ose po ndjen një person tjetër dhe duke i bërë më pak të dallueshme diferencat mes vetvetes dhe tjetrit.  

    Martin Hoffman, psikolog dhe studiues i zhvillimit të empatisë shprehet se të gjithë kanë lindur me aftësinë për të ndier empati. Po sa empatikë janë njerëzit në ditët e sotme dhe sa e rëndësishme është kjo për një shoqëri sa më të mirë? Flasim në studion e Rreze Dielli me psikologen Rudina Koromani dhe shkrimtarin Skënder Sherifi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv