Supe me lulelakër nga zonja Albana

15 Shkurt 2023, 12:50

Supe me lulelakër

Përbërësit:

  • 1 kokë lulelakër
  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 3 thelpinj hudhër
  • 200 ml pana
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Trumzë
  • Bukë e thekur

Përgatitja:

Perimet pasi i kemi larë i kriposim duke i marinuar. I vendosim në një tavë me letër furre. Disa feta buke të prera hollë i vendosim në  krahë të perimeve që të marrin një ngjyrë. I vendosim në furrë për pak minuta në 200 gradë. Më pas i largojmë perimet (lemë pak mënjëanë për servirje) dhe i vendosim në një tenxhere me pak ujë dhe pana sa të marrin nje valë. I kalojmë në blender, e kthejmë supën në krem dhe e servirim me pak perime të pjekura sipër shoqëruar me bukën e thekur.