• VIDEO

    "Roli i mësuesit ka ndryshuar", Dhurata Myrtollari: Ç'po ndodh me arsimin sot (8 mars 2023)

    Prej 27 vitesh ka dhënë kontributin e saj në arsimin publik.
    Ka ngritur lart emrin e shkollës “Kushtrimi i Lirisë” me çmimet që ka marrë.
    Si ka ndryshuar roli i mësueses në ditët e sotme?
    Nga metodat e mësimdhënies, tek aktiviteti në Shkodër me nxenësit e klasës dhe bisedat me kolegët.

  • VIDEO

    Mama Single?Arba Gramo, Suela Kalaja, Elona Jaçellari rrëfejnë përjetimet e përballjes me divorcin (8 mars 2023)

    Dikur mbase nuk kishte asnjë lloj imagjinate,të paktën në realitetin shqiptar sesi mund të ishe një nënë e vetme. Kryesisht në kushtet e një divorci me bashkëshortin. Ndërsa në kohët në të cilat jetojmë,ka një karmi zgjedhjesh edhe të kuptueshme,për të rritur një fëmijë e vetme. Mamat single herë pas herë kryqëzohen nga opinioni e herë të tjera duartrokiten në heshtje nga të ngjashmet e tyre që nuk e kanë guximin të bëjnë të njëjtën zgjedhje. Sot në ‘Esencë” ndamë një bisedë më tre mama që përtej të pasurit angazhimin e një profili publik kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre të vetme. Psikologia Suela Kalaja,gazetarja Elona Jaçellari dhe sipërmarrësja Arba Gramo ndanë eksperiencat dhe interpretimet e tyre në lidhje më mëmësinë e vetme në kushtet e një divorci. Të treja nxorën në pah peshën e rëndë të opinionit që në shumë raste frenon vajzat dhe gratë të mos i japin fund në kohë një mardhënieje. Një prej shqetësimeve në panel ishte fakti që shteti shqiptar ka tarifa të papërfillshme ndihme financiare ndaj nënave të vetme. Ndërsa baballarët nuk japin kontribut mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Të jesh një mama e vetme kërkon përveç vëmendjes një komunikim të vazhdueshëm me fëmijët duke ua bërë atyre më të lehtë kalimin në një fazë të re të jetës pas divorc. Ndërsa ajo që panelistet këshillojnë është përpjekja për ta ruajtur mardhënien aepse divorci nuk është zgjedhja më e mirë,por është gjithnjë e duhura nëse çdo përpjekje tjetër për ta shpëtuar një mardhënië ka shteruar.

  • VIDEO

    Burri me dy djemtë fusin nënën në kurth, rrëmbejnë në aeroport vajzën e vogël (08 mars 2023)

    Një nënë është në kërkim të vajzës 8-vjeçare. Vogëlushja ka humbur çdo kontakt që prej majit të vitit 2022. Vjollca Zyka, gjyshja e saj me zemrën plot mall vjen të rrëfejë këtë histori të trishtë dhe peripecitë e të bijës, e cila nuk mundet dot të lidhet me vajzën edhe pse me vendim Gjykate i është caktuar kujdestaria. E mitura është lindur dhe rritur në Itali me të ëmën, Saimirën. Të dyja u kthyen në atdhe më 16 dhjetor 2021 dhe në aeroport u pritën nga babai i vajzës Robert Gjinika, i cili pasi e merr të bijën largohet me shpejtësi. Kjo gjë ndodhi edhe pse gjykata e Torinos ia ka hequr kujdestarisë prindërore që prej vitit 2017. E tronditur nga ky xhest i papritur 45-vjeçarja Saimira Zyka denoncoi ish-bashkëshortin për rrëmbim, ndërsa në mars të 2022 nga Gjykata u mor vendimi që vajza t’i dorëzohet nënës, por kjo gjë nuk ndodhi. Majin e po atij viti Roberti bashkë me dy djemtë dhe vajzën shkojnë për të dhënë deklaratën e tyre tek psikologu, aty ku nëna e pa vetëm për pak caste të bijën. Seancat Gjyqësore vazhduan deri në vendimin e fundit qershorin e vitit 2022 kur pas divorcit të prindërve kujdesatria e vajsës iu la nënës. Pavarësisht kësaj, Saimira jo vetëm që nuk u bashkua me të bijën, por i është mohuar çdo e drejtë nga ish-burri për ta takuar. Historia e cifti mori fund pas 26 viteve martesë, kur për shkak të mosmarrëvesjeve të vazhdueshme 54 vjecari Robert Gjinika e ka dhunuar sistematikisht Sajmirën. Që herët ndanë bashkë një jetë mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa u bënë prindër të tre fëmijëve, dy djemve 25 dhe 26 vjec dhe një vajze 8-vjecare. Të tre fëmijët jetojnë me të atin në Shqipëri, ndërsa Saimira ndodhet ende në Itali. Ajo sot është e vetme kundër të katërve, pasi babai që prej vitit 2019 me kthimin në atdhe bashkë me dy djemtë e rritur, në bashkëpunim arritën t’i merrnin edhe motrën e vogël. 45-vjeçarja sot gjendet në udhëkryq. Në përpjekje për të gjetur drejtësi në emër të Saimirës nëna e saj Vjollca i drejtohet emisionit 'Pa Gjurmë' për ndihmë. Ajo denoncon për rrëmbim ish-dhëndrrin, i cili i ka penguar çdo kontakt të mundshëm me mbesën.

  • VIDEO

    Debati për jetesën në Tiranë/ Spaho: Inagurohen parqe që nuk ekzistojnë, parkingjet me lekë sikur rrogat janë 3 mijë euro! Dalipi: Keni ngecur, ju janë këputur 4 vite

    Jetesa në Tiranë, rritja e çmimeve dhe shërbimet ishin ndër çështjet që sollën debat në Report Tv mes Aldrin Dalipit, kryetari i qarkut të Tiranës dhe Mateo Spahos, këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike.

  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 8 Mars 2023 – Tre receta tradicionale / Një rrëfim i veçantë në ditën e gruas nga Luljeta Bozo, 81-vjeçarja surprizohet nga i biri dhe stërmbesa

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Të brendshme qingji me miell misri, recetë e traditës çame / Zoçka përmeti / Tollumba si të pastiçerisë

    8 Marsi i inxhinieres dhe profesoreshës Luljeta Bozo. 81-vjeçarja, e vetmja grua me titullin “Profesor Emeritus” në një rrëfim ndryshe për jetën, karrierën dhe familjen e madhe.

    ”Unë mendoj se kjo ditë, pra 8 marsi, është festë, por dhe protestë” e nis kështu rrëfimin inxhinierja e njohur që na ka qetësuar të gjithëve gjatë tërmetit që ra në Shqipëri nëntorin e vitit 2019. ”Sipas mendimit tim, pabarazia nis që në familje, ku fëmijët shohin marrëdhëniet e prindërve, pra çdo gjë në një shtëpi nis nga niveli i gruas. Në ditët e sotme, gruaja duhet të ketë pavarësi financiare dhe në opinionin tim, sa më shpejt të krijohet familja, aq më mirë është” ishte një nga mesazhet e saj për këtë ditë.. Gjithë jetën time nuk e kam ndarë librin nga dora, jam ushqyer mirë dhe kam punuar gjithmonë, këtë gjë ua them shpesh dhe brezave të rinj”.

    Gjatë intervistës, zonja me flokë të bardha u surprizua dhe nga i biri, regjisori i njohur Petri Bozo. Përmes një lidhje skype Petri cilësoi se ajo është frymëzim për të gjithë familjen. Më pas Luljeta u surprizua dhe nga stërmbesa, Mara, e cila i solli një tufë me lule me një pusullë nga stërnipat dhe stërmbesat e nëna Lules.

    Në studion e emisionit “Rreze Dielli” Luljeta Bozo u ndal pak dhe tek projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50 vjeçare. Cili është opinioni i inxhinieres dhe çfarë duhet të dinë njerëzit?

  • VIDEO

    Godinat mbi 50-vjeçare, ja çfarë do të ndodhë sipas Luljeta Bozos

    Në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, Luljeta Bozo u ndal pak dhe tek projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50 vjeçare. Cili është opinioni i inxhinieres dhe çfarë duhet të dinë njerëzit”

     

  • VIDEO

    ’Protesta’ e stërgjyshes 81-vjeçare për 8 Mars, Luljeta Bozo: Lindni sa më shpejt fëmi

    8 Marsi i inxhinieres dhe profesoreshës Luljeta Bozo. 81-vjeçarja, e vetmja grua me titullin “Profesor Emeritus” në një rrëfim ndryshe për jetën, karrierën dhe familjen e madhe

    ”Unë mendoj se kjo ditë, pra 8 marsi, është festë, por dhe protestë” e nis kështu rrëfimin inxhinierja e njohur që na ka qetësuar të gjithëve gjatë tërmetit që ra në Shqipëri nëntorin e vitit 2019. ”Sipas mendimit tim, pabarazia nis që në familje, ku fëmijët shohin marrëdhëniet e prindërve, pra çdo gjë në një shtëpi nis nga niveli i gruas. Në ditët e sotme, gruaja duhet të ketë pavarësi financiare dhe në opinionin tim, sa më shpejt të krijohet familja, aq më mirë është” ishte një nga mesazhet e saj për këtë ditë.. Gjithë jetën time nuk e kam ndarë librin nga dora, jam ushqyer mirë dhe kam punuar gjithmonë, këtë gjë ua them shpesh dhe brezave të rinj”.

    Gjatë intervistës, zonja me flokë të bardha u surprizua dhe nga i biri, regjisori i njohur Petri Bozo. Përmes një lidhje skype Petri cilësoi se ajo është frymëzim për të gjithë familjen. Më pas Luljeta u surprizua dhe nga stërmbesa, Mara, e cila i solli një tufë me lule me një pusullë nga stërnipat dhe stërmbesat e nëna Lules.

  • VIDEO

    Zoçka Përmeti me perime, receta më e mirë që keni provuar nga zonja Albana

    Zoçka Përmeti

    Përbërësit:

    • zog fshati
    • 3 lgj gjalpë
    • 2 qepë
    • 2 karrota
    • 1 rrënjë selino
    • 1 dorë mashurka të freskëta
    • 1 fç bizele
    • 1 tabletë koncentrat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Zogun e fshatit pasi e kemi larë dhe pastruar mirë e vendosim në një gjyveç prej balte që të skuqen mirë pjesët e shpendit.

    Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e prerë në kubikë të vegjël së bashku me selinonë. E shtojmë qepën dhe selinonë në gjyveçin e baltës, shtojmë mashurkat, bizelet, koncentratin dhe ujë të nxehtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e vendosim në furrë për 45 minuta.

  • VIDEO

    Tradita çame, Të brendshme qengji me miell misri nga zonja Albana

    Të brendshme qengji me miell misri

    Përbërësit:

    • Të brendshmet e qengjit
    • 1 palë zorrë
    • 1 qepë e thatë
    • 3 fç miell misri
    • 5 fç buljon i të brendshmeve
    • 3 lgj gjalpë i tretur
    • Nenexhik
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi i kemi larë zorrët i kemi zjerë dhe më pas i kemi prerë imët. Të brendshmet i vendosim të ziejnë për 10 minuta duke larguar shkumën.

    Me pak vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim qepën derisa të zverdhet. Shtojmë të brendshmet, i trazojmë me qepën me lugë druri. Më pas shtojmë dhjozmën, kripën, piperin dhe lëngun e të brendshmeve. I lemë të marrin valë dhe më pas shtojmë miellin derisa lëngu të përthithet. E vendosim në pjatë lugë-lugë dhe sipër shtojmë gjalpë të tretur.

  • VIDEO

    Tollumba si në pastiçeri, ja si ta realizoni në 5 minuta recetën nga zonja Albana

    Tollumba

    Përbërësit:

    Brumi:

    • 2 gota miell
    • 1 lgj gjalpë
    • 3 vezë
    • 1 lgj sheqer
    • 2 gota ujë
    • Pak kripë

    Shurupi:

    • 2 gota sheqer
    • 2 gota ujë
    • Vaj bimor

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim ujin, sheqerin, pak kripë dhe gjalpin. E lemë ujin të marrë valë dhe më pas shtojmë miellin e situr. Pas zierjes shtojmë vezët dhe e punojme brumin me dorë. E vendosim në një formë të dhëmbëzuar dhe realizojmë tollumbat duke i hedhur direkt në vaj të nxehtë.

    Pas skuqjes i largojmë me pirun, i lemë të kullojnë pak dhe më pas i vendosim në sherbet për 2-3 minuta.

     

  • VIDEO

    Vula e PD, Agron Kapllanaj në Report Tv: Vendimi i Apelit i drejtë, të dalim me një kandidat në zgjedhje! Berisha të reflektojë

    Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Mallkastrës, Agron Kapllanaj ka komentuar në Report Tv vendimin e Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek grupi i Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për emisionin ‘Shypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Kapllanaj thotë se vendimi i Gjyaktës ishte i pritshëm dhe ishte i drejtë, për shkak të parregullsive në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga kategoritë e pensionistëve që përfitojnë shtesën për dritat te ligji dhe vrasësit e deri tek pse janë çmendur të gjithë që kërcënojnë me vdekje Alibeajn?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv