-
VIDEO
I fryu 6 orë bilbilit, Spaho në Report Tv: S’është qesharake, por domosdoshmëri! Do e bëj në çdo seancë! Ç’i duhet Kim për regjistrimin e partive?
Për më shumë se 6 orë, deputeti demokrat, Edmond Spaho i ka fryrë bilbilit në seancën parlamentare dhe në një intervistë në Report Tv, ai e konsideroi si një mënyrë shumë të domosdoshme për pluralizmit.
-
VIDEO
Po kalonte mallra kontrabandë, ndalohet në Vlorë Elidon Çela! Në tetor u arrestua në Durrës se iu gjetën 500 mijë € të fshehura në autobus
Policia e Vlorës ka shoqëruar Elidon Çelën, për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide. Operacioni u krye në bashkëpunim me Doganën e Vlorës dhe policisë. Ai është një i emër i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia se iu gjetën mbi 500 mijë euro të fshehura në autobus
-
VIDEO
Fenomeni i uljes së lindshmërisë, psikologia Binjaku: Fertiliteti, këmbanë alarmi! Të aplikohet bonus për familjet e reja dhe lehtësira për fertilizim in vitro
Psikologia Entela Binjaku shprehet se fenomeni i uljes së lindshmërisë vjen për disa shkaqe, mes të cilave edhe vështirësitë ekonomike dhe fertiliteti që e cilëson këmbanë alarmi. Në një intervistë për Report Tv në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se 4 faktorët që ndikojnë janë struktura familjare, fertiliteti, emigrimi dhe vështirësitë në kushtet e jetesës.
-
VIDEO
Kosova 15 vjet shtet sovran, gazetarja për Report Tv: Atmosferë e veçantë, qytetarët dhanë mesazhe kundër asociacionit, nuk duam republikë të copëtuar
Teksa festohet datëlindja e 15-të e shtetit sovran të Kosovës në sheshet kryesore, duke nderuar figurat e shquara të vendit si dhe duke zhvilluar ceremonitë simbolike, qytetarët e Kosovës përcjellin mesazhet me sfidën e madhe të dialogut me Serbinë. Monumenti ‘New Born’, u vesh sot me një pamje krejt të re, por edhe pse simbol ky monument arrit të përfaqësojë denjësisht mesazhin e fortë kundër asociacionit, tematikë e nxehtë në arenën ndërkombëtare dhe element kyç në dialogun me Serbinë.
-
VIDEO
Gabimet me operacionet plastike, ja përse ndodhin shtrembërimet e fytyrës dhe trupit
“Çoroditja” mbi bukurinë me operacionet plastike. A janë ndërhyrjet plastike pjesë e komplekseve të personalitetit, a bëhen shpesh vajzat “viktima të së bukurës”? Një operacion i gabuar a mund të na ndryshojë jetën? Në një intervistë në “Rreze Dielli” gazetarja Elda Laze, fizioterapisti Dorian Meta, dhe në lidhje skype Zoica Suli si dhe kirurgia plastike Rezarta Kapaj diskutuan më tepër për këtë temë. Zoica Suli tregoi eksperiencën e saj personale me kirugjinë plastike. Ndërsa kirurgia Rezarta Kapaj rrëfeu më tepër për trendet e fundit të kirurgjisë plastike.
-
VIDEO
Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit, takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisionit të Jashtëm dhe Ekonomisë
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Aty do të zhvillojë takim me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisionit të Integrimit të Jashtëm dhe Ekonomisë.
-
VIDEO
Rrëfimi emocionues i ish-ushtarit të UÇK, si e kujton luftën dhe momentin e shpalljes së pavarësisë
Dardan Krasniqi: “Isha 17 vjeç kur vesha unifromën e UÇK-së dhe në familjen tonë sot kemi dy Dëshmorë të Atdheut”
I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte Dardan Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së, i cili foli për 17 shkurtin, datën e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se rruga për liri ka qenë shumë e vështirë dhe se në familjen e tij ka humbur xhaxhain dhe djalin e xhaxhait. “Në familjen time kemi dy Dëshmorë të Atdheut, kurse në pjesën e rrethit miqësor, kam humbur dhe disa miq” tha më pas Dardani.
-
VIDEO
Monumenti simbol i pavarësisë ‘New Born’ me mesazh kundër ‘copëtimit’ të Kosovës! Autori për Report Tv: Do japim lapsa për qytetarët ta firmosin
TIRANË- “No New Born”, “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit është ky mesazhi që ka përcjellë sot monumenti në qendër të Prishtinës, në këtë ditë të shënuar, 15 vjet shtet. Autori i këtij monumenti që u inaugurua për herë të parë më 17 shkurt të vitit 2008, Fisnik Ismaili në një intervistë për Report Tv, në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur se mesazhi parë është kundërshtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke bërë që BR të nënkuptohet dhe si "No New Bosnian Republic".
-
VIDEO
Kek me karrota dhe portokall nga zonja Albana
Kek me karrota dhe portokall
Përbërësit:
- 350 gr karrota
- 5 kokrra vezë
- 200 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 350 gr miell
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 bustinë vanilje
- 1 fç vaj bimor
- Lëkura dhe lëngu e 1 portokalli
Përgatitja:
Fillimisht grijmë karrotën në rende. Marrim lëngun e portokallit dhe më pas grijmë lëkurën. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit. E trazojmë dhe më pas shtojmë miellin, pak kripë, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Në fund shtojmë karrotat e grira. E vendosim brumin e kekut në një tavë të lyer me vaj dhe spërkatur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Pilaf me perime nga zonja Albana
Pilaf me perime
Përbërësit:
- 200 gr oriz
- 400 ml ujë
- 1 qepë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhë
- 1 domate
- 1 lgj salcë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në formë kubike të vogla. Në një tigan me yndyrë kaurdisim qepën me pak kripë derisa të zbutet duke shtuar dhe 2 lugë ujë. Shtojmë specat, salcën dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë më pas masën e orizit duke e përzier 2-3 herë. Hedhim ujë, kripë, piper dhe në fund domatet dhe majdanozin e grirë.
-
VIDEO
Supë me lakër të kuqe nga zonja Albana
Supë me lakër të kuqe
Përbërësit:
- 1 lakër e kuqe
- 2 qepë
- 2 patate
- 200 ml pana
- 1 limon (lëngu)
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
- Fara të ndryshme
Përgatitja:
Presim lakrën dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të ngrohtë me pak kripë. Shtojmë dhe një patate dhe i lemë të ziejnë. Më pas këtë masë e kthejmë në pure në blender. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën, e zbusim me pak kripë dhe shtojmë pak nga lëngu i lakrës. Më pas shtojmë purenë, lëng limoni, pana. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper fhe fara të ndryshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 17 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga mashtrimet "amerikane" të opozitës te Edi Rama hap derën e burgut për Arben Ahmetajn e deri tek mali i mbarsur i drejtësisë.