• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 shkurt 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga shantazhi i egër i Berishës ndaj Gjykatës te BE vendos Shqipërinë nën monitorim për amnistinë fiskale e deri tek a do ta shpëtojë Evi, Saliun!

  • VIDEO

    Sherri në Repolitix, Kalaja: I dua protestat radikale , Muça: Po nuk hiqet kështu “non grata” (15 shkurt 2023)

    #reportTV #repolitix #lajme E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.

  • VIDEO

    Lufta për vulën e partisë/ Kalaja: Protesta nuk është presion ndaj gjykatës! Avokati i PD në Apel: Nëse rrëzohet vendimi i Zhukrit, partia i mbetet Bashës dhe Alibeajt

    E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.

  • VIDEO

    Çerdhet e kopshtet dikur, edukatorja kujton vitet e krizës për qumësht (15 shkurt 2023)

    Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Dikur fëmijëria ishte një dimension tjetër,sepse kohët dhe mënyra sesi jetohet e bëjnë një fazë të jetës të ketë ngjyrat e saj. Vitet 80-90’ kthehen në kujtesë me shije krejt tjetër nga çfarë jetojnë fëmijët sot. Rruga për të ndërtuar kujtime dhe ndikime nsite që në kopësht,aty ku edukatorja shihej si idhull dhe linte ndikimin e saj për gjithë jetën. Për të na treguar eksperiencën e tyre tashmë disa vjeçare në arsim dy edukatore të vjetra në profesion Majlinda Xhelili dhe Dëshira Hoxha,ndanë me ne në “Esencë” vitet e tyre të punës mes dy kohëve. Ata kanë punuar edhe me brezin e 90’es dhe po rrisin gjithashtu brezin e sotëm të fëmijëve. Shumë gjëra sipas tyre e kanë ndryshuar mënyrën sesi të vegjëlit rriten dhe edukohen. Kujtesa e kohës i shpie edukatoret tek fakti që dikur kishte mungesa edhe materialesh edhe ushqimesh. Ato kujtojnë vite të vështira ku mungonin shumë gjëra, por jo dashuria. Të dyja edukatoret theksojnë faktin që fëmijët e të gjithë brezave kanë nëvojë për përkujdesje dhe dashuri. Ndërsa flasin për sfidat në punën e tyre ato thonë se këtë punë e duan dhe mardhënia me fëmijët është diçka të cilën nuk e zëvëndësojnë dot me asnjë profesion tjetër. Të rrisësh dy breza në kohë të ndryshmë nuk është e lehtë,shumë gjëra ndryshojnë rrugës,përfshirë edhe faktin që teknologjia sot e ka ndikuar shumë mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë dy edukatoret na dëshmuan se dashuria dhe kujdesi e ndikojnë mardhënien njerëzore njësoj pavarësisht ndryshimeve dhe brezave që nuk ngjanë më njëri-tjetrin.

  • VIDEO

    Një nga ne -Zanati i tij drejt zhdukjes, tornitori nuk heq dorë: Bëj shpikje me mikun tim (15 shkurt 2023)

    E njohin si Arti duararti Nuk ka hequr dorë nga zanati i tornitorit, edhe pse ka dalë në pension A ka të njëjtën vlerë puna në torno si dikur? Nga marrja e titullit Mirënjohja e qytetit të Elbasanit tek historia e jetës dhe shpikjet me mikun e tij Një nga ne prezanton: 24 orë nga jeta e tornitorit Sot ora 20:00

  • VIDEO

    Tërmetet/ Inxhinieri në Report Tv: Ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta se ato parafabrikatë! Ja si mund të verifikoni nëse godina është e fortë

    TIRANË- Është krijuar përshtypja se pallatet e bëra gjatë kohës së Enver Hoxhës, siç shumë kush i njeh, janë më të sigurta në rast të një tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

  • VIDEO

    Gazetarja e Report Tv: Talo Çela dyshohet se është vrarë! Mendohet se ka pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj

    Talo Çela, një ndër personat më të shumëkërkuar për momentin në Shqipëri, dyshohet të jetë vrarë. Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi ka deklaruar se ka dyshime dhe që Talo Çela të ketë pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj.

  • VIDEO

    Flet gruaja e tradhëtuar në ditën e 14 shkurtit (14 shkurt 2023)

    U njohën përmes rrjeteve sociale dhe vendosën të fejohen pak ditë më pas, 25-vjeçarja Albina Dhëmbi nënë e një djali 4 muajsh vjen të rrefejë historine jetës. Si shkak i veprimeve të nxituara të së shkuarës, sot kjo nënë ndodhet në udhëkryq. Ish-partneri Mojsi Çapuni me të cilin vendosi të lidhte jetën e ka braktisur gruan bashkë me foshnjen. Gjithçka nisi në fund të vitit 2021, kur bisedat në rrjetin social “facebook” u pasuan nga disa takime radhazi mes të rinjve moshatarë, derisa morën vendimin për të bashkëjtuar. Albina u shpërngul nga banesa në Gramsh për të jetuar në Divjakë të Lushnjës me partnerin e saj. Nuk kaloi shumë kohë kur ajo mësoi se ishte në pritje të ëmbël. Me euforinë e këtij gëzimi të pamatë, për 24-vjeçaren jeta në familjen e re nuk do të ishte sic ajo do donte. Edhe pse barku nisej t’i rritej dalëngadalë, ndërsa kishte nevojë për më shume dashuri e përkujdesje jeta e saj u kthye në ferr. Shtatzënë ajo detyrohej të bënte punë të rënda në fshat, ndërsa i shoqi nuk punonte. I alkolizuar ai nisi të vinte dorë, e bashkë me të dhunë ushtronte edhe vjehrri. Mes kësaj dhune psikologjike dhe fizike, aktet e kryera ndaj saj nga burrat e familjes kalonin kufijtë e njerëzorës. Ajo lihej shumë herë pa ngrënë edhe pse në barkun e saj po rritej një krijesë e pafajshme. E pamundur të përballonte këtë mënyrë jetese, Albina rikthehet në banesën e saj në Gramsh. 3 muaj me radhë nuk pati asnjë kontakt me ish-partnerin, ndërsa mëson se ai kishte emigruar drejt Italisë. Mbështetja më e madhe për 25-vjecaren u bë familja e saj. Babai i fëmijës nuk u duk më derë. Thuajse pak muaj më pas, më në fund ai bëhet i gjallë. Moisiu telefonoi pak ditë pasi djali erdhi në jetë shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nuk do të ishte një telefonatë pendese e një babai që pavarësisht të gjithave kërkonte të përmirësonte marrëdhënien, por e një njeriu i cili kërcënonte gruan se do tja merrte fëmijën. Me frikën se mund ta humbasë, por edhe pa asnjë të ardhur për tu kujdesur sic duhet për të birin, kjo 25-vjeçare nga Gramshi kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, ndërsa ka edhe një mesazh për ish-partnerin…

  • VIDEO

    Tritan Shehu për Report Tv: Nëse gjykata e Apelit s’i jep PD-në Berishës do të ishte grusht shteti

    Nëse gjykata e Apelit më 3 mars do të caktojë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, duke zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për t’i dhënë partinë Sali Berishës, grupimi i drejtuar nga ky i fundit nuk do ta njohë vendimin. Tritan Shehu, deputet në grupin e Rithemelimit, për Report Tv se do të ishte një gjykatë e çmendur nëse do të merrte një vendimkundër atij që ka dhënë Zhukri

  • VIDEO

    Berisha foli për orgji me McGonigal, debat në Report Tv, Spahiu: Gratë e Kuvendit u revoltuan sepse na cenoi! Deputetja e Rithemelimit: Punoni me dy standarde, edhe nga PS fyhet

    Po këto fyerje të rënda, për deputeten e Rithemelimit, Sorina Koti ky vendim është me dy standarde tërësisht i padrejtë. E pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu, në Sot lIve në Shqipëri sipas saj, Berisha nuk ka fyer askënd madje është ofenduar më rëndë nga partia socialiste. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 15 shkurt 2023)

    Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me pure patate dhe sallam turist, spinaq në furrë me gjizë dhe vezë dhe supë krem me lulelakër.

    Në studion e Rreze Dielli ishte i ftuar aktori Vasjan Lami, 45 vite në skenë me mbi 80 role, aktori tregon pasionin e tij për artin si regjisor dhe aktor. Së fundmi sjell në skenën shqiptare komedinë franceze “La Baby sitter” ku do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Genc Fugën dhe Andia Xhungën. Ndërsa kthehet në kohë për të kujtuar karrierën e tij të gjatë, miqtë aktorë dhe rolet e shumta.

    Ndër të tjera, ai foli edhe për jetën e tij familjare, njohjen me bashkëshorten në teatër dhe jetën e tyre sëbashku deri më tani. Në një lidhje skype me Maria Gabriella Sulejmani, e cila njihet si “çamja nga Durrësi”, ajo është ndër të parat shqiptare që është bërë e famshme me videot në TikTok. Ajo ndiqet nga shumë njerëz dhe merr pafund komente. Maria aktualisht jeton në Gjermani dhe punon tre punë për të rritur djalin e saj e vetme.

  • VIDEO

    Inceneratorët, GJKKO nuk pranon bashkimin e dosjeve të Elbasanit e Fierit! Lefter Koka në seancë: Po bëj burg prej një të çmendure si Monika Kryemadhi

     Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv