-
VIDEO
Apeli i dha vulën , por a e rregjistron dot Alibeaj PD-në për zgjedhje? (7 Mars 2023)
Një autorizim i Lulzim Bashës që i ka lënë Enklejd Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023 ka nxitur debate nëse është apo jo i vlefshëm. I ftuar në Report TV, avokati Përparim Çaça thotë se autorizimi është i dyshimtë, pasi sipas tij mund të jetë bërë në këtë kohë.
-
VIDEO
Vula e PD, Çaça në ‘Repolitix’: Autorizimi i Bashës i dyshimtë, mund të jetë bërë tani! Kthupi: S’ka paligjshmëri, e firmosi 3 ditë para se të jepte dorëheqjen
Një autorizim i Lulzim Bashës që i ka lënë Enklejd Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023 ka nxitur debate nëse është apo jo i vlefshëm. I ftuar në Report TV, avokati Përparim Çaça thotë se autorizimi është i dyshimtë, pasi sipas tij mund të jetë bërë në këtë kohë.
-
VIDEO
Beqiri në Report TV: 9 çerdhe të reja dhe 22 të tjera janë rikonstruktuar
Drejtoresha e çerdheve dhe e kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri në një intervistë për Report Tv, thotë se 7 mars i ka gjetur fëmijët, nxënësit dhe mësuesit në ambiente më të mira. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në ‘Studio Live’, ajo thotë se janë ndërtuar 9 çerdhe të reja dhe 22 të tjera janë rikonstruktuar.
-
VIDEO
"7 Mars" në Esencë/ Sot është dita për të kujtuar e falenderuar mësuesit (7 mars 2023)
Një prej datave të rëndësishme në historinë e edukimit është 7 marsi. Një kujtesë për kontributin e çmuar të të gjithë mësuesve për dijen dhe zhvillimin. Kjo ditë mbart me vete kujtime,emocione dhe ndikimin ndër breza të të gjithë atyre që i kanë shërbyer dijes. Tre mësuese me kontribut disa vjeçar në shkollat e kryeqytetit ndanë eksperiencën e tyre të mësimdhënies dhe mardhënien me nxënësit. Në “Esencë” me tre mesueset Entela Lika, Eleni Skëndaj e Jorida Balla
-
VIDEO
Pa Gjurme i shfaq djalin e humbur/Puth foton në monitor, nëna...Moderatorja ndërpret emisionin (7 mars 2023)
Prej 17 vitesh jetonte në Londër dhe kontaktin e fundit me të motrën e pati dy vite më parë. Sot 54-vjeçari Neki Çira rezulton i humbur. 2020 është viti në të cilin nuk ka më asnjë gjurmë të tij. Ai ka postuar për herë të fundit në facebook më 15 qershor, ndërsa në tetor të po këtij viti ndërpret kontaktet me familjarët. Ai foli me të motrën Shimen në Shimen së cilës i shprehu se kishte shqetësime shëndetësore. 4 vite më parë Neki Çira pati pësuar një paralizë në shtyllën kurrizore për të cilën vazhdonte ende të mjekohej. Për këtë familjarët ishin njoftuar nga një punonjëse që ishte vendosur nga shteti në shërbim përkujdesi ndaj 54-vjeçarit. Ajo i ka telefonuar nga numri i 54-vjeçarit dhe iu ka pohuar se gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë. Me kalimin e kohës gjëndja u përmirësua, por ai shkonte në spital për kontroll shpeshherë. Frika se diçka e keqe mund të ketë ndodhur me fatin e 54-vjeçarit i shtyu familjarët ta merrnin në telefon, por ai rezultoi i fikur. Nekiu jetonte vetëm, pas divorcit 10 vite më parë. Baba i një djali ai ishte ndarë me të ditën kur ish-bashkëshortja u kthye në Shqipëri. Kërkesës së familjarëve për t’u kthyer në atdhe Nekiu i kishte kthyer gjithnjë përgjigje negative, pasi për të ishte e vështirë të nrindërtonte një jetë nga e para pas qëndrimit të gjatë prej 17 vitesh në Londër. Ai punonte në një firmë ndërtimi, por familjarët nuk mësuan kurrë emrat e shoqeve me të cilët Nekiu shoqërohej, madje as vendin e saktë ku ndodhej vendi i punës. I biri edhe pse prej kohësh jeton me nënën, me të atin Edhe pse me prindër të ndarë, djali gjithmonë i ka ruajtur kontaktet me babanë e tij, deri ditën kur Nekiu nuk është bërë më i gjallë.
-
VIDEO
'Lufta' në PD/ Sula në Report Tv: ‘Armëpushim’ për '14 majin, pastaj le ta hanë vulën se na çmenden, Berishën do e gjykojë historia! Elezi: PD e ‘dekompozuar’ prej drejtuesve
Në Partinë Demokratike është intensifikuar aq shumë ‘lufta’ sa apelet nga për bashkim tani po bëhet ‘për armëpushim’. Deputeti Dashnor Sula ka thënë se të dyja palët në PD do të duhet të vendosin sa më parë që të dalin me një kandidatet për 14 maj sepse ndryshe zgjedhjet janë të humbura.
