Piroshka, Petulla të mbushura me patate dhe sallam turist nga zonja Albana

5 Prill 2023, 12:04

Piroshka, Petulla të mbushura me sallam turist

Përbërësit:

  • 1 gotë ujë i vakët
  • 1/2 gotë qumësht i vakët
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • 1 vezë
  • 2 lgj vaj
  • 1 lgj majonezë
  • Pak maja
  • Miell sa të marrë

Për mbushjen:

  • 2 patate të ziera
  • 1 kokërr qepë
  • Sallam turist FIX

Përgatitja:

Ngrohim pak ujin dhe qumështin dhe shtojmë majanë dhe 3 lugë miell. E lemë të aktivizohet majaja për 15 minuta, më pas shtojmë 1 filxhan kafeje vaj, majonezën, vezën dhe pak kripë. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht derisa të përftojmë një brumë ngjitës. E lemë brumin të pushojë dhe ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë tek qepa sallamin turist të grirë imët. E largojmë tiganin nga kaurdisja dhe aty shtojmë patatet e ziera.

Pasi brumi ka ardhur e hapim si një petë në tryezën e punës. E spërkasim sipërfaqen e brumit me pak miell. Me anën e një gote ndajmë brumin në rrethore. Bëjmë mbushjen me masën me patate, qepë dhe sallam të cilën e vendosim në qendër të rrethoreve. I mbështjellim dhe i vendosim të skuqen në një tigan me vaj të nxehtë duke u kujdesur që pjesa e mbylljes të jetë poshtë ose i pjekim në furrë.