-
VIDEO
Berisha e përjashtoi nga gara e PD për kryetar, Vladimir Mulaj: Nuk e prisja! Komisioni abuzon me kriteret! Duhen të paktën dy kandidatë
Vladimir Mulaj, kandidati i PD për garën për kryetar, i cili më pas u përjashtua, nuk e fsheh habinë për këtë fakt. Me keqardhje, shprehet se “lë për të dëshiruar” përjashtimi i tij pas gjithë përvojës që mban. Ai tha me bindje se me aftësitë e tij do ta bashkonte me doemos partinë.
-
VIDEO
PS drejt përçarjes? Deputetja zbulon të vërtetën e Spiropalit/ Avokati kërkesë LIVE: Më pranoni...
Në Studio Live u diskutua situata brenda Partisë Socialiste dhe debatet e fundit politike, me të ftuar Briseida Çakërrin, deputete e PS-së, dhe Romeo Karën, avokat. Deputetja Çakërri komentoi zërat për përçarje në PS dhe sqaroi të vërtetën rreth qëndrimeve të Spiropalit, ndërsa avokati Romeo Kara bëri një kërkesë live në studio, duke nxitur debat mbi zhvillimet politike dhe raportet brenda mazhorancës.
-
VIDEO
'O Sali puseta!' Avokati i ashpër: Gjaku i 21 janarit nuk falet! Deputetja: Mban peng integrimin
Në Studio Live në Report TV, avokati Romeo Kara ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjen e rëndë të 21 janarit. Ai tha se gjaku i viktimave nuk mund të falet dhe se drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Në debat, deputetja theksoi se Berisha vijon të mbajë peng proceset politike dhe integrimin e vendit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
Përballë gazetarës Odeta Dume Mandro, Romeo Yzi rrëfen historinë e rëndë të divorcit dhe akuzat ndaj ish-bashkëshortes për braktisjen e dy fëmijëve të mitur. I riu nga Vlora tregon se pas 10 viteve martesë, familja e tij u përball me tradhti, konflikte dhe largimin e gruas drejt Francës me djalin e vogël.Në studio, ai pretendon se ish-bashkëshortja ka marrë me vete vetëm njërin fëmijë, ndërsa vajza ka mbetur me të në Shqipëri. Romeo Yzi rrëfen dyshimet për atësinë e djalit të vogël dhe kërkon publikisht kryerjen e analizës së ADN-së. Ai ndan edhe shqetësimet për gjendjen emocionale të fëmijëve, duke pretenduar se vajza ka kaluar trauma të rënda nga konfliktet në familje.Mes lotësh dhe emocionesh të forta, babai kërkon të dijë të vërtetën dhe i bën thirrje ish-gruas të rikthehet për të përfunduar procesin e divorcit dhe për t’u përballur me akuzat. Një histori e rëndë familjare me pretendime dhe kundërpretendime që transmetohet në “Pa Gjurmë”. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Maj 2026 – Receta / Vlerat e Kefirit/ A na shëndoshin frutat?
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përshesh i Përmetit me mish qingji/ Kulaç me sodë / Byrek me qepë të njoma dhe djathë.
Në vitet e fundit, kefiri ka fituar një vëmendje të veçantë si një nga pijet më të pasura dhe më të dobishme për shëndetin tonë, por shumë njerëz ende nuk e njohin mirë se çfarë është në të vërtetë dhe pse konsiderohet kaq i veçantë. A është thjesht një alternativë e kosit, apo ka vlera unike që e dallojnë? Dhe pse shpesh përmendet si një “bombë probiotike” për sistemin tonë tretës? Dallimet mes kefirit dhe kosit nuk qëndrojnë vetëm në shije apo teksturë, por lidhen ngushtë me përbërjen e baktereve të dobishme dhe mënyrën e fermentimit. Kjo e bën kefirin një aleat të fuqishëm për shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Por sa prej këtyre përfitimeve i marrim realisht kur konsumojmë kefir të gatshëm nga supermarketi? A ka ndryshim mes atij të prodhuar në shtëpi dhe atij industrial? Po aq e rëndësishme është edhe mënyra se si e konsumojmë dhe e përgatisim kefirin, pasi teknika e gabuar mund të ulë ndjeshëm vlerat e tij ushqyese. Për të kuptuar më mirë të gjitha këto, sot do të flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na shpjegojë çfarë e bën kefirin kaq të veçantë, si duhet ta përdorim në mënyrën e duhur dhe si të përfitojmë maksimalisht nga vetitë e tij.
Gjithashtu me nutricionistin Altin Joka, ndalemi dhe te një nga temat më të dashura për të gjithë: frutat. Të shijshme, të freskëta dhe të pranishme në çdo stinë, ato shpesh konsiderohen si zgjedhja më e shëndetshme. Por sa të sigurta janë në të vërtetë për trupin tonë? A mund të na shëndoshin frutat dhe sa është sasia e duhur që duhet të konsumojmë çdo ditë? A ka rëndësi koha kur i hamë: paradite apo pasdite? Diskutojmë gjithashtu dallimin mes fruktozës natyrale që gjendet në fruta dhe asaj të shtuar në produktet industriale. A është fruktoza më e shëndetshme se sheqeri i bardhë, apo kjo është thjesht një ide e përhapur gabimisht? Gjatë bisedës, do të kuptojmë pse fruktoza konsiderohet më problematike për mëlçinë, nëse duhet të kemi kujdes me konsumimin e tepërt të frutave, si dhe cilat janë produktet ku fshihet fruktoza pa e kuptuar. Në fund, ndalemi edhe te një zakon i përditshëm për shumë njerëz: konsumimi i lëngjeve të frutave dhe çfarë ndodh në trupin tonë kur e teprojmë me to. Një bisedë informuese për të kuptuar më mirë rolin e frutave në shëndetin tonë.
-
VIDEO
Pëllumbat kthehen në 'mollë sherri', akuza mes drejtuesve të Federatës dhe Shoqatës në Report TV! Feimi: E ke kthyer në biznes, regjistrohu! Beqja: Je hileqar
Kujtim Beqja, kreu i Shoqatës së Pëllumbave të Postës 2003 dhe Gazmir Feimi, Sekretari i Federatës së Kolombofilëve nuk gjetën zgjidhje pas debatit në studio.
-
VIDEO
Lindshmëria në 'pikiatë'/ Alarmi: Gratë po zgjedhin karrierën, të frikësuara për vendin e punës
Shqipëria regjistroi sërish një tjetër fillim viti me një shtesë natyrore negative në 2026. Demografja Ermira Galanxhi tha se ky alarm duhej dhënë më parë. Sipas saj një nga faktorët që ka ndikuar më së shumti është gjendja financiare dhe fakti se femrat po martohen më të mëdha në moshë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 13 Maj| Rritet mosha për pension tek gratë, ja ndryshimet e reja
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Kosova duhet të kthehet në shina', Kreshnik Çollaku rrëfehet në Report TV për kandidimin me LDK, raportin me Osmanin dhe kritikat ndaj Kurtit
“Prania amerikane në Kosovë është çështje sigurie. Fëmijët e Kosovës flenë më të qetë prej SHBA-ve”, tha Çollaku, ndërsa kritikoi njerëzit pranë Albin Kurtit që, sipas tij, po vënë në diskutim raportin me aleatët strategjikë.
-
VIDEO
Altin Joka: Konsumoni FRUTA, sheqeri i tyre është i shëndetshëm
Në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, ndalemi te një nga temat më të dashura për të gjithë: frutat. Të shijshme, të freskëta dhe të pranishme në çdo stinë, ato shpesh konsiderohen si zgjedhja më e shëndetshme. Por sa të sigurta janë në të vërtetë për trupin tonë? A mund të na shëndoshin frutat dhe sa është sasia e duhur që duhet të konsumojmë çdo ditë? A ka rëndësi koha kur i hamë: paradite apo pasdite? Diskutojmë gjithashtu dallimin mes fruktozës natyrale që gjendet në fruta dhe asaj të shtuar në produktet industriale. A është fruktoza më e shëndetshme se sheqeri i bardhë, apo kjo është thjesht një ide e përhapur gabimisht? Gjatë bisedës, do të kuptojmë pse fruktoza konsiderohet më problematike për mëlçinë, nëse duhet të kemi kujdes me konsumimin e tepërt të frutave, si dhe cilat janë produktet ku fshihet fruktoza pa e kuptuar. Në fund, ndalemi edhe te një zakon i përditshëm për shumë njerëz: konsumimi i lëngjeve të frutave dhe çfarë ndodh në trupin tonë kur e teprojmë me to. Një bisedë informuese për të kuptuar më mirë rolin e frutave në shëndetin tonë.
-
VIDEO
KEFIRI mbreti i probiotikëve, 100 herë me i mirë se kosi
Në vitet e fundit, kefiri ka fituar një vëmendje të veçantë si një nga pijet më të pasura dhe më të dobishme për shëndetin tonë, por shumë njerëz ende nuk e njohin mirë se çfarë është në të vërtetë dhe pse konsiderohet kaq i veçantë. A është thjesht një alternativë e kosit, apo ka vlera unike që e dallojnë? Dhe pse shpesh përmendet si një “bombë probiotike” për sistemin tonë tretës? Dallimet mes kefirit dhe kosit nuk qëndrojnë vetëm në shije apo teksturë, por lidhen ngushtë me përbërjen e baktereve të dobishme dhe mënyrën e fermentimit. Kjo e bën kefirin një aleat të fuqishëm për shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Por sa prej këtyre përfitimeve i marrim realisht kur konsumojmë kefir të gatshëm nga supermarketi? A ka ndryshim mes atij të prodhuar në shtëpi dhe atij industrial? Po aq e rëndësishme është edhe mënyra se si e konsumojmë dhe e përgatisim kefirin, pasi teknika e gabuar mund të ulë ndjeshëm vlerat e tij ushqyese. Për të kuptuar më mirë të gjitha këto, sot do të flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na shpjegojë çfarë e bën kefirin kaq të veçantë, si duhet ta përdorim në mënyrën e duhur dhe si të përfitojmë maksimalisht nga vetitë e tij.
-
VIDEO
Përshesh i Përmetit nga zonja Albana
Përshesh i Përmetit
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- Të brendshme bagëtie
- 1 qepë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- Nenexhik i tharë
- Kripë, piper
- Kulaç për përsheshin
Përgatitja:
Lani mishin dhe të brendshmet mirë. Vendosini në tenxhere me ujë dhe ziejini derisa të zbuten plotësisht. Hiqni shkumën gjatë zierjes. Prisni qepën hollë dhe kaurdiseni me gjalpin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni të brendshmet e prera në copa të vogla dhe kaurdisini lehtë bashkë me qepën. Më pas shtoni mishin e zier të qingjit. Rregullojeni me kripë, piper dhe nenexhik sipas dëshirës. Nga lëngu i mishit merrni aq sa duhet për ta mbajtur përsheshin të butë dhe plot shije. Përsheshi tradicionalisht përgatitet me bukë të thërrmuar ose kulaç të tharë, të cilit i hidhet lëngu i mishit derisa të zbutet. Sipër shtohet masa me mishin dhe të brendshmet. Shërbehet i ngrohtë, me nenexhik të hedhur sipër për aromë karakteristike përmetare.