• VIDEO

    Fëmijë hiperaktiv? Mjekja prindërve: Ja simptoma që duhet t'ju shqetësojë...

    Në rubrikën “Për fëmijët” në emisionin “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga shqetësimet më të fundit të “kohëve moderne” hiperaktivitetin e fëmijëve. Të gjithë mund të njohim fëmijë që nuk mund të rrinë ulur, të cilët kurrë nuk duket se na dëgjojnë, nuk ndjekin udhëzime, ose që bëjnë komente të papërshtatshme në kohë të papërshtatshme. Ndonjëherë këta fëmijë etiketohen si shqetësues dhe kritikohen se janë dembel dhe të padisiplinuar. Kjo sindromë përfaqëson një nga çrregullimet psikiatrike më të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentët, që prek 6 herë më tepër meshkujt krahasuar me femrat.
     

    Prindërit mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se disa sjellje të fëmijëve të tyre shkojnë përtej të së zakonshmes. Dallimi shpesh midis hiperaktivitetit dhe “sjelljes normale të fëmijëve” është e vështirë. Nëse një fëmijë ka vetëm simptoma të impulsivitetit ose mungesës së vëmendjes, të cilat shfaqen në disa situata të caktuara, nuk do të thotë që vuan nga hiperaktiviteti. Por, nëse fëmija tregon një numër të shenjave dhe simptomave të hiperaktivitetit që janë të pranishme në të gjitha situatat – në shtëpi, në shkollë dhe në lojë – është koha për ta ndihmuar.

    Po cilat janë sipas mjekes neuropediatre Migena Kika, disa nga simptomat e fëmijëve hiperaktiv dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe drejtohen tek një mjek specialist.

  • VIDEO

    Gjellë e shijshme me mish, qepë të njoma dhe oriz nga zonja Albana

    Mish me barishte të stinës

    Përbërësit:

    • 1 kg mish
    • 7-8 qepë të noma
    • 500 gr spinaq
    • 1 tufë koper
    • 1 fk oriz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim mishin të ndarë në racione së bashku me qepët e njoma të prera imët. Pasi mishi të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe pak kripë. Shpëlajmë orizin, e shtojmë tek mishi. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lemë mishin të ziejë. Në minutat e fundit shtojmë spinaqin dhe koper të grirë imët. Nëse duam një lëng pak më të plotë shtojmë 1 lugë miell të tretur në pak ujë.

  • VIDEO

    Një ëmbëlsirë që ia vlen të përgatitet, tortë e ftohtë me limon nga zonja Albana

    Tortë e ftohtë me shije limoni

    Përbërësit:

    Baza:

    • 200 gr biskota ose krakera të kripur
    • 60 gr sheqer
    • 115 gr gjalpë në temperaturë ambienti

    Kremi:

    • 170 gr krem djathi
    • 200 ml pana
    • 500 gr kos i trashë
    • 1 limon (lëkura dhe lëngu)
    • 150 gr sheqer pluhur
    • 4 lgj qumësht i kondensuar

    Shtresa e sipërme:

    • 200 ml ujë
    • 4 lgj niseshte
    • 2 lgj sheqer
    • 120 ml lëng limoni
    • 1 lç kurkuma

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Thërrmojmë krakërsat ose biskotat derisa të bëhen pluhur. Shtojmë sheqerin dhe gjalpin e butë të prerë në copëza. E punojmë mirë masën derisa përbërësit të homogjenizohen. E hapim bazën e tortës në një tavë rrumbullake duke e bërë brumin të ngjitet edhe në skajet. E vendosim në frigorifer për 15 minuta dhe më pas në furrë për rreth 12-15 minuta, derisa baza të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

    Ndërkohë përgatisim kremin: përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të homogjenizohen. Kremin e përgatitur e hedhim mbi bazën e biskotave, e nivelojmë mirë dhe e lemë të ftohet.

    Ndërkohë përgatisimin kremin e shtresës së sipërme. Vendosim në zjarr niseshten e tretur në lëngun e limonit, shtojmë ujin, sheqerin dhe kurkumën. E lemë derisa masa të trashet dhe e shtojmë mbi tortën. E dekorojmë me feta limoni, pak sheqer pluhur, e vendosim në frigorifer dhe më pas e shërbejmë të ftohtë.

  • VIDEO

    Byreku i shkrifët i Kosovës/Mantija me mish dhe qepë nga zonja Albana

    Mantija me qepë dhe mish

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 250 ml ujë
    • 1 lç kripë

    Për mbushjen:

    • 250 gr mish i grirë
    • 3 kokrra qepë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht zemë brumin duke vendosur në një tas miellin, ujin dhe kripën. E lemë brumin të pushojë.

    Ndërkohë kaurdisim qepët së bashku me mishin e grirë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pak ujë dhe e lemë mishin të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.

    Ndërkohë që mbushja ftohet hapim një petë të madhe. E ndajmë petën në katrorë ku në secilin katror vendosim nga një lugë kimë. I vendosim mantijat në një tavë, i lyejmë me furçë me yndyrë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Alibeaj fton "Rithemelimin" në PD por pa Berishën te pse kaq nostalgji e deri tek Partizani MBA në ajër Tiranën.

  • VIDEO

    Vula e PD (6 Mars 2023)

    Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv. 

    • VIDEO

      Vula e PD, Hoxha-Braimllari te '5 Pyetjet': Futemi në zgjedhje e fitojmë, Rama e ka kot! Oferta e Alibeaj? S’ka kandidatë! Kola: Berishës po i ikin njerëzit! Hitaj: Vota fragmentarizohet

      Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv. Kandidati i dalë nga ‘Primaret’ e Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thonë se vendimi i gjykatës nuk do të ketë asjë ndikim. Sipas tyre opozita do të futet në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.

    • VIDEO

      ‘Qenke ordiner ti...jam profesor unë’, plas sherri në ‘5 Pyetjet’! Kola: Më the Berisha ka dosje! Hoxha: Motra jote është me ne, është anti amerikane?

      ‘Lufta’ mes dy PD-ve është transferuar mes dy përfaqësuesve të palëve te ‘5 pyetjet’ në Report Tv mes kandidatit të ‘Rithemelimit’ Indrit Hoxha dhe Vehap Kolës, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD.

    • VIDEO

      DEA amerikane kërkoi ‘informatorë’ shqiptarë, Vangjeli: Do ketë sukses në luftën ndaj kokainës! Shqiptarët janë kthyer në furnitorët e dorës së parë

      Analisti Lorenc Vangjeli thotë se linja e re e sinjalizimit të DEA-s për Shqipërinë është një mesazh i qartë që do të ketë sukses në luftën kundër drogës. Në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti u shpreh se organizatat kriminale shqiptare janë prezentë në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës ndaj s’duhet të anashkalohet kërkesa e agjencisë amerikane.

      • VIDEO

        Gjyste Kolziu: Unë foshnja 3 muajshe në burg para Mehmet Shehut (6 mars 2023)

        Zonja Gjyste Kolziu, është një rrëfimtare e rrallë dhe një dëshmitare me të vërtetë e vyer. Ky rrëfim që bëhet pjesë e koleksionit të rrëfimeve të Dosjes K, është një ndër më të vyerit, pasi bashkon në nji, dëshmitë mbi antikomunistët e arratisur që luftuan komunizmin në vitet 1945-1949, nji prej të cilëve qe edhe babai i saj. Ajo dëshmon gjithashtu, terrorin që ushtrohej mbi gratë dhe fëmijët e këtyre të arratisurve, mizorinw e drejtuesve të lartë komunistë dhe torturat në burgjet dhe kampet e internimit. Ajo dëshmon po ashtu rrugëtin e gjatë nën persekutim deri ditën e fundit të diktaturës, presionin që ushtrohej mbi ta si klasë e armiqve të popullit, ndrydhjen dhe shkeljen e të gjithë të drejtave njerëzore, dhe këmbënguljen dhe rezistencën e kësaj klase të shoqërisë, që nuk u dorëzuan kurrë, por qëndruan kryelartë, pa u pajtuar me diktaturën. Zonja Gjyste do të tregojë historinë e saj që prej ngjizjes, në kohën kur nëna dhe babai i saj Zefi takoheshin fshehurazi në mal, kur ai jetonte në arrati, ditët e foshnjërisë të cilat i kaloi në burg, dhe kalvarin në kampet e vdekjes ku i internuan deri në vitin 1954, e mandej kalvarin pasues të vuajtjeve të tyre deri në shembjen e diktaturës, kohë kur ajo kaloi rininë, u martua në internim me Palin, edhe ai i deklsuar si ajo, rritën fëmijët e tyre duke i bërë ballë të gjithë presioneve dhe dhunës së dikturës.

      • VIDEO

        Saga e luftës jo civile në PD, apeli rizgjon Bashën, flet Bamir Topi (6 mars 2023)

        Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur në Report Tv për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik. Në një intervistë për ‘Kontrast’, Topi u shpreh se Sali Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj si vetja që artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.

      • VIDEO

        Bamir Topi: Individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma! Sot shohim si po rrënohet sistemi politik i ndërtuar nga 2 vetë

        Ish Presidenti Bamir Topi ka folur për Report Tv duke thënë se situata politike aktuale është larg standardit të një vendi normal. Sipas tij, individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma ndërsa çdo ditë e më shumë shihet rrënimi i sistemit politik.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv