-
VIDEO
Kulaç me sodë nga zonja Albana
Kulaç me sodë
Përbërësit:
- 450-500 gr miell
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kripë
- 100 ml vaj ulliri
- Ujë i vakët
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin me sodën dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim ujin pak nga pak duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë. E punojmë lehtë me dorë dhe i japim formë të rrumbullakët. Vendosim brumin në tavë të lyer me pak vaj. Sipër bëjmë prerje të lehta me thikë ose pirun dhe e pjekim në 200°C derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Pensionet 2026/ Nga rritja e moshës për gratë tek 39 vite punë, eksperti Hoxha tregon çfarë ndryshon
Në “Shtypi i Ditës”, eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha sqaroi ndryshimet e pritshme për pensionet në 2026, nga rritja e moshës për gratë te kriteri i viteve të punës. Ai iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve për bonuset, vitet e panjohura të punës, pensionin e invaliditetit dhe problemet me të dhënat në e-Albania.
-
VIDEO
Byrek me qepë të njoma dhe djathë nga zonja Albana
Byrek me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
- 2 petë sfoliat
- 3-4 qepë të njoma
- 200 gr djathë ose gjizë
- Pak majdanoz ose koper
- Kripë, piper
- Vezë për lyerje
- Fara susami të zeza
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e njoma të grira imët me pak vaj ulliri, kripë, piper. Marrim petën e parë vendosim mbushjen me qepë, djathë dhe bimë aromatike. Vendosim sipër petën e dytë. Në qendër vendosim një pjatë dhe bëjmë një prerje, pa e çuar deri në fund. Më pas e presim në segmente të drejta si rreze dielli. Përdredhim segmentet e prera, i lyejmë me të verdhë veze dhe në mes hedhim fara susami të zi. E pjekim në 180°C për 25–30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 13 maj 1997/ Ndërkombëtarët duan largimin e Presidentit Berisha ndërsa ai synon fitore të thellë ndaj PS në zgjedhje
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 13 maj të vitit 1997-të në shtypin e shkruar pasqyroheshin zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Zërin e Popullit gazetën e Partisë Socialiste shkruhej : “ Bota: Berisha largohu”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike në gjithë faqen e parë botohej konferenca për shtyp e Presidentit Berisha dhe shkruhej : “ PD do të fitojë me diferencë shumë të lartë nga PS”. Edhe në gazetën e pavarur Koha Jonë lëvizjet politike pasqyroheshin në faqe të parë dhe në kryeartikull shkruhej: “ PS: Në zgjedhje me Cekën e Gjinushin”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Blendi Fevziu kritikon Berishën dhe apelon për hapje të partisë te debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP e deri tek Dinamo-Egnatia ,Kupa shpëton sezonin.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Repolitix' |‘Rama-Berisha pazar me bashkitë!’ Debat në studio/ Skenari: Ndahet territori dhe pushteti!
Ecuria e diskutimeve mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian për raportin e vlerësimit për piketat e ndërmjetme dhe përgatitjen e qëndrimit të përbashkët mbi Shqipërinë për vijimin e bisedimeve, ishte një nga cështjet kryesore që opozita ngriti në komisionin e Jashtëm, ku përballë kishte kryenegociatoren Majlinda Dhuka, e cila raportoi mbi procesin e intergimit europian të vendit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Frontline Interview| Arben Malaj: Spiropali tregoi integritet duke mos mbështetur në Parlament qëndrimin e PS kundër kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut
Për ish-ministrin Arben Malaj, Elisa Spiropali mbajti një qëndrim dinjitoz, duke mos mbështetur në Parlament qëndrimin e PS kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
-
VIDEO
Debati për Partinë Demokratike në Report TV, Merkoçi kritikon Berishën: Po e falimenton PD-në! Gjuzi apel kryedemokratit: Doktor hape garën!
Në diskutimin për protestat kundër qeverisë Rama dhe garën për kreun e PD-së, analisti Fatmir Merkoçi tha se Partia Demokratike po shkon drejt falimentimit politik, ndërsa Kujtim Gjuzi i kërkoi Sali Berishës të hapë garën dhe të mos kandidojë i vetëm për drejtimin e partisë.
-
VIDEO
'Himara po shitet te Greqia!' Zaçe Islami sulmon drejtësinë: Po mbron Ballukun!
-
VIDEO
'O Sali je spiun!' Plas live në studio/ Zaçe Islami zbulon ç’i tha në zyrë. Gazetari: Si Enveri…
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
Një baba rrëfen në “Pa Gjurmë” zhdukjen misterioze të të birit nga Greqia. Enver Gega, 42-vjeçari nga Librazhdi, humbi kontaktet pasi doli për të takuar disa shokë në mal, ndërsa familja prej 23 vitesh jeton mes ankthit dhe pyetjeve pa përgjigje.I ftuar në studio, Fadil Gega tregon se i biri punonte si çoban në mal dhe ditën e zhdukjes kishte lënë të gjitha dokumentet në stan. Sipas dëshmive, atë ditë në zonë janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, ndërsa telefoni i Enverit u gjet nga policia në mal.Babai i të humburit rrëfen dyshimet për shoqërinë e të birit dhe apelon me lot në sy: “Nëse më dëgjon, bëhu i gjallë… 23 vite që të presim”. Ndiqni historinë e plotë në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Maj 2026 – Receta/ Maska natyrale për fytyrën / Arti i iluzionit dhe magjisë
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me spinaq dhe kos / Tavë me speca dhe oriz / Supë me kos, miell misri dhe lëng mishi / Kocka të pjekura në qeramidhe.
Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela sjellin tre receta natyrale dhe praktike për kujdesin e përditshëm të lëkurës, duke përdorur produkte të thjeshta që gjenden lehtësisht në kuzhinën tonë. Vajzat tregojnë si mund të kujdesemi për fytyrën në mënyrë natyrale, sidomos gjatë kësaj periudhe ku lëkura ka nevojë për më shumë freski dhe trajtim. Fillimisht, ato përgatisin një ujë tonik me karafil, i njohur për vetitë e tij pastruese dhe qetësuese, që ndihmon në reduktimin e puçrrave dhe pastrimin e lëkurës. Më pas vjen maska me niseshte, kafe dhe kos, një kombinim ideal për të ushqyer fytyrën, për t’i dhënë butësi dhe shkëlqim natyral. Ndërsa receta e tretë, me domate, kafe dhe tumerik, sugjerohet për kujdesin ndaj njollave kafe në fytyrë, veçanërisht në ditët kur rrezet e diellit bëhen më të forta. Tre mënyra të thjeshta për një lëkurë më të freskët, të pastër dhe të kuruar natyrshëm.
Në studion e Rreze Dielli sot do të surprizohemi nga arti i iluzionit dhe magjisë. Ai është vetëm 17 vjeç, por ka arritur të bëhet shumë viral në rrjetet sociale, duke mbledhur mijëra ndjekës me talentin dhe karizmën e tij si prestigjiator. Klesti Koxha “luan” me objektet dhe magjinë prej një moshe shumë të vogël, pasi pasioni i tij nisi kur ishte vetëm 7 vjeç. Si lindi kjo dëshirë për botën e iluzioneve dhe si arriti të mahnisë publikun në kaq pak vite? Këtë do ta rrëfejë vetë Klesti në studio, ndërsa do të na magjepsë edhe me numrat e tij të shpejtësisë, iluzionit dhe surprizave që premtojnë të lënë pa fjalë publikun.