-
VIDEO
16-vjeçarja rrezikoi jetën nga bullizmi, çfarë po ndodh me adoleshentët shqiptarë?
Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh me adoleshentët dhe si mund ta luftojmë këtë fenomen. Për këtë çështje në studion e “Rreze Dielli” foli arlinda çausholli , gazetare / publicist, Altin Joka nutricioniste dhe psikologia shkollore Orgesa Qosja. Po ashtu dy vajza në moshë shkollore, treguan eksperiencat e tyre personale me bullizmin e përjetuar në shkollë dhe si i kanë bërë ballë atij.
-
VIDEO
Qofte me polenta nga zonja Albana
Qofte me polenta
Përbërësit:- 225 gr polenta (miell misri i verdhë)
- 700 ml qumësht
- 125 gr djathë taleggio
- 2 qepë të kuqe
- Vaj ulliri
- Fara susami
- Rozmarinë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e kuqe të grirë imët, ndihmojmë zutjen e qepës me pak kripë dhe pasi qepa është kaurdisur plotësisht shtojmë pak majdanoz dhe rozmarinë të thatë ose të njomë.Në një tenxhere vendosim qumështin me pak kripë dhe e ngrohim aq sa ta durojë gishti i dorës. Më pas shtojmë gradualisht duke e trazuar miellin e misrit. Pasi polenta është trashur shtojmë qepën e kaurdisur dhe djathin e prerë në kubikë të vegjël. E trazojmë mirë dhe e lemë të ftohet. Lagim duart me pak ujë dhe realizojmë me polentën qofte të vogla rrumbullake të cilat i servirim duke i kaluar më parë në fara susami. Sipas dëshirës mund të bëjmë disa qofte me susam dhe disa të tjera me fara ose bimë të tjera aromatike të thara apo grira.
-
VIDEO
Gabimet më të shpeshta që bëjnë gjatë grimit vajzat dhe gratë, ja si t’i shmangni
Grimi për vajzat dhe gratë është tepër i rëndësishëm. Por shpesh teknikat e përdorura mund të jenë të gabuara. Si duhet të jenë këto teknika për vajzat dhe gratë, që të shmangin gabimet gjatë grimit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” grimieria Enxhi Kolndreu dha disa këshilla tepër të vlefshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i fortë i Yuri Kim te SPAK do hetojë pasuritë e Berishës e Metës e deri tek ikja e një humanisti.
-
VIDEO
Yuri Kim, bilanci i tre viteve dhe shkërmoqja e foltores (19 janar 2023)
Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Sokol Balla në 'Real Story', ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dha një mesazh të qartë për Reformën në Drejtësi, duke deklaruar se ka njerëz të shqetësuar që mund të ndëshkohen në vazhdim. PD-së, Kim i kërkoi të shohë nga e ardhmja për të qenë një forcë qeverisëse, ndërsa u ndal edhe në investimet amerikane në vendin tonë.
-
VIDEO
Kriza në PD, a ka prekur fundin opozita? (19 janar 2023)
Sipas Murrizit ai është shpallur investitor strategjik nga Edi Rama në Gjirin e Lalëzit, ndërsa me ironi shtoi se pas kaq shumë muajsh u kujtua se ka krizë në Partinë Demokratike. Sa i takon situatës brenda PD-së, Murrizi u shpreh se ka prekur fundin që në vitin 2019.
-
VIDEO
’K...’ degjeneron në ofendime përballja mes çiftit 70-vjeçarë, rëagojnë fëmijët: Na Turpëruan! (19 janar 2023)
Sikur të mos mjaftonin 46 vite dhunë nga bashkëshorti i saj, sot 67-vjeçarja nga Vlora ndjