-
VIDEO
Tavë me patëllxhanë nga zonja Albana
Tavë me patëllxhanë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 500 gr mish i grirë
- 200 gr qepë
- 2 domate
- 2 lgj salcë domate
- 7-8 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj uthull
- Vaj ulliri
- Vaj për skuqje
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Pasi i lajmë dhe i thajmë mirë patëllxhanët, bëjmë një prerjë për së gjati dhe pastrojmë tulin e brendshëm. I kalojmë në yndyrë sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. I marinojmë me kripë dhe piper në brendësi.
Kaurdisim qepët e prera në kubikë së bashku me tulin e brendshëm të patëllxhanëve. Pasi qepa është zbutur shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë salcën e domates, hudhrat e qëruara, domatet e prera në kubikë të vegjël, uthullën, majdanozin dhe erëza sipas dëshirës. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët. Pjesën e tepruar nga mbushja e hedhim në anësoret e tavës. E vendosim gatimin në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
-
VIDEO
Romstek nga zonja Albana
Romstek
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 lç piper i zi
- 1 lç spec i kuq pluhur
- 1 lç rigon
- 1 ls kripë
- 1 spec i kuq
- 2 vezë
- Pak miell
- Bukë e thërrmuar
- Majdanoz
Përgatitja:
Grijmë qepën në rende ose mikser dhe bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë. E punojmë mirë brumin e përgatitur dhe e lemë të pushojë për disa minuta në frigorifer. Më pas realizojmë qofte në formë hamburgeri sa pëllëmba e dorës. I pudrosim me pak miell dhe galetë, i vendosim në talierë dhe i shtypim mirë me duar. I skuqim në vaj të nxehtë dhe i vendosim në një pjatancë me letër kuzhine për të përthithur vajin nga procesi i skuqjes.
-
VIDEO
Kulaç me djathë nga zonja Albana
Kulaç me djathë
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë qumësht
- 1 lç sheqer
- 1 lç maja e thatë
- 1 e ½ lç kripë
- 3 lgj vaj
- 1 vezë
- 200 gr djathë miks
- 1 e verdhë veze për lyerjen e kulaçit
Përgatitja:
Sheqerin bashkë më majanë e thatë, kripën, 1 lugë miell dhe pak qumësht e lemë të aktivizohet. Miellin e vendosim në një tas qelqi, shtojmë qumështin së bashku me vezën, vajin dhe majanë e aktivizuar. E punojmë mirë brumin e kulaçit dhe e lemë për disa minuta të vijë. Pasi brumi ka qëndruar e punojmë përsëri dhe e hapim me duar duke vendosur në qendër djathë të bardhë dhe kaçkavall. E mbledhim brumin si bohçe dhe e punojmë përsëri mirë duke krijuar një kulaç rrumbullak të mbushur. Lyejmë një tavë më yndyrë, vendosim kulaçin dhe sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. E vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsisus.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Britania paralajmëron një tjetër listë "non grata" në Shqipëri te beteja për PD nis nga fillimi e deri tek Serbia dhe Perëndimi.
-
VIDEO
Fati i PD-së, pse u tërhoq Alibeaj (17 janar 2023)
Situata në Partinë Demokratike, se kujt i përket, Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeaj, është kryefjalë e zhvillimeve politike në vendin tonë, prej ditësh. Të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë ndarë mendime të ndryshme, ku disa qëndrojnë krah Bashës, siç është ish-deputeti Azgan Haklaj, e ndërsa ka edhe zëra kundër tij.
-
VIDEO
Arrestimi i bosit të ‘Cosa Nostra-s’, gazetari shqiptar te ‘Corriere Della Sera’: Ka dyshime se është sakrifikuar nga bosët e rinj të mafias
Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi ka komentuar një nga ngjarjet më të bujshme në Itali, arrestimin e Matteo Messina Denaro, kreut të mafias italiane ‘Cosa Nostra’.
-
VIDEO
Kostumografja Anila Zajmi Katanolli, artistja klasike dhe ekstravagante (17 janar 2023)
Ajo është stiliste,piktore,kostumografe. Shpesh nuk kuptohet ku nis njëra e ku përfundon tjetra,sepse tek Anila Zajmi (Katanolli) të gjitha dimensionet e artistes janë një. Ajo erdhi në “Esencë” në një rrëfim të ndjerë dhe shumë të sinqertë për jetën personale dhe atë profesionale. Dëshira e saj për të qenë pjesë e artit ka lindur që në fëmijëri ku ajo e ka pasur të qartë se cili do të ishte profesioni i saj. E dhënë pas stilit dhe dukjes,me një kujdes nga e ëma që i qepte të gjitha veshjet ajo nuk e pati fort të vështirë të ndiqte rrugën e saj. E rritur me disiplinë mes sportit,me një mama gjimnaste dhe artit me një baba piktor, Anila kujton që të dyja fushat e kanë ndihmuar shumë që të ndërtojë karakterin. “Prezenca e tim eti në jetën time,në ide në mendime ka qenë e jashtëzakonshme”-rrëfen ajo duke e konsideruar të atin mentorin e jetës së saj. Traditën,lidhjen e saj të fortë me natyrën dhe gjendjet emocionale i ndërthur gjithnjë në pikturat veshjet dhe kostumet e saj. Një passion për teatrin lindi tek Anila Zajmi një dëshirë të hershme për të studiuar teatër,por në një mënyrë ajo u lidh me këtë të fundit,duke qenë kostumografe e mjaft shfaqjeve të teatrit ndër vite. Një surprizë nga e bija,Jola ishte finalja emocionuese e një rrëfimi të vecantë të artistes Anila Zajmi (Katanolli) në studion e “Esencë”.
-
VIDEO
Del nga jetimorja, ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen/Pas 18 vitesh takohet me nënën biologjike (17 janar 2023)
18-vjeçari Luis Sheta, pasi doli nga jetimorja e Shkodrës iu drejtua programit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, falë të cilit arriti të shoh për herë të parë imazhin e njërit prej vëllezërve. Luis Sheta iu drejtua fillimisht me një mesazh emisionit, ku rrëfente detaje nga jeta e tij. Historinë e katër vëllezërve, që u braktisën nga nëna dhe u rritën nëpër jetimore. Ai ishte i ftuar në studio pasditen e kësaj të marte, ku përjetoi jo pak emocione të forta. Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat... Pas kërkime intensive të bërë nga stafi për të gjetur jo pak, por tre vëllezër u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së Aleksit. 12-vjeçari ndodhet në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, Aleksi nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të papërshkueshme për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. ’Pa Gjurmë’ mundësoi që të dy, jo vetëm të mësonin për ekzistencën e njëri-tjetrit, por ta shihnin për herë të parë imazhin e tyre. Aleksi e surprizoi me një letër të ndjerë vëllain, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy. Aleksi: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time. Luis Shena: Aleks të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’. Të vështira ishin minutat në vijim, ndërsa për herë të parë Luisi takohet edhe me nënën biologjike. Pas shumë kërkimeve ’Pa Gjurmë’ gjen Rajmonda Shetën duke e sjelle ne studio. Përballeë te birit, ajo tregon arsyet e braktisjes, pasi ishte dhunuar nga babai i tyre. Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve... Dua të rri afër djalit... (qan)
-
VIDEO
Emocionojnë live dy vëllezërt jetim/Video:Dua të të takoj para se të birësohem
U rritën në jetimore, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV Luis Sheta gjen njërin prej tre vëllezërve. 12-vjeçari u gjet në shtëpinë e fëmijës Sarandë, ndërsa për dy të tjerët dyshohet të jenë birësuar. ’Pa Gjurmë’ surprizon 18-vjeçarin, duke i sjelle në studio nënën biologjike. 18-vjeçari Luis Sheta, pasi doli nga jetimorja e Shkodrës iu drejtua programit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, falë të cilit arriti të shoh për herë të parë imazhin e njërit prej vëllezërve. Luis Sheta iu drejtua fillimisht me një mesazh emisionit, ku rrëfente detaje nga jeta e tij. Historinë e katër vëllezërve, që u braktisën nga nëna dhe u rritën nëpër jetimore. Ai ishte i ftuar në studio pasditen e kësaj të marte, ku përjetoi jo pak emocione të forta. Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat... Pas kërkime intensive të bërë nga stafi për të gjetur jo pak, por tre vëllezër u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së Aleksit. 12-vjeçari ndodhet në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, Aleksi nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të papërshkueshme për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. ’Pa Gjurmë’ mundësoi që të dy, jo vetëm të mësonin për ekzistencën e njëri-tjetrit, por ta shihnin për herë të parë imazhin e tyre. Aleksi e surprizoi me një letër të ndjerë vëllain, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy. Aleksi: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time. Luis Shena: Aleks të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’. Të vështira ishin minutat në vijim, ndërsa për herë të parë Luisi takohet edhe me nënën biologjike. Pas shumë kërkimeve ’Pa Gjurmë’ gjen Rajmonda Shetën duke e sjelle ne studio. Përballeë te birit, ajo tregon arsyet e braktisjes, pasi ishte dhunuar nga babai i tyre. Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve... Dua të rri afër djalit... (qan)
-
VIDEO
‘Lufta’ për PD vijon vetëm për vendimin e Zhukrit, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt në Report Tv: Vetëm ne duam zgjidhjen, Berisha me mentalitet bolshevik
“S’është tërheqje, por shtysë.” Kjo ka qenë përgjigja e avokatit të grupit të PD-në Alibeaj, Indrit Sefa ndaj komentit të Berishës në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj
-
VIDEO
Firmat për shkarkimin e Alibeajt, Çollaku: Komplot për ta rrëzuar, s’i shërben bashkimit! S’ka tërheqje në përballjen në gjykatë, përpjekje për përshpejtim të vendimit
Çollaku tha se çdo kush ka ambicie politike për atë post, por nuk mund të shitet me alibinë për bashkimin e grupit të PD-së. Sipas Çollakut, nëse është vullneti për bashkim, duhet që të mblidhen të gjithë bashkë dhe ta diskutojnë
-
VIDEO
‘Terroriste,’ Kërcënohet studentja, që mori iniciativën për të hapur bibliotekën shqipe në Manastir
Emira Selimi është një studente nga qyteti i Shkupit. Ajo ka marrë iniciativë për hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit. Në një intervistë për ‘’Rreze Dielli’’ ajo rrëfen se si ka filluar e gjithë kjo iniciativë, gjithashtu dhe për mbështetjet që ka pasur deri më tani nga figura të njohura publike dhe njerëz të tjerë.