Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën

28 Maj, 18:13 | Përditesimi: 28 Maj, 18:13

Një histori e rëndë që rikthen dhimbjen dhe misterin e një zhdukjeje të pazbardhur prej vitit 2003. Familja e Enver Gegës jeton prej më shumë se dy dekadash mes ankthit dhe mungesës së përgjigjeve, ndërsa së fundmi kanë dalë dëshmi tronditëse që hedhin dyshime se shqiptari i zhdukur mund të jetë gjetur i pajetë në Maqedoninë e Veriut dhe të jetë varrosur si varr pa emërNë studion e “Pa Gjurmë”, familjarët kërkojnë ndihmë për të zbuluar të vërtetën dhe për t’i dhënë fund pritjes së gjatë që i ka shoqëruar prej vitesh. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.

I.M/Shqiptarja.com