-
VIDEO
Zgjedhjet lokale/ Kadilli: PD ka firmosur humbjen, grupi i Berishës nuk fiton më shumë se 5 bashki! Kalaja: Me dy kandidatë, do të ripërsëritet 6 marsi
Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e Berishës nuk do arrijnë të fitojmë më shumë se 5 bashki. I futar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli kritikoi edhe ‘grupimin’ e Alibeajt duke thënë se në këtë mënyrë nuk po bënte politikë dhe as opozitë.
-
VIDEO
Ekskluzive-Del nga burgu telefonon ‘Pa Gjurme’, gjendet korçari/Babai:Një djalë e humba, gjeta Enean (6 mars 2023)
Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet 22-vjeçari Enea Arixhiu. Sapo ka lënë qelinë mëngjesin e kësaj të hëne i riu dërgoi një mesazh dhe një foto të të fundit të tij në adresën e emisionit ku shkruante se ishte mirë dhe kishte qenë në burg. Jam Enea! Sapo kam dalë nga burgu i Gjermanisë. Ju lutem dua që të ma fshini atë videon. Enea kishte humbur kontaktet me familjen më 11 janar të këtij viti nga Gjermania. Lajmin e gjetjes së të birit e konfirmon dhe i ati Vath Arixhiu në një lidhje direkte nga Korça, i cili nga shqetësimi pas humbjes së të birit, sot në fytyrën e tij ka vetëm gëzim. “Ju falenderoj shumë për gjithçka që bëtë për ne. Dua të falenderoj shumë edhe zonjën që dha informacionin për djalin. Sikundër ju ka pohuar edhe juve falë Zotit gëzon shëndet të plotë. Pasi ju dërgoi juve mesazhin na mori edhe ne në telefon. Folëm shumë pak me të. Na tha se sapo kishte dalë nga burgu, por nuk më tha arsyen pse e kishin kapur. Për momentin është ende në Gjermani dhe besoj nesër do të niset për në Shqipëri. Kur e pashë nuk u besova syve, mezi e presim dhe na ka marrë malli shumë” Enea vetë nuk dëshiroi të jepte sqarime të mëtejshme, duke u mjaftuar me një mesazh që i dërgoi ’Pa Gjurmë’ dhe një telefonatë të shkurtër që njoftonte familjen. I riu nga Korça prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover me kërkesën për azil dhe kjo ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar. Pasi refuzimit të kërkesës, Enea iku nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë. Falë dëshmive që mbërritën në emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe publikimit të rastit, dyshimet ishin se i riu ndodhej në qeli bashkë me të tjerë të rinj shqiptar, mesa duket të njëjtët shokë që e strehuan.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli (6 Mars 2023) Receta tradite/ Horoskopi javor nga astrologu Jorgo Pulla/ “Minuti i artë” që shpëton jetën me specialistin Ylli Merja
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë / Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz
Astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë. Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në atë që në mjekësi njihet si "minuta e artë". Nga mbytja tek tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës, gjendja e të fiktit… cila është ndihma e parë në këto raste emergjente dhe si duhet të veprojmë. Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi, rrugë apo gjatë aktiviteteve sportive. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence. Gjate bisedës Merja këshilloi dhe rekomandoi si duhet të veprojmë me qetësi në situata të caktuara dhe cilat janë bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë.
-
VIDEO
Kongresi/ Tomini për Report Tv: Ditë e shënuar për shëndetësinë shqiptare! Kemi bërë hapa galopant
Kongresin e parë të shëndetësisë, drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini e cilësoi si një ditë të shënuar për shëndetësinë shqiptare.
-
VIDEO
Merret peng një person në Durrës dhe i marrin 1 mln lekë, arrestohet 63-vjeçari në kërkim bashkëpunëtori i tij
Siç njofton policia, S.H, 58-vjeç banues në Durrës, i cili në mënyrë të kundërligjshme, ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor, ka kallëzuar dy persona, se e kanë marrë peng në një makinë dhe e kanë kërcënuar me thikë duke i vjedhur një shumë parash e më pas janë larguar
-
VIDEO
"Minuti i artë" që shpëton jetën e njerëzve, mos i humbisni këshillat që do ju vlejnë tërë jetën
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në atë që në mjekësi njihet si "minuta e artë". Nga mbytja tek tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës, gjendja e të fiktit… cila është ndihma e parë në këto raste emergjente dhe si duhet të veprojmë. Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi, rrugë apo gjatë aktiviteteve sportive. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën, Alibeaj mbledh Kryesinë e PD-së! I bashkohet edhe Mziu, braktis Berishën
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enklejd Alibeajt, ky i fundit ka nisur punën për përgatitjen për zgjedhjet vendore. Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e partisë, ndërsa depozituan në KQZ edhe kërkesën për t’u regjistruar në garën elektorale të 14 majit.
-
VIDEO
“Javë me surpriza të mëdha”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla për javën 6-12 Mars
Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.
-
VIDEO
Samiti i Berlinit në vjeshtë në Tiranë/ Rama udhëton nesër drejt Gjermanisë, do takojë kancelarin Olaf Sholz
Pas takimit zyrtar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, kreu i qeverisë, Edi Rama do të niset drejt Berlinit.
-
VIDEO
Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë nga zonja Albana
Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë
Përbërësit:
- 250 gr spinaq i zier
- 250 gr miell
- 2 vezë
- 2 lgj vaj
- 500-600 ml ujë/qumësht
- 1 majë luge kripë
- 1 majë luge sheqer
Për mbushjen:
- Proshutë pule
- Djathë i butë pice
- Sallatë jeshile
- Gjizë
Përgatitja:
Ziejmë spinaqin pasi e kemi larë mirë dhe më pas e kalojmë në frulator. Rrahim vezët, shtojmë vajin, miellin, pak kripë, sheqer, spinaqin e frulatuar dhe masën e ujit ose qumështit. E perziejmë mirë brumin dhe përgatisim krepat në një tigan të sheshtë. Krepat i mbushim me gjizë, sallatë jeshile, proshutë dhe djathë kaçkavall të butë.
-
VIDEO
Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana
Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 3 qepë
- 500 gr mish i grirë
- 2 lgj oriz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 3 domate
Për salcën:
- 4 lgj salcë e koncentruar
- 1 spec i kuq
- 1 karrotë
- 3 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë mesatarisht në yndyrë duke i shtuar kripë që ta zbusim. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim dhe shtojmë pak ujë që të marrë valë. E lemë rreth 10 minuta të gatuhet dhe më pas shtojmë orizin, kripën, piperin e zi dhe salcën, produktet e së cilës i kemi kaluar në blender.
Kungujve u kemi hequr pjesën e brendshme të cilën e shtojmë tek mbushja. Vendosim në tavë si bazë një shtresë me salcën e domates. Vendosim kungujt të cilët i mbushim me için e përgatitur. Vendosim mbi mbushje nga një fetë domate. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Lufta për PD-në zhvendoset në KQZ/ Pas Berishës, Alibeaj dërgon kërkesën për regjistrimin e PD-së
Beteja brenda Partisë Demokratike është zhvendosur tashmë në dyert e KQZ-së. Një ditë pasi Sali Berisha paraqiti në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi shprehet i bindur se ai ka të drejtën ligjore, ditën e sotme, kur është edhe afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, edhe Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për regjistrim. Kërkesa është firmosur nga Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha, i ka autorizuar ushtrimin e detyrës.