-
VIDEO
Juristi i PD-së, Kthupi për Report Tv: S’ka paligjshmëri në autorizimin që Basha i ka lënë Alibeajt! Rekursi nuk e zhbën vendimin e Apelit
Pas vendimit të Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enkelejd Alibeajt, PD zyrtare ka depozituar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit. Juristi i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi ka folur në Report Tv për autorizimin që Lulzim Basha i ka lënë Alibeajt, duke sqaruar se nuk ka asnjë paligjshmëri.
-
VIDEO
‘Pas 14 majit vrafshin veten Berisha dhe Alibeaj’, Sula: Ish-Kryeministri e ka në dorë bashkimin e PD
Deputeti Dash Sula i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv tha se historia do ta gjykojë Sali Berishën pasi sipas tij ai e ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
‘Lufta brenda PD’, debate në Report Tv, Burimi- Çollakut: Si s’ju vjen turp, vodhët partinë, ju shkatërroj me argumente! Logu: Boll fole si Spaho
Edhe pasi dy kampet e PD-së u përballën në Gjykatën e Apelit, ende situata në Partinë Demokratike është e nxehtë. Të ndarë janë edhe opinionistët apo anëtarët e PD-së, të cilët patën debat në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.
-
VIDEO
VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 7 Mars 2023 - Tre receta plot shije / Mësuesi humanitar dhe historia e tij e dashurisë me amerikanen 15 vite më të madhe / Hiperaktiviteti tek fëmijët
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e ftohtë me shije limoni / Mantija të mbushura me mish dhe qepë / Mish me jeshillëqe të stinës
Në një lidhje skype nga Prishtina me mësuesin Donald Dervishi, i cili rrëfen rëndësinë e mësim dhënies në ditët e sotme dhe historinë personale si arriti të rindërtojë shkollën e fshatit Therepele në Skrapar. Ai së bashku me një mësues tjetër kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës, duke i kthyer në këtë mënyrë fshatit pas shumë vjetësh mungesën e një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Gjithashtu ai ndau dhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten amerikane 15 vite më të madhe. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi janë çifti që tregon më së miri se dashuria nuk njeh moshë. Christy është 52 vjec, ndërsa Donaldi 37 vjeç. Shtatë vite më parë ata u njohën rastësisht, kur Donaldi punonte si mësues në një fshat të Skraparit, sot ata kanë 1 fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të bukur bashkëshortore.
Në rubrikën “Për fëmijët” në emisionin “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga shqetësimet më të fundit të “kohëve moderne” hiperaktivitetin e fëmijëve. Të gjithë mund të njohim fëmijë që nuk mund të rrinë ulur, të cilët kurrë nuk duket se na dëgjojnë, nuk ndjekin udhëzime, ose që bëjnë komente të papërshtatshme në kohë të papërshtatshme. Ndonjëherë këta fëmijë etiketohen si shqetësues dhe kritikohen se janë dembel dhe të padisiplinuar. Kjo sindromë përfaqëson një nga çrregullimet psikiatrike më të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentët, që prek 6 herë më tepër meshkujt krahasuar me femrat. Po cilat janë sipas mjekes neuropediatre Migena Kika, disa nga simptomat e fëmijëve hiperaktiv dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe drejtohen tek një mjek specialist.
-
VIDEO
Ish-pjesëmarrës në Big Brother, Donaldi mësuesi që ndërtoi shkollën në fshatin Vendresh të Skraparit
Në një lidhje skype nga Prishtina me mësuesin Donald Dervishi, i cili rrëfen rëndësinë e mësim dhënies në ditët e sotme dhe historinë personale si arriti të rindërtojë shkollën e fshatit Vendresh në Skrapar. Ai së bashku me një mësues tjetër kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës, duke i kthyer në këtë mënyrë fshatit pas shumë vjetësh mungesën e një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Gjithashtu ai ndau dhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten amerikane 15 vite më të madhe. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi janë çifti që tregon më së miri se dashuria nuk njeh moshë. Christy është 52 vjec, ndërsa Donaldi 37 vjeç. Shtatë vite më parë ata u njohën rastësisht, kur Donaldi punonte si mësues në një fshat të Skraparit, sot ata kanë 1 fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të bukur bashkëshortore.
-
VIDEO
Ai 37, ajo 52 vjeç/ historia e dashurisë e mësuesit nga Skrapari me amerikanen 15 vite më të madhe
Në një lidhje skype nga Prishtina me mësuesin Donald Dervishi, i cili rrëfen rëndësinë e mësim dhënies në ditët e sotme dhe historinë personale si arriti të rindërtojë shkollën e fshatit Therepele në Skrapar. Ai së bashku me një mësues tjetër kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës, duke i kthyer në këtë mënyrë fshatit pas shumë vjetësh mungesën e një shkolle, institucionin e tyre arsimor.
Gjithashtu ai ndau dhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten amerikane 15 vite më të madhe. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi janë çifti që tregon më së miri se dashuria nuk njeh moshë. Christy është 52 vjec, ndërsa Donaldi 37 vjeç. Shtatë vite më parë ata u njohën rastësisht, kur Donaldi punonte si mësues në një fshat të Skraparit, sot ata kanë 1 fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të bukur bashkëshortore.