• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 shkurt 2023

    Titujt kryesorë të gazetave për datën e sotme: Nga rrugët e florinjta, pse Sali Berisha e përmend gjithmonë e më shpesh burgun dhe intervista nga SHBA e gazetarit libri i të cilit për Gërdecin iu bë film hollivudian!

  • VIDEO

    A ia vlen të protestosh për çeshtjen 'McGonigal' ? (7 shkurt 2023)

    Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokati, Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.

  • VIDEO

    Ekskluzive-Pas gjetjes flet Seit Murto:Ika se vdekja më gënjeu/E braktisën,fqinji i jep mbështetje (7 shkurt 2023)

    U largua nga banesa të dielën e datës 5 shkurt, gjendet pas 24 orësh i moshuari nga Delvina, Seit Murto. 67-vjeçari i diagnostikuar me Alzaimer u zhduk në mënyrë të mistershme pa njoftuar askënd, duke alarmuar familjen Mero, e cila prej vitesh kujdeset për të. Pas denoncimit të rastit në emisionin “Pa Gjurmë” mbërritën shumë telefonata të cilat treguan vendndodhje të ndryshme të 67-vjeçarit, deri kur mbrëmjen e djeshme pas shumë kërkimeve në terren, fqinji i tij e gjen në një përrua në periferi të qytetit të Delvinës. Eltoni e shoqëroi Seitin menjëherë në spital e më pas e strehoi në banesën e tij, ndërkohë që dërgoi edhe disa video ku shihet qartë gjendja e 67-vjeçarit. Gjatë bisedës së moderatores Odeta Dume me të riun që kujdeset për Seitin, ky i fundit ishte aty pranë, duke mos nguruar që të flasë ato pak fjalë që I dalin nga shpirti, pas shumë orëve të vështira që kaloi në temperatura të ulëta, pa askënd që të kujdesej për të.

  • VIDEO

    Beqiri: Floriri i vjedhur nga Berisha dhe Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, i di dhe emrat

    Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se floriri i vjedhur sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta po shitet ende në argjendaritë në Tiranë, e sipas tij ka edhe emrat e bizneseve.

  • VIDEO

    Klodiana Shala: Si e përjetova lajmin e mjekëve për të braktisur sportin në kulmin e karrierës (7 shkurt 2023)

    Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe epitetin e një kampioneje. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion. Klodiana Shala erdhi në “Esencë’ në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Ajo e kujton veten si një fëmijë capkën dhe energjik ndërsa lidhja me sportin e ka shoqëruar që prej kohës së shkollës. Më vonë talenti i saj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare,por Klodiana rrëfen se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti sikundër duhet ta ketë një sportist. Motivi dhe pasioni që kishte për të bërë përpara në sport e ka ndihmuar të tejkalojë çdo vështirësi gjatë viteve. Një prej momenteve të vështira në karrierën e saj ishte tërheqja nga atletika për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale nga dëmtimet në pistën e stërvitjes,Kushtet e vështira të stërvitjes ndër vite patën këtë pasojë,megjithatë atletja Klodiana Shala kur kthehet pas,e kujton rrugën e saj në sport si një mision të kryer. Ajo kujton mardhënien e ngushtë dhe përmbushëse me të atin,prej të cilit ka marrë shumë tipare karakteri. “Im atë ka qenë njeriu me të cilin kam ndarë cdo gjë timen”-tregon ajo. Një pjesë e jetës së saj ka qenë edhe përfshirja në politikë dhe për shkëputjen e shpejtë,Klodiana thotë se ishte pasojë e kompromiseve që nuk bën dot për hir të poliitkës. Ndërsa përditshmëria dhe jeta e saj është e lidhur ngushtë me kafshët,një dashuri pa kushte që ajo e ka jetuar në praninë e tyre, në cdo fazë të jetës së saj.

  • VIDEO

    Botoi librin për ‘Gërdecin’, gazetari amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Shkëlzen Berisha ishte në takimin me Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve

    Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri I të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood, në një intervistë për Report Televizion në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, flet për rihapjen e hetimeve dhe ndalet edhe në disa fakte që SPAK duhet ti marrë në shqyrtim.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli (7 Shkurt 2023)

    Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me mandarina, supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar, qofte të rreme në kos. 
    Çfarë fshihet pas tharjes së gojës, hidhërimit dhe shijes së keqe? Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”. Specialisti i Bimëve Mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin përmes bimëve popullore.
    Gjithashtu publiku realizon telefonata live me specialistin e bimëve mjekësore për shqetësimet e ndryshme shëndetësore që mund të kenë. 

  • VIDEO

    11 shkurti i Berishës, Kandilli: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh të izoluar nga perëndimi

    Një protestë e thirrur nga Foltorja, s’është gjë tjetër veçse një retorikë e vjetër e cila mban vetëm një slogan, “rrëzimin e Edi Ramës”, por gjithnjë dështon. Ky ishte opinioni i Fatbardh Kandilli i Këshillit Kombëtar të PD-së i pyetur nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ Ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar, të vendosur në një prej zonave më të prekura nga tërmeti: Jemi 24 orë në shërbim

    Ekipi shqiptar në Turqi kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë 4 vjeçar pas orësh 31 orësh. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, pjesëtar të ktij ekipi kanë rrëfyer për punën e tyre në Malatya.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja kurat më efektive për t’i shëruar

    Çfarë fshihet pas tharjes së gojës, hidhërimit dhe shijes së keqe? Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”. Specialisti i Bimëve Mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin përmes bimëve popullore.

  • VIDEO

    Qofte të rreme në kos nga zonja Albana

    Qofte të rreme në kos

    Përbërësit:

    • 2 gota miell
    • 1 lç sodë buke
    • 2 kokrra vezë
    • 6 thelpinj hudhër
    • 1 fl vaj bimor
    • 3 gota kos
    • 3 thelpinj hudhër
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim miellin, vezët, sodën e bukës dhe hudhrat e shtypura.

    E punojmë mirë brumin siç veprojmë me brumin e petullave. E hedhim më pas lugë-lugë në vaj të nxehtë për skuqje.

    Kosin e përziejmë me hudhër, vaj ulliri dhe kripë. Zhysim qoftet e rreme në kos. Në një tigan aromatizojmë pak vaj me pluhur speci të kuq, të cilin e shtojmë sipër qofteve me kos.

     

  • VIDEO

    Supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar nga zonja Albana

    Supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar
    Përbërësit:

    • 240 gr elb
    • 2 speca të kuq
    • ½ qepë të thatë
    • Trumzë
    • Kaperi 
    • Lëng perimesh sipas shijes
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper i zi
    • Gjalpë për shije   

    Përgatitja:
    Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri, më pas shtojmë qepën e prerë në shirita dhe e skuqim për disa minuta në zjarr të fortë. Presim specat (pasi kemi larguar farat) në kubikë dhe i shtojmë në tenxhere. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim për 4-5 minuta në zjarr të fortë. Shtojmë pak buljon (lëng perimesh) dhe i gatuajmë derisa të zbuten. Fikim zjarrin dhe e kalojmë masën në blender, i përziejmë dhe kujdesemi që salca të ruajë ngrohtësinë. 
    Elbin e shpëlajmë në ujë, e thajmë dhe e vendosim në një tenxhere të nxehtë, e skuqim për disa minuta, më pas hedhim sipër lëngun e perimeve dhe salcën krem të specave. E gatuajmë si një rizoto, duke shtuar herë pas here lëng perimesh. Në fund të gatimit, shtojmë 1 lugë gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë me pak kaperi sipër.    
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv