-
VIDEO
Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 4 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Berishës i humbet vula dhe PD i mbetet Alibeajt e deri tek miqtë janë kundër lidhjes së Luizit dhe Kiarës.
-
VIDEO
E rëndë/ Del nga burgu hakmerret ndaj gruas, shokon 35-vjeçarja: Ma vuri thikën në fyt dhe më... (3 mars 2023)
Sot gjendet në udhëkryq bashkë me dy fëmijë të mitur, nënë e dy fëmijëve i dha fund martesës pas 15 viteve. 34-vjeçarja nga Tirana me ndjenjën e pendesës vjen të rrëfejë historinë e jetës, mes dhunës e përbuzjes por edhe kërcënënimeve nga ish-bashkëshorti dhe njerëzit e tij. Një njohje e cila nuk kishte ndodhur krejt rastësisht në vitin 2007, bëri që çifti të frekuentohen që pas takimit të parë. Bisedat e gjata forcuan edhe më shumë lidhjen mes tyre dhe kësisoj Flogerti nga Elbasani dhe Liljana nga Tirana vendosën që këtë marrëdhënie ta finalizonin në fejesë. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga familja e vajzës, e cila për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të Flogertit ishin kundër. 34-vjeçari vendos ta rrëmbejë vajzën që dashuronte pavarësisht refuzimit nga ana e familjes. Në vitin 2008 çifti u shpërngulën në fshatin Gjorm të Elbasanit, ndërkohë që babai i 34-vjeçares bën denoncim në polici, i frikësuar se vajzën ia kishin rrëmbyer me qëllim trafikimi. Por shumë shpejt dyshimeve të babait do t’i kthente përgjigje e bija e cila pranon të jetojë përgjithnjë me djalin të cilin ajo dashuronte. Pa ditur pasojat që do ti vinin më pas më një bashkëshort i cili jo vetëm ishte konsumues i alkoolit, por edhe mjaft xheloz, dhuna do të ishte prezente në çdo hap të gruas. Flogerti shpeshherë emigronte jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura dhe kthimet në shtëpi nuk do të ishin përmalluese, përkundrazi Liljana i kujton ato si momentet më të errëtat të jetës së saj. Për vite me radhë shtrëngonte dhëmbët dhe nuk bënte zë, me shpresën se i shoqi do të ndryshonte, deri kur merr vendimin ta denoncojë për herë të prë në vitin 2021. Prej dy vitesh nuk jetojnë më në një banesë, ndërsa janë në proces divorci. Burri e kërcënon vazhdimisht, duke mos pranuar divorcin nga gruaja të cilën e dhunoi për afro 15 vite me radhë.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Alibeajt, avokati i PD-së në ‘Pa Protokoll’: Momenti që demokratët të bashkohen! Debati jo për selinë, por për legjitimitetin e partisë
Pas vendimit të gjykatës së apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhkurit për çështjen e Partisë Demokratike, Indrit Sefa, avokati i Partisë Demokratike të Alibeajt thotë se tashmë është momenti që demokratët të bashkohen
-
VIDEO
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre! Shabani: S’ka pse të jetë çështje kombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Korreshi tha se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi
-
VIDEO
‘Beteja’ e fundit e ‘luftës’ në PD, mbyllet seanca në Apel, gjyqtarët tërhiqen për vendim! Grupi i Alibeajt: Zhbëni 'Zhukrin'! 'Rithemelimi': S'janë palë
E sotmja do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Palët kërkojnë deligjitimimin e njëra-tjetrës, gjykata: Shprehemi në fund!
-
VIDEO
Emisioni i plote Rreze Dielli (3 Mars 2023) - Receta tradite/Berberi i pazakontë/ Shigjetaria/Performancë violine
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta: një pjatë e shpejtë, por me një shije unike / Birjan me jufka dhe pulë nga duart e Alma Cukës, amvisës dibrane
E njohur si një ndër sportet më të vjetra në botë, shenjestra me hark sportiv është edhe sot e kësaj dite shumë e preferuar nga ata që harkun tashmë e kanë zgjatim të duarve, për shkak të dashurisë dhe pasionit për këtë disiplinë. Prej 9 vitesh, ky sport është bërë shumë popullor dhe në Shqipëri, ndërsa moshat që e kanë përqafuar janë nga më të ndryshmet, që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit që gjithashtu janë shumë të talentuar dhe shumë të gatshëm ta provojnë. I ftuar në “Rreze Dielli” Harkëtari Elvin Shyta, i cili në profesion është dhe fizioterapist tregon se ky sport ka mjaft efekte pozitive edhe në aspektin fizik.
Në një lidhje skype nga Sheshi Bra i Veronës me berberin më të pazakontë shqiptar, Azem Sheshi. Ai nuk është si berberët e tjerë, jo për faktin se jeton në Verona, por për mënyrën e pazakontë që qeth, duke përdorur zjarrin, me sy mbyllur apo me tre gërshërë. “Unë i pres flokët klientëve duke përdorur zjarrin, me tre gërshërë apo me sy mbyllur. Të gjithë ata që më ndjekin në rrjetë sociale apo në vendin e punës, habiten, por kur shohin rezultatet janë të befasuar nga puna ime”. Të gjithë suksesin e tij, ai ia dedikon familjes, që sipas tij ka qenë forca e tij më e madhe. ”Për herë të parë nisa punë kur isha vetëm 16 vjeç, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, ndërsa sot jetoj në Verona, qytet që më ka pranuar dhe jam përshtatur”. Ai është bërë shumë popullor në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, pa harruar dhe tik-tokun ku ka një numër të madh ndjekësish që e admirojnë punën e tij.
Sensuale / Surprizon me performancën e saj violinistja klasiko-moderne Edlira Shkurti.
-
VIDEO
Berberi i pazakontë nga Rrogozhina në Verona /qeth me zjarr, sy mbyllur dhe 3 gërshërë në një kohë
Në një lidhje skype nga Sheshi Bra i Veronës me berberin më të pazakontë shqiptar, Azem Sheshi. Ai nuk është si berberët e tjerë, jo për faktin se jeton në Verona, por për mënyrën e pazakontë që qeth, duke përdorur zjarrin, me sy mbyllur apo me tre gërshërë.
”Unë jam nga fshati Kalush i Rogozhinës dhe prej vitesh ushtroj profesionin e berberit, por në një mënyrë të pazakontë” e nis rrëfimim kështu Azemi. “Unë i pres flokët klientëve duke përdorur zjarrin, me tre gërshërë apo me sy mbyllur. Te gjithë ata që më ndjekin në rrjetë sociale apo në vendin e punës, habiten, por kur shohin rezultatet janë të befasuar nga puna ime”. Të gjithë suksesin e tij, ai ia dedikon familjes, që sipas tij ka qenë forca e tij më e madhe. ”Për herë të parë nisa punë kur isha vetëm 16 vjeç, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, ndërsa sot jetoj në Verona, qytet që më ka pranuar dhe jam përshtatur”. Ai është bërë shumë popullor në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, pa harruar dhe tik-tokun ku ka një numër të madh ndjekësish që e admirojnë punën e tij.
-
VIDEO
Sensuale / Surprizon me performancën e saj violinistja klasiko-moderne
Edlira Shkurti, një emër që përfaqëson risinë për muzikën klasike të përpunuar në Shqipëri. Ish-studentja e Akademisë së Arteve sjell të përpunuara shumë nga veprat më në zë bashkëkohore dhe klasike, të sjella për publikun me përformimin virtuoz të saj në violinë elektrike apo edhe atë klasike. Me qëllimin e qartë për të sjellë ndryshimin në rangjet e instrumentistëve modernë shqiptar ajo vjen me ide të qarta se çfarë duhet plotësuar në vazhdim në tregun muzikor në vendin tonë.
-
VIDEO
Njihuni me “Robin Hood-et modern”, sporti i harkut sportiv, disiplina që po tërheq të gjitha moshat dhe që po i jep Shqipërisë shumë kupa dhe vlerësime Ndërkombëtare
I njohur si një ndër sportet më të vjetra në botë, shenjestra me hark
sportiv është edhe sot e kësaj dite shumë e preferuar nga ata që harkun tashmë e kanë zgjatim të duarve, për shkak të dashurisë dhe pasionit për këtë disiplinë. Prej 9 vitesh, ky sport është bërë shumë popullor dhe në Shqipëri, ndërsa moshat që e kanë përqafuar janë nga më të ndryshmet, që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit që gjithashtu janë shumë të talentuar dhe shumë të gatshëm ta provojnë.
I ftuar në “Rreze Dielli” Harkëtari Elvin Shyta, i cili në profesion është dhe fizioterapist tregon se ky sport ka mjaft efekte pozitive edhe në aspektin fizik.
-
VIDEO
Amvisa Dibrane gatuan Birjan me jufkat e Dibrës në studion e “Rreze Dielli”
Birjan me jufkat e Dibrës
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 500 gr jufka dibre
- 2 qepë mesatare
- 1 lgj kripë
- 1 lgj salcë koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër buljon pule
- 1 koncentrat kubik
- Piper i kuq pluhur
- Piper i zi kokërr
Përgatitja:
Marrim pulën dhe e ndajmë në copëza. Qepën e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me racionet e pulës në gjalpë. Më pas shtojmë 1 lugë salcë koncentrat dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë.
Ndërkohë jufkat i vendosim në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme.
Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë për 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. I vendosim jufkat me pulë në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për rreth 15 minuta.
-
VIDEO
Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta: një pjatë e shpejtë, por me një shije unike nga zonja Albana
Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta
Përbërësit:
- 3 qepë të vogla
- 4 feta mish derri
- 4 feta proshutë
- 1 lugë gjalpë
- Majdanoz
- Fara susami
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht grijmë imët qepët. Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit dhe kaurdisim qepët për disa minuta në zjarr të ulët, duke i përzier shpesh. Në fund të zierjes shtojmë majdanozin dhe rregullojmë shijen me kripë e piper.
Ndërkohë rrahim fetat e mishit derisa të jenë mjaft të holla. Vendosim në çdo fileto mishi një fetë proshutë dhe një lugë nga qepa e kaurdisur. I mbështjellim në formë roleje duke i fiksuar me një krurëse dhëmbësh. I spërkasim roletë me fara susami dhe i vendosim në një tavë në të cilën kemi vendosur pak nga pjesa e qepëve të kaurdisura që ka tepruar. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
-
VIDEO
Zënia e kosit vetë në shtëpi, ja sekreti për një kos të trashë nga zonja Albana
Kos i trashë i zënë vetë
Përbërësit:
- 1.5 litër qumësht
- 1 e ½ lgj kos
Përgatitja:
Vendosim qumështin të ngrohet derisa ta durojë gishti i vogël i dorës. Shtojmë farën e kosit të cilin e hollojmë me pak qumësht. E përziejmë me lugë dhe këtë masë e hedhim në një enë. Vendosim kapakun dhe e mbulojmë.