-
VIDEO
Debati për drejtësinë në Report TV, Petraj kërkon seanca live në GJKKO: Publiku duhet të shohë provat! Kuçana denoncon standardet e dyfishta
Nëse për një pjesë të opinionit publik SPAK po godet më në fund korrupsionin në nivelet më të larta, kritikët paralajmërojnë se drejtësia rrezikon të perceptohet si selektive, e politizuar dhe e fokusuar më shumë te efekti publik sesa te procesi i rregullt ligjor.
-
VIDEO
Njollat kafe ZBEHEN? Maska e fuqishme me domate që befason në rezultate
Niki dhe Stela sjellin këshilla praktike për kujdesin ndaj lëkurës, veçanërisht gjatë kësaj stine kur rrezet e diellit bëhen gjithnjë e më të forta dhe njollat kafe në fytyrë kthehen në një shqetësim të zakonshëm. Në rubrikën “Bëje Vetë”, vajzat do të përgatisin një maskë natyrale me produkte që gjenden lehtësisht në kuzhinën tonë: domate, kafe dhe tumerik, një kombinim që ndihmon në reduktimin e njollave, freskimin dhe kujdesin e lëkurës.
-
VIDEO
Vetëm 17 vjeç! Magjistari nga Berati që PO ÇMEND rrjetin
Në studion e Rreze Dielli sot do të surprizohemi nga arti i iluzionit dhe magjisë. Ai është vetëm 17 vjeç, por ka arritur të bëhet shumë viral në rrjetet sociale, duke mbledhur mijëra ndjekës me talentin dhe karizmën e tij si prestigjiator. Klesti Koxha “luan” me objektet dhe magjinë prej një moshe shumë të vogël, pasi pasioni i tij nisi kur ishte vetëm 7 vjeç. Si lindi kjo dëshirë për botën e iluzioneve dhe si arriti të mahnisë publikun në kaq pak vite? Këtë do ta rrëfejë vetë Klesti në studio, ndërsa do të na magjepsë edhe me numrat e tij të shpejtësisë, iluzionit dhe surprizave që premtojnë të lënë pa fjalë jo vetëm publikun, por dhe moderatoren.
-
VIDEO
Sekreti Korean | Fytyrë si porcelan në shtëpi! Maskë me niseshte, kafe dhe kos
Në rubrikën “Bëje Vetë”, vjen një tjetër recetë natyrale për kujdesin e lëkurës. Këtë herë do të mësojmë si të përgatisim një maskë fytyre me niseshte, kafe dhe kos, kombinim që ndihmon në pastrimin, ushqimin dhe freskimin e lëkurës. Një trajtim i thjeshtë shtëpiak që i jep fytyrës shkëlqim dhe butësi në vetëm pak minuta.
-
VIDEO
Karafili bën mrekulli! Toniku natyral për fytyrë pa pore dhe puçrra
Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela sjellin sugjerime natyrale dhe praktike për kujdesin e përditshëm estetik. Këtë herë, vajzat do të tregojnë si të përgatisni një ujë tonik me karafil, i njohur për vetitë e tij pastruese dhe qetësuese për lëkurën. Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të ndihmuar në reduktimin e puçrrave dhe për t’i dhënë fytyrës freski e kujdes të veçantë.
-
VIDEO
Pastiçe me spinaq dhe kos nga zonja Albana
Pastiçe me spinaq dhe kos
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 6 lugë gjelle kos
- 6 vezë
- 1 tufë spinaq
- 5 lugë gjelle vaj
- Djathë sipas dëshirës
Për beshamelin:
- 700 ml qumësht
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 vezë
- Djathë kaçkavall i grirë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë derisa të zbuten lehtë. I kullojmë. Në një enë të madhe përziejmë kosin me vajin, vezët dhe spinaqin e grirë. Shtojmë makaronat dhe sipas dëshirës edhe djathë të bardhë të thërrmuar. Masën e vendosim në tavë të lyer me pak gjalpë ose vaj. Përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpin. Shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat. Në fund shtojmë vezët dhe kaçkavallin e grirë. Hedhim beshamelin sipër pastiçes dhe e vendosim në furrë në 200°C për rreth 40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 12 Maj| Qytetarët për protestën e PD-së: Kush i solli ‘kamikazët’?
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Supë me kos, miell misri dhe lëng mishi nga zonja Albana
Supë me kos, miell misri dhe lëng mishi
Përbërësit:
- 1 litër lëng mishi (pule ose viçi)
- 2 karrota të grira hollë
- 2 lugë gjelle miell misri
- 2 vezë
- 300 gr kos i trashë
- 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Nenexhik ose majdanoz
Përgatitja:
Vendosni lëngun e mishit në tenxhere dhe shtoni karrotat. Lërini të ziejnë derisa të zbuten. Në një tas tretni miellin e misrit me pak ujë të ftohtë ose pak lëng të vakët, që të mos bëhet me kokrriza. Hidheni gradualisht në tenxhere duke e përzier vazhdimisht. Lëreni të marrë një valë të lehtë që të trashet pak. Në një enë tjetër rrihni vezët me kosin derisa masa të bëhet kremoze. Merrni pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe shtojeni gradualisht te përzierja e kosit duke e trazuar pa ndalim që veza të mos pritet. Uleni zjarrin dhe shtoni përzierjen në tenxhere ngadalë. Mos e lini të ziejë fort, vetëm ta marrë një nxehje të lehtë. Në fund shtoni gjalpin, piperin dhe nenexhikun.
-
VIDEO
Tavë me speca dhe oriz nga zonja Albana
Tavë me speca dhe oriz
Përbërësit:
- 800 gr speca
- 200 gr oriz
- 1 qepë mesatare
- 200 gr mish i grirë
- 3 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë kafeje piper i zi
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon
- Nenexhik
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Shtojmë salcën e domates dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe nenexhik. Shtojmë pak ujë të ngrohtë që orizi të ziejë lehtë gjatë pjekjes. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20 minuta.
-
VIDEO
Kocka në qeramidhe nga zonja Albana
Kocka në qeramidhe
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 karrota
- 3 thelpi hudhër
- 2 gjethe dafine
- Trumzë
- Rigon
- Kripë
- Piper i kuq i ëmbël
- Spec djegës
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Kockat i vendosim në tavë pasi i kemi zier për 6 orë me zjarr të ngadaltë. I vendosim në furrë duke shtuar përbërësit e tjerë. I lemë të piqen derisa të shkëputet çdo pjesë e dellit dhe palca nga kocka.
-
VIDEO
Autogoli i Berishës/ Analisti Mile: Gafë që sulmoi Gonzaton, elita e PD-së po fiton nga heshtja
I ftuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju”, analisti Klementin Mile komentoi zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur te sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, protestat e PD-së dhe situata brenda opozitës. Sipas Miles, Berisha ka bërë një “autogol” politik, ndërsa elita e Partisë Demokratike po përfiton nga heshtja dhe distancimi.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 12 maj 1996/ Rikthimi me bujë i Gramoz Pashkos: Të rrëzojmë Berishën, Nano të lirohet nga burgu
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 12 maj 1996-të disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 26 majit në Kohë Jonë botohej një intervistë me Gramoz Pashkon. Një nga themeluesit e PD-së zbulonte arsyet e rikthimit dhe linjën e fortë që kishte në plan për të rrëzuar Berishën që në atë kohë ishte President dhe drejtuesi i vërtetë i PD-së. Në Koha Jonë shkruhej : “ Pashko: Ka ardhur dita të rrëzojmë Berishën” . Ndërsa në RD pasqyroheshin premtimet dhe takimet elektorale të drejtuesve të Partisë Demokratike.