-
VIDEO
Pite me patate nga zonja Albana
Pite me patate
Përbërësit:
- 900 gr patate
- 30-50 gr gjalpë
- 1-2 lgj vaj ulliri
- Kripė, piper
Përgatitja:
Ziejmë patatet në një enë me ujë të vluar për 10 minuta. I kullojmë, i lëmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta. Më pas i qërojmë dhe i grijmë nga ana e rrallë e rendes. Në një tigan hedhim 2 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë gjelle vaj. Shtrojmë patatet e grira, ulim zjarrin dhe i skuqim për 10 minuta. Me ndihmën e një pjate të madhe kthejmë rostin dhe e skuqim nga ana tjetër për 10 minuta të tjera duke shtuar gialpë e vaj, nëse është e nevojshme. Hedhim kripë e piper sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Qytetarët: Beleri dhe aleatët po përdoren kundër Shqipërisë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Romstekët e dasmave nga zonja Albana
Romstekët e dasmave
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi i grirë
- 1 vezë
- 3 feta bukë
- 3 lugë vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
Për lyerjen e romstekëve:
- 3 vezë
- Miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Zbusim bukën me pak ujë ose qumësht dhe e shtrydhim mirë. Përziejmë mishin me vezët, bukën, vajin e ullirit dhe erëzat. Formojmë romstekë në formë të rrumbullakët e pak të shtypur. I kalojmë fillimisht në miell dhe më pas në vezë të rrahura. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe i shërbejmë të ngrohta me limon, sallatë ose patate.
-
VIDEO
Turshi me kumbulla jeshile nga zonja Albana
Turshi me kumbulla jeshile
Përbërësit:
- 1 kg kumbulla jeshile të forta pak të tharta
- 1 lugë gjelle kripë guri
- 5–6 thelpinj hudhër
- 1 lugë e vogël sheqer
- 1 gotë uthull rrushi
Përgatitja:
Lajmë mirë kumbullat dhe i shpojmë lehtë me kruajtëse ose pirun që të marrin shije. I vendosim në kavanoz bashkë me hudhrat. Shtojmë kripën dhe sheqerin. Hedhim uthullën e rrushit. Mbushim pjesën tjetër me ujë dhe mbyllim mirë kavanozin duke e tundur pak që të tretet kripa. E ruajmë në vend të freskët dhe pa diell. Turshia është gati zakonisht pas 7–10 ditësh.
-
VIDEO
Japrak i hapur me gjethe rrushi të prera imët nga zonja Albana
Japrak i hapur me gjethe rrushi të prera imët
Përbërësit:
- 2 tufa gjethe rrushi (rreth 50 gjethe)
- 1/2 gotë çaji vaj ulliri
- 1 qepë e grirë hollë
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 domate e grirë në rende
- 2 gota oriz basmati
- 4 gota ujë
- 3 lugë gjelle pekmez shege
- 1 lugë e vogël piper i zi
- 1 lugë e vogël kumin
- 1 lugë e vogël nenexhik
- 1 lugë e vogël spec djegës
- 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Gjethet e rrushit i lajmë mirë dhe i presim shumë imët. Në një tenxhere kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë salcën e domates dhe domaten e grirë. I përziejmë 2–3 minuta, më pas hedhim gjethet e prera dhe i kaurdisim pak derisa të zbuten. Shtojmë orizin e larë dhe të gjitha erëzat. Hedhim ujin dhe melasën e shegës dhe e lëmë gatimin në zjarr të ulët derisa orizi të piqet dhe masa të mbetet e butë e lëngshme, si pilaf kremoz.
-
VIDEO
Këshilla e rëndësishme për pensionistët/ Ekspertja Nunaj analizon vendimet ekonomike të qeverisë
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e ftuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, analizoi masat më të fundit ekonomike të qeverisë, duke u ndalur te kreditë me interesa të ulëta për biznesin, kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç, subvencionimi i naftës për transportin publik dhe situata e pensioneve të ulëta në vend.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 14 maj 1997/ Minohen zgjedhjet, PD bën ligj elektoral dhe “zhduk” projektin Fino, Berisha miraton votim për monarkinë
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme që ishin përcaktuar për t’u mbajtur në fund të qershorit të vitit 1997-të dhe që do të shënonin fundin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar ishin në rrezik. Në shtypin e datës 14 maj 1997-të pasqyroheshin zhvillimet e vrullshme ku PD bëri ligj elektoral dhe “zhduku” projektin e kryeministrit Fino ndërsa Presidenti Berisha miratoi dekret që ditën e zgjedhjeve qytetarët të votojnë edhe në një referendum për formën e shtetit, Monarki apo Republikë. Në Gazeta Shqiptare shkruhej: “Ligji i PD rrezikon zgjedhjet” Ndërsa titulli kryesor i Koha Jonë ishte : “ PD minon zgjedhjet”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga me 40 shtëpi Berisha është politikani më i pasur në Ballkan te pushteti si fasadë e deri tek Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë. Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| 'Prokuror me mik!' Zbulohet skandali: Ja loja që luhet në KLP! Ekspertët kritikojnë drejtësinë
Në seancën 16 prillit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur debate të forta mes anëtarëve, të cilat nisën menjëherë pasi kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, propozoi që në rendin e ditës të shtohej edhe 'diskutimi i çështjes së shumicës në një nga vendimet e shpalljes së vendeve të lëvizjeve paralele në Prokurorinë e apelit'. Në audion zyrtare të regjistruar nga vetë KLP, dëgjohet anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, i cili e kundërshtoi ashpër propozimin e saj, duke u përfshirë në një debat të ndezur me Bogdanin.
-
VIDEO
PJESA 1 'Repolitix'|'Meremja u fut nga Saliu!' E vërteta del në shesh/ Premtimi i Salianjit: PD-në do e çliroj!
Me bindjen se 80% e PD nuk e do Sali Berishën, Ervin Salianji thotë se lëvizja e tij ka mbështetjen e 3 deputetëve deri tani. Shifrat e pjesëmarrjes në votimet për kryetarin, thotë ai, do fryhen fiktivisht me 300%. Për ‘vetëpërjashtimin’, ish-deputeti do kërkojë informacion zyrtar nga selia blu.
-
VIDEO
Salianji në 'Repolitix': Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë
Më herët, kryedemokrati ka deklaruar shpesh se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka shkelur vijën e kuqe. Të paktën kështu e shprehu Berisha pakënaqësinë e tij për takimet e Salianjit me demokratët e bazës së partisë.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE në 'Frontline Interview'/ Vrasjet e Haklajve të Tropojës, Izet Haxhia: Dëshmoj 23 krimet e Berishës! Avokat Beqiri: Kemi dëshmitar të ri okular, motrat Haklaj dorëzuan plumbat e vrasjeve në SPAK
Për masakrën e familjes Haklaj sot Prokuroria e Posaçme po kryen ende sot hetime, ndonëse ato kanë nisur prej vitit 2019, kur Izet Haxhia, ish-truproja e Berishës dhe një ndër njerëzit më të besuar të këtij të fundit, bëri një kallëzim penal në SPAK.