-
VIDEO
‘Çamja nga Durrësi’ e para vajzë shqiptare që u bë e famshme në Tik-Tok rrëfen jetën e vështirë
Në një lidhje skype me Maria Gabriella Sulejmani, e cila njihet si “çamja nga Durrësi”, ajo është ndër të parat shqiptare që është bërë e famshme me videot në TikTok. Ajo ndiqet nga shumë njerëz dhe merr pafund komente. Maria aktualisht jeton në Gjermani dhe punon tre punë për të rritur djalin e saj e vetme.
-
VIDEO
Bie sërish Euro, prek nivelin më të ulët në një muaj në kursin e këmbimit
Leku po fiton sërish terren në kursin e këmbimit me euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë euro u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, niveli më i ulët në një muaj.
-
VIDEO
Vasjan Lami rrëfen mbi 45 vite në kinema dhe teatër, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
Sot në “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka ishte i ftuar aktori Vasjan Lami. Së fundmi sjell në skenën shqiptare komedinë franceze “La Baby sitter” ku do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Genc Fugën dhe Andia Xhungën. Komedia franceze “La Baby Sitter” me autor Rene de Obaldia-n, vihet në skenën e Teatrit Kombëtar, për t’u rikujtuar çifteve, me ndihmë të dramaturgut, t’u mëshojnë vlerave e jo veseve e të metave, për të konsoliduar raportin e tyre.
Ndër të tjera, aktori i mirënjohur kujtoi rrugëtimin e tij mbi 45-vjeçarë në teatër dhe kinematografi, ku u shpreh tepër i kënaqur me punën e tij, me profesionin që kishte zgjedhur dhe se nuk ka pengje në jetën e tij artistike.
“Njeriu bën maksimumin në jetë për të bërë më të mirën. Fati i madh për njeriun është kur në fund të rrugëtimit të tij kthen kokën dhe t’i i buzëqesh vetes. Unë akoma nuk jam në fund nuk po e kthej kokën pas. Për fat unë jam i kënaqur nga puna që kam bërë, jam i bekuar që kam këtë profesion dhe besoj të gjithë aktorët janë me këtë ide që është një profesion shumë i bukur. Cdo herë ke një personazh, ke një provim, duket sikur bëhet lehtë por nuk bëhet lehtë ndonëse ke eksperiencë çdo rol niset nga zero”tha ai.
Rruga e tij drejt aktrimit dhe artit ka nisur që në moshë të vogël. Një rrugëtim që do të kthehej në fatin e jetës për aktorin.
Unë mbaj mend që i vogël imitoja vinin fëmijë dhe imitoja gjyshen kur bënte Pazar.Dhe më vonë mbaj mend që kisha humor në 8-vjecare dhe më pas u aktivizova në këto shfaqjet ndonëse babi donte të më bënte inxhinier, më futi në këto shkollat mekanike por isha i përkëdhelur sepse kisha dajën shef. Por fati ishte që sa hyra u aktivizova me festivalet dhe mamaja i thotë jurisë që shikoje pak atë personazhin, ka qenë ‘Udhë e zavalinjve’ dhe unë kisha një rol negative aty. Dhe juria i tha që qenka i talentuar dhe aty e ndava mendjen që do vazhdoja.
Ndërsa u ndal tek jeta personale, aktori nuk mund të mos përmendte historinë e bukur të dashurisë me bashkëshorten, Gretën e cila i ka qëndruar gjithmonë pranë përfshirë këtu edhe rrugëtimin e tij artistik.
“Fati i saj se duke qenë edhe natyrë artistike, ajo e donte artin, që e vogël kishte një aparat I ati dhe fotografonte ishte brenda kësaj bote dhe kot nuk vinte në teatërm shihte një shfaqje 10 herë, vinte vazhdimisht. Për mua ka qenë fat që ishte natyrë e tillë sepse ka qenë bashkëudhëtare në profesionin tim. Nuk mendoja që të kishte prova për një rol e mos të vinte Greta të rrinte aty. Kemi ndenjur aq shumë bashkë sa dhe filmat e mi, gjysmat e dokumentarëve i kemi xhiruar bashkë, sepse grupi xhirimit ishte i zënë, unë nuk kisha kohë” rrëfeu ai.
-
VIDEO
Spinaq në furrë me gjizë dhe vezë nga zonja Albana
Spinaq në furrë me gjizë dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 3 qepë të njoma
- 1 tufë koper
- 250 gr gjizë
- 3 kokrra vezë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim qepët e njoma dhe i kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë spinaqin gradualisht dhe sapo të ulet volumi rregullojmë shijen. Rrahim vezët dhe i shtojmë sipër spinaqit së bashku me gjizën ose djathë të grirë. Mund ta përfundojmë gatimin në tigan ose e vendosim në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Supe me lulelakër nga zonja Albana
Supe me lulelakër
Përbërësit:
- 1 kokë lulelakër
- 1 qepë
- 1 patate
- 3 thelpinj hudhër
- 200 ml pana
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Trumzë
- Bukë e thekur
Përgatitja:
Perimet pasi i kemi larë i kriposim duke i marinuar. I vendosim në një tavë me letër furre. Disa feta buke të prera hollë i vendosim në krahë të perimeve që të marrin një ngjyrë. I vendosim në furrë për pak minuta në 200 gradë. Më pas i largojmë perimet (lemë pak mënjëanë për servirje) dhe i vendosim në një tenxhere me pak ujë dhe pana sa të marrin nje valë. I kalojmë në blender, e kthejmë supën në krem dhe e servirim me pak perime të pjekura sipër shoqëruar me bukën e thekur.
-
VIDEO
Tavë me pure patate dhe miks sallami nga zonja Albana
Tavë me pure patate dhe miks sallami
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 500 ml qumësht
- 1 lgj salcë domate
- 2 lgj gjalpë
- 200 gr djathë i butë
- Produkte sallami FIX
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Patatet i zjejmë në ujë të bollshëm, shtojmë kripë dhe i lemë të zjejnë. Pasi të ftohen pak pastrojmë lëkurën, i kalojmë në rende, shtojmë pak gjalpë dhe qumësht dhe e punojmë duke i shtuar erëzat. E vendosim purenë në një tavë.
Suxhukun e presim dhe e kaurdisim në tigan pa vaj , shtojmë salcën e domates dhe pak ujë ose qumësht nëse na ka mbetur. E shtrojmë sipër sipërfaqes së puresë, e spërkasim me djathë të butë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius sa të marrë një cipë të hollë kafe të lehtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Budina thotë se Rama fshihet pas fustanit të grave në Parlament te Kreshnik Spahiu zbardh paktin e fshehtë e deri tek pikëpyetjet e zhvatjes.
-
VIDEO
Haklaj: Protesta e Berishës anti-amerikane, Mcgonigal ka çuar Metën në SHBA (14 shkurt 2023)
Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë qenë njëzëri kundër protestës së Sali Berishës së 13 shkurtit. Ish-deputeti Azgan Haklaj tha se arsyeja pse nuk ishte në protestë, ishte sepse u pa qartë që e gjitha ishte kundër SHBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë.
-
VIDEO
Protesta për rrëzimin e Ramës/ Haklaj: Ishte kundër SHBA! Caca: S’ishte revolucion! Elezi: Po të mos ishte Meta, do shkoja! Vokshi: Dyshoj te qëllimi i Berishës
Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë qenë njëzëri kundër protestës së Sali Berishës së 13 shkurtit. Ish-deputeti Azgan Haklaj tha se arsyeja pse nuk ishte në protestë, ishte sepse u pa qartë që e gjitha ishte kundër SHBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë.
-
VIDEO
Akil Pano: "Dita kur humba tim atë, dëgjova zërin e Zotit për herë të parë" (14 shkurt 2023)
Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Ka disa momente kthese në jetën e njeriut kur një çast i vetëm ta ndryshon rrugën tërësisht. Këtë moment na rrëfeu në “Esencë” pastori Akil Pano,bashkë me jetën e tij prej një skenari filmash. Ai na tregoi se jeta e tij s’do të kishte qenë e njëjta nëse disa ngjarje nuk do të kishin ndodhur për të ndryshuar atë rrënjësisht. Me një fëmijëri aspak të zakontë,fëmija i katërt në një familje pas katër humbjesh të mëparshme,erdhi për të ndryshuar jetën e tij dhe të prindërve. Ai kujton se është rritur me dashurinë e gjyshërve të tij,të parët që e kanë prezantuar me besimin. Ngjizur me pasione të hershme për sportin,filllimisht me ëndrrën për futbollin por boksi ishte ai që ushtroi për disa kohë. “Ky ishte zëri brenda meje që më ndryshoi jetën”-thotë ai ndërsa rrëfen se u lidh me Zotin në ditën kur humbi të atin. Ai moment bëri që jeta e tij të ndryshonte përgjithnjë. “ Kam kërkuar gjithnjë shpjegim për ardhjen time në jetë dhe besimi më ka ndihmuar të gjej disa përgjigje”-thotë pastori i cili angazhimin e tij e konsideron një mision. Ndërsa preferon që privatësinë e familjes së tij ta ruajë me çdo kusht nuk lë pa na rrëfyer se bashkëshortja e tij ka qenë ateiste por e ka gjetur vetë rrugën drejt besimit dhe pastori nuk ka ndikuar tek kjo. Jo vetëm përditshmërinë dhe jetën ndan me besimin,por pastor Akil Pano është njeriu i shumë pasioneve. Ndër to edhe motorët dhe adrenalina që merr prej tyre ndërsa herë pas herë shijon në rrugë ndjesinë që të falin garat. Një prej miqve të tij të grupit të grupit të motorëve Vespa e surprizoi pastorin me fjalë të ndjera dhe vlerësuese për kohën dhe miqësinë që ndjanë bashkë.
-
VIDEO
Noka i frynte me bilbil në vesh, Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh
Një ditë më parë, në sallën e parlamentit deputeti socialist, Toni Gogu u përfshi në një situatë aspak të zakontë, ku teksa fliste demokrati Flamur Noka, i frynte bilbilit. Këtë moment, në Report Tv, në ‘Studio Live’, Gogu tha se është tregues se si Sali Berisha i ushtron presion deputetëve të tij për të të dalë nga vetja dhe detyra qytetare.
-
VIDEO
Flet gruaja e tradhëtuar në ditën e 14 shkurtit (14 shkurt 2023)
U njohën përmes rrjeteve sociale dhe vendosën të fejohen pak ditë më pas, 25-vjeçarja Albina Dhëmbi nënë e një djali 4 muajsh vjen të rrefejë historine jetës. Si shkak i veprimeve të nxituara të së shkuarës, sot kjo nënë ndodhet në udhëkryq. Ish-partneri Mojsi Çapuni me të cilin vendosi të lidhte jetën e ka braktisur gruan bashkë me foshnjen. Gjithçka nisi në fund të vitit 2021, kur bisedat në rrjetin social “facebook” u pasuan nga disa takime radhazi mes të rinjve moshatarë, derisa morën vendimin për të bashkëjtuar. Albina u shpërngul nga banesa në Gramsh për të jetuar në Divjakë të Lushnjës me partnerin e saj. Nuk kaloi shumë kohë kur ajo mësoi se ishte në pritje të ëmbël. Me euforinë e këtij gëzimi të pamatë, për 24-vjeçaren jeta në familjen e re nuk do të ishte sic ajo do donte. Edhe pse barku nisej t’i rritej dalëngadalë, ndërsa kishte nevojë për më shume dashuri e përkujdesje jeta e saj u kthye në ferr. Shtatzënë ajo detyrohej të bënte punë të rënda në fshat, ndërsa i shoqi nuk punonte. I alkolizuar ai nisi të vinte dorë, e bashkë me të dhunë ushtronte edhe vjehrri. Mes kësaj dhune psikologjike dhe fizike, aktet e kryera ndaj saj nga burrat e familjes kalonin kufijtë e njerëzorës. Ajo lihej shumë herë pa ngrënë edhe pse në barkun e saj po rritej një krijesë e pafajshme. E pamundur të përballonte këtë mënyrë jetese, Albina rikthehet në banesën e saj në Gramsh. 3 muaj me radhë nuk pati asnjë kontakt me ish-partnerin, ndërsa mëson se ai kishte emigruar drejt Italisë. Mbështetja më e madhe për 25-vjecaren u bë familja e saj. Babai i fëmijës nuk u duk më derë. Thuajse pak muaj më pas, më në fund ai bëhet i gjallë. Moisiu telefonoi pak ditë pasi djali erdhi në jetë shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nuk do të ishte një telefonatë pendese e një babai që pavarësisht të gjithave kërkonte të përmirësonte marrëdhënien, por e një njeriu i cili kërcënonte gruan se do tja merrte fëmijën. Me frikën se mund ta humbasë, por edhe pa asnjë të ardhur për tu kujdesur sic duhet për të birin, kjo 25-vjeçare nga Gramshi kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, ndërsa ka edhe një mesazh për ish-partnerin…