• VIDEO

    Demalia përplaset me Nard Ndokën në Report Tv: Je bërë dhe ministër Shëndetësie e s’merr vesh fare! Je i konsumuar! Kreu i PDK-së braktis emisionin 'Studio Live'

    Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes kreut të Partisë Demokristiane Nard Ndokë dhe analistit Ilir Demalia. Ishte analisti Ilir Demalia i cili u shpreh me tone të ashpra në drejtim kreut të PD-së, për të cilin tha se është një figurë politike e konsumuar

  • VIDEO

    ‘14 maji’/ Kume në Report Tv: Në fletën e votimit, duhet të jetë Lulzim Basha si kryetar i PD jo Alibeaj

    Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume është shprehur se në fletën e votimit, do duhet të figurojë Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.

  • VIDEO

    Përfundimisht PD shkon e ndarë në zgjedhje (27 mars 2023)

  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli", 27 Mars 2023 – Receta tradite / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Ylli Merja: Përdorimet e sodës së bukës

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me mish dhe kritharaqe të skuqura / Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime.

    "Nuk ka vend për gabime" një javë plot surpriza sipas astrologut Jorgo Pulla. Duket se kjo javë do ketë ulje-ngritje, nëse nisni diçka të re apo një punë, duhet patur kujdes. Më tepër vëmendje duhet të ketë shenja e Luanit, pasi marrin vendime të rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu vëmendje përgjatë kësaj jave duhet të ketë dhe shenja e Peshores në fushën e punës dhe të dokumentacionit. Ndërsa shenjat më favorite të kësaj jave, me përfitime kolosale me mundësi të reja në shitje pronash, në ekonomi, në punë dhe karrierë janë Dashi, Gaforrja dhe Virgjëresha. Kanë pasur disa probleme kohët e fundit, por kjo javë do të jetë ideale në plotësimin e dëshirave si dhe në çështjet shpirtërore. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 27 Mars – 2 Prill 2023.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në përdorimin e sodës së bukës në mjekësinë alternative. Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm. Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore.

  • VIDEO

    Auditi për lobimet ruse në PD, Kadilli në Kontrast: Provë që bëjnë politikë për ego personale! Vangjeli: Basha shantazh Berishës! Po mbulojnë atë me ashtu

    Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, ku ka rezultuar se nuk ka patur hyrje-dalje të këtyre parave.  Por është pikërisht përgjigja e Bashës dhe ‘sfumimi’ i kësaj ngjarjeje për Berishën ajo që tregon që asnjë nga palët e PD-së nuk po bën politikë por luftë personale sipas sh-deputeti Fatbardh Kadillit.

    • VIDEO

      Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin "Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në përdorimin e sodës së bukës në mjekësinë alternative. Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm. Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore.

    • VIDEO

      "Nuk ka vend për gabime" një javë plot surpriza sipas astrologut Jorgo Pulla /Horoskopi javor 27 Mars-2 Prill

      Duket se kjo javë do ketë ulje-ngritje, nëse nisni diçka të re apo një punë, duhet patur kujdes. Nuk ka vend për gabime përgjatë kësaj jave edhe pse do të jetë një javë plot me surpriza. Më tepër vëmendje duhet të ketë shenja e Luanit, pasi marrin vendime të rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu vëmendje përgjatë kësaj jave duhet të ketë dhe shenja e Peshores në fushën e punës dhe të dokumentacionit. Ndërsa shenjat më favorite të kësaj jave, me përfitime kolosale me mundësi të reja në shitje pronash, në ekonomi, në punë dhe karrierë janë Dashi, Gaforrja dhe Virgjëresha. Kanë pasur disa probleme kohët e fundit, por kjo javë do të jetë ideale në plotësimin e dëshirave si dhe në çështjet shpirtërore.  

      Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 27 Mars – 2 Prill 2023

    • VIDEO

      Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime nga zonja Albana

      Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime

      Përbërësit:

      • 4 lgj vaj ulliri
      • 1 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 patate e madhe
      • 3 thelpinj hudhër
      • 2 domate
      • 2 gota thjerrëza
      • 1 lç turmerik
      • 1 lç spec i kuq
      • 1 ls kripë
      • 2 gjethe dafine
      • 1 litër ujë i ngrohtë
      • 1 lgj gjalpë
      • 1 ls piper i kuq
      • Lëng limoni

      Përgatitja:

      Kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri qepën dhe karrotën. Shtojmë më pas pataten dhe thelpinjtë e hudhrës dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet e grira dhe thjerrëzat. Gjatë kaurdisjes rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe në fund hedhim ujin e ngrohtë dhe e lemë supën të ziejë. E kalojmë më pas supën në blender duke e kthyer në krem dhe e servirim me gjalpë të aromatizuar me piper të kuq dhe pak lëng limoni.

    • VIDEO

      Tavë me mish dhe kritharaqe të skuqura nga zonja Albana

      Tavë me mish dhe kritharaqe të skuqura

      Përbërësit:

      • 1 kg mish viçi
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 5 thelpinj hudhër
      • 2 speca të kuq
      • 4 speca jeshil
      • 5 domate qershi
      • 1 pako makarona elbore
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Presim mishin në fileto të holla dhe e skuqim lehtë nga të gjitha anët në një tigan. E vendosim mishin në një tavë dhe në yndyrën e tiganit kaurdisim qepën e grirë hollë dhe hudhrat e prera imët. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë specat e kuq të prera në shirita dhe makaronat elbore. Vazhdojmë skuqjen dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë gatimin në tavën me mish dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Ndërkohë specat jeshil i skuqim dhe i vendosim bashkë me domatet sipër pjatancës së servirjes.

    • VIDEO

      Në Shëngjinin e lashtë mbas Dajtit (26 mars 2023)

      Veri jug ju propozon të udhëtojmë në fshatin Shëngjin i Madh mbas malit Dajt, një fshat me shtëpi të gurta në supet e kodrave, 400 metra mbi nivelin e detit. Blegtoria si bazë e ekonomisë, stanet e vogla dhe dimri I egër që fillon në nëntor dhe mbaron në muajin maj. Bajram Aldisha është personazh I reportazhit, blegtori me 15 dele dhe disa lopë si bazë e ekonomisë së familjes. Më pas, ndalesë në një bujtinë agrituristike të çiftit Cika nga Tirana, ku e zonja e bujtinës shfaq disa veshje popullore të zonës, si pjesë e traditës dhe kulturës së fshatit. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa

    • VIDEO

      Dy shkrimtaret ndajnë artin e bukur të penës e të artit (25 mars 2023)

      Dy zonja të nderuara të penës vijnë sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Natasha Lako futet në skutat e jetës dhe tregon me qetësi sukseset dhe arritjet e saj. Rajmonda Belli Gjonçaj, me buzëqeshjen e ëmbël thur ndjenjat e jetës dhe i tregon me gjithë shpirt e me forcën e fjalës së saj Na ndiqni sonte në Report tv, ora 21:00 për tu mbushur me dashuri, art dhe emocione që dalin nga thellësitë e zemrës.

    • VIDEO

      Përlotet shkrimtarja e njohur: Emrin e vajzës së madhe nuk e vija dot në libra

      Dy zonja të nderuara të penës vijnë sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Natasha Lako futet në skutat e jetës dhe tregon me qetësi sukseset dhe arritjet e saj. Rajmonda Belli Gjonçaj, me buzëqeshjen e ëmbël thur ndjenjat e jetës dhe i tregon me gjithë shpirt e me forcën e fjalës së saj Na ndiqni sonte në Report tv, ora 21:00 për tu mbushur me dashuri, art dhe emocione që dalin nga thellësitë e zemrës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv