-
VIDEO
‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit.Por sa bashki synojnë socialsitët në këtë zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.
-
VIDEO
Një truk i thjeshtë, pa shpenzime për të ruajtur agrumet e freskëta pa frigorifer, për kohë të gjatë
Agronomi Spahi Jahja na zbulon një mënyrë të thjeshtë të ruajtjes së freskët të agrumeve, duke i mbështjellë ato me letër alumini. Falë kësaj metode, agrumet nuk thahen as prishen por qëndrojnë si ditën e parë të këputjes nga pema. Ai thotë se agrumet e shtëpisë i ka mbështjellë që në muajin tetor dhe rezulati është si në video…
-
VIDEO
Alarmuese plakja e popullsisë, Shqipëria e 5-ta në Europë, ja qytetet që po e vuajnë më shumë
Raporti i plakjes së popullsisë: statistikat e fundit rendisin Shqipërinë në vendin e pestë, çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare dhe cilat janë arsyet sociale të plakjes?
Flasim në studio me sociologun Gëzim Tushi dhe paralelisht në dy skype: Brunilda Zenelaga, sociologe migrimi dhe Andi Balla, gazetar /studies emigracioni, i cili aktualisht po bën një studim për fenomenin.
Sipas një studimi të fundit, në Shqipëri, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë. Shifrat evidentojnë se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend, gjë që ka shkaktuar anomalinë me plakjen e popullsisë. Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë. Nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %. Shifrat flasin për pasoja sociale ekonomike për të ardhmen, gjë që pohohet dhe nga studiuesit, të cilët bëjnë apel për të ndërhyrë në kohë me mekanizmat përkatës.
-
VIDEO
Shtatorja e Skënderbeut në mes të Zvicrës, Gëzim Muriqi: Ja kush e porositi
Në skype nga Kosova me skulptorin dhe artistin Gëzim Muriqi.
Shtatorja e Skënderbeut së shpejti në një nga qytetet e mëdha të Zvicrës. Skulptori Gëzim Muriqi nga Kosova i dha jetë veprës së njohur, e cila pason edhe punime të tjera të njohura të vendosura në sheshet publike të qyteteve mbarë shqiptare.
Sipas skulptorit, kjo vepër gjigande e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë kërkesa e një bashkëkombasi tonë, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian për mikëpritjen që i ka bërë shqiptarëve ndër vite.
-
VIDEO
Waffle, ëmbëlsira e famshme Belge /si ta bëni vetë në shtëpi recetën nga zonja Albana
Waffle
Përbërësit:
- 2 kupa miell
- 1 lç kripë
- 3 lç fryrës
- 2 lgj sheqer
- 2 vezë
- 1 kupë e gjysmë qumësht
- 1/3 e kupës gjalpë
- 1 lç vanilje
- Mjaltë për servirje
Përgatitja:
Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve. Rrahim të bardhat me pak kripë në marengë të fortë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, shtojmë gjalpin e shkrirë. Bashkojmë të dy masat bashkë, shtojmë qumështin dhe vaniljen. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin duke e situr. E trazojmë derisa brumi të bëhet homogjen dhe e hedhim në qendër të tostierit për waffle. E lemë të piqet për pak minuta dhe e servirim me pak mjaltë.
-
VIDEO
Një gjellë super e shijshme me mish viçi dhe bizele nga zonja Albana
Mish viçi me bizele
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi
- 2 qepë
- 1 kg bizele
- 3 lgj gjalpë
- 1 fç salcë domate
- 1 ls salcë e koncentruar
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim mishin e viçit në copëza mesatare. Kaurdisim në tenxhere qepën e grirë imët me pak gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë copat e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi dhe më pas salcën e domates. E përziejmë mirë duke shtuar dhe ujin e ngrohtë (rreth 1 litër). E lemë mishin të ziejë për rreth 30 minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gjellën të gatuhet avash avash. Nëse e duam me lëng pak më të plotë mund të tresim në pak ujë 1 lugë niseshte. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike sipas preferencës.
-
VIDEO
Pite të mbushura me djathë dhe proshutë / receta e piteve të famshme greke Peinirli nga zonja Albana
Pite të mbushura me djathë dhe proshutë
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 1 ls vaj ulliri
- 1 ls uthull
- 230 ml ujë afërsisht
Për mbushjen:
- 400 gr djathë i grirë i butë
- 400 gr proshutë
- 1 vezë për person
Përgatitja:
Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e lemë të pushojë për disa minuta. Më pas e hapim brumin në formë rrumbullake dhe i japim me duar një formë të stërzgjatur dhe me pirun i bëjmë disa vrima. Bëjmë mbushjen e piteve, shtresën e parë me proshutë, të dytën me djathë të grirë dhe në fund hedhim një kokërr vezë. I vendosim pitet në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga ja të gjitha prapaskenat që fshihen pas sulmit me kallashnikov mbi "Top Channel" te toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës e Elbasan e deri tek Shqipëria bie me një goditje.
-
VIDEO
Terror kundër Top Channel (27 mars 2023)
Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.
-
VIDEO
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.
-
VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho debuton me skemë sulmuese, titullarët e Poloni - Shqipëri për Euro 2024
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E të Europianit 2024.
-
VIDEO
Sulmi me breshëri ndaj Top Channel, policia arreston 2 shkodranët ( 27 mars 2023)
Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre. Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakër por detajet që Report Tv mëson ekskluzivisht nga hetimet janë shokuese. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.Ndërkohë që një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës. Targa ishte vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Targat kanë qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur te një kushëri. Ky i fundit kishte denoncuar vjedhjen e targave.Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. Report Tv ka mësuar se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës, ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet të jetë hedhur armë në ferra nga një automjet në lëvizje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka disa të shoqëruar në Vlorë.