Protesta e Berishës, Korreshi për Report Tv: Ishte si me regji, mungon nervi qytetar! Fjala revolucion në kohë demokracie e frikshme

14 Shkurt 2023, 09:34

Për deputetin Saimir Korreshi, në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit, mungonte nervi qytetar. Në një interviste për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti demokrat u shpreh se protesta ishte si me regji dhe se në momentin që Sali Berisha u largua nga protesta, të gjithë qytetarët avulluan brenda pak sekondash