• VIDEO

    Kek me mandarina nga zonja Albana

    Kek me mandarina

    Përbërësit:

    • 220 gr miell
    • 8-9 mandarina
    • 100 gr sheqer
    • 150 ml vaj ulliri
    • 160 ml ujë
    • 2 kokrra vezë
    • 1 majë luge kripë
    • 1 bustinë pluhur pjekës
    • Lëkurë mandarine
    • Sheqer pluhur për spërkatje

    Përgatitja:

    Vendosim në një tavë një letër pjekje, e ngjisim mirë dhe e spërkasim me miell. Qërojmë mandarinat, i ndajmë përgjysmë dhe i vendosim rradhë-rradhë.

    Në mikser vendosim një mandarinë dhe 2 vezë. E kalojmë këtë masë në kullesë ku shtojmë sheqerin. E rrahim me telin e vezëve duke shtuar gradualisht vajin. Vazhdojmë trazimin pa ndërprerje, më pas shtojmë ujin dhe miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës derisa të bëhet një masë homogjene. Grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek brumi, e trazojmë dhe të gjithë masën e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 shkurt 2023

    Titujt kryesorë të gazetave për datën e sotme Nga Jamarbër Malltezi ambjentalisti i papunë qëu bë milardier falë vjehrrit, Sali Berisha i bindur se 'Hamza' Meta do e tradhëtoj sërish dhe kapiten goleador ky është Interi i Lautaros!

  • VIDEO

    Çudia nuk zgjati vetëm 3 ditë! (6 shkurt 2023)

    Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së ka refezuar që të tregoj se si ka arritur të zhvillojë takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe për çfarë u diskutua, por e ka konfirmuar se ka pasur një takim me të.

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare.

  • VIDEO

    Noka: Në 11 shkurt shkojmë deri në mosbindje civile! Le t’ia pijnë lëngun gazitlotsjellës! Rama duhet ta takonte McGonigal me përfaqësues të SHBA

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare.

  • VIDEO

    Dine Dine: Komunistët ma vranë babanë kur isha 3 vjeç (6 shkurt 2023)

    Familja Dine nga Maqellara e Dibrës, është një familje me kontribute të mëdha patriotike që ka spikatur në periudhat më delikate të historisë. Por siç ndodhi edhe më shumë familje të mëdha shqiptare që patriotizmin e kishin kryefjalë të jetës, edhe familja Dine do të masakrohej nga komunizmi, menjëherë sapo regjimi të instalohej në Shqipëri. Dine Dine, është një prej pinjollëve të kësaj familje. Ai mbeti jetim që në moshën 3 vjeçare, pasi të atin e vrasin komunistët në një përpjekje për t’u arratisur në kohën që ishte i burgosur. E gjithë jeta e tij më tej do të ishte një kalvar i gjatë sfidash dhe mbijetese, deri në finish të dhimbjes, kur, pas afro gjysëm shekulli persekutim, ai nis të shkruajë e të tregojë, gjithçka kishte parë e përjetuar në këtë rrugëtim ferri...

  • VIDEO

    Gjiknuri foto me McGonigal: Po, e kam takuar! S’ju them për ça folëm! S’e dinim që s’kishte deklaruar vizitat në Shqipëri

    TIRANË- Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së ka refezuar që të tregoj se si ka arritur të zhvillojë takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe për çfarë u diskutua, por e ka konfirmuar se ka pasur një takim me të. Ai tha se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike. Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv m gazetarin Ilir Babaramo, Gjiknuri tha se Shqipëria nuk ka qenë në dijeni se McGonigal nuk i kishte deklaruar udhëtimet e tij në Shqipëri.

  • VIDEO

    U delegua për interpelancën me opozitën për McGonigal, Spiropali në Report Tv: S’donin shpjegim, por zhurmë! Deripaska, koleg i Berishës, asnjë lidhje me Shqipërinë (6 shkurt 2023)

    Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se qëllimi i tyre nuk ishte shpjegimi, por për konfuzion. Sipas Spiropalit, faktet që ato paraqesin janë tërësisht qesharake dhe shtoi se opozita po kërkon që të kapet pas një fije kashte për një aktakuzë që ska lidhje me kryeministrin shqiptar.

    • VIDEO

      ’Nëna më thërret bir, unë ndihem vajzë’/ Prek Lea: Me gurë më dëbuan, kontaktet i humba me të gjithë (6 shkurt 2023)

      Ju përshendes emisioni ’Pa Gjurmë’! Ju ndjek vazhdimisht dhe për këtë dëshiroj që edhe unë të ndaj hisorinë e jetës sime. Ma beso znj.Odeta nuk e pata të lehtë ta marr këtë guxim, por sa kohë e kam pranuar tashmë të jem vetvetja po e bëj. I rrezikuar nga ngacmimet, unë një vrapues midis dy botëve, asaj të 'grave' dhe botës së 'burrave', duke ndarë këtë histori me ju, kërkoj të flas për gjërat që kam humbur dhe ato që kam gjetur, përgjatë këtij hapi që kam bërë në jetë. Nëse do të kisha mundur të zgjidhja ndryshe jetën time, nuk e di nëse do ta kisha bërë dot. Kam një jetë që jam ndjerë tjetër nga ç’kam lindur. Që në moshën kur fëmija bëhet koshient për përjetimet edhe karakterin e tij, unë linda një djalë por gjithnjë u ndjeva vajzë. Nuk e dija saktë çfarë ishte kjo ndjesi, që nisi si pafajësi e moshës duke ia pranuar vetes si diçka normale të shoqërohesha gjithë kohës me vajza dhe të luaja me kukulla. Teksa rritesha pëlqimet i kisha të njëjtat me to dhe kjo më distanconte gjithnë e më shumë nga shoqëria me djem, prej të cilëve merrja vetëm refuzime, tallje e fyerje. Ndjesitë dhe përplasjet brenda vetes më vinin përballë gjykimeve të vazhdueshme për atë që unë shtiresha se nuk isha. Nuk dua të flas si një burrë, të cilit i është caktuar gjinia që në lindje, të cilëve u lejohet të ushtrojnë sovranitetin mashkullor, por as si grua, duke qenë se e kam braktisur vullnetarisht dhe qëllimisht atë formë të mishërimit. Unë dua flas si trans. Sot jam një banor i një bote që i përkas me çdo ndjesi timen. Sot unë jam një 37-vjecar. Prej 7 vitesh jam një i arratisur gjinor, nuk e kam një manual të dallimeve seksuale për shkak të kokëfortësisë së kodeve dhe dëshirave të imponuara, unë nuk jam më pranë familjes sime. U desh të kaloja 30 vite derisa ime motër të zbulonte se kisha folur për një kohë të gjatë me djem. Për herë të parë këtë sekret timin e pranova para nënës, sytë e zgurdulluara të saj në atë rrëfim shokues për të nuk do t’i harroj kurrë. Kjo do të jetë tashmë një luftë e vazhdueshme, nuk është për territor, por ndodh brenda trupit, kënaqësisë dhe jetës sonë. E për këtë kam zgjedhur të jem vetvetja. I shkëputur tërësisht nga familja edhe pse jetoj në të njëjtin qytet, lufta me veten është edhe lufta me përditshmërinë time të frikshme mes ofendimeve e dhunës. Gjuhem me gurë si një grua që ka thyer tabutë e moralit në një tjetër anë të botës tonë. Një episod që zor ta largoj nga mendja është nata kur u përndoqa nga disa djem që më qëllonin vazhdimisht. Unë nuk dua të ndryshoj botën, unë thjeshtë kam aftësinë për të ndryshuar jetën time duke qenë vetvetja dhe ta dua kështu veten time...

    • VIDEO

      ‘McGoningal’, Gështenja: SPAK të nisë hetimet për Ramën! Pëllumbi: Opozita kërkon ta përdorë si kauzë për zgjedhjet e 14-majit

      Deputeti i Partisë Demokratike, thotë se kreu i qeverisë është përfshirë në një aferë korruptive e shton se kreu i qeverisë duhet të ishte i pranishëm në Kuvend për të zhvilluar interpelancë me opozitën. Sipas Gështenjës, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe SPAK duhet të nisë hetimin penale

    • VIDEO

      Shqiptarja nga Ankaraja: Bilanci i viktimave pritet të rritet! Janë goditur shumë qytete, duket sikur do krijohet edhe një herë harta e Turqisë

      Në një lidhje live nga Ankaraja, shqiptarja Anxhela Bregu ka treguar se si paraqitet situata në këto momente, pas 2 lëkundjeve të forta. Ajo tha se nëse infrastruktura do ishte më e mirë, mund të kishte një bilanc më të ulët të viktimave.

       
    • VIDEO

      Parashikimi i horoskopit javor nga astrologu Jorgo Pulla

      Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin  e yjeve për javën 6-12 shkurt në “Rreze Dielli”. Ai thotë që do të jetë një javë me ndikime pozitive për të gjitha shenjat.

       

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 shkurt 2023

      Titujt kryesorë të gazetave për datën e sotme nga legalizimet lista me emrat e përfituesve, ndizet fushata Shkodra frikëson foltoren dhe dominimi total Interi zvogëlon Milanin

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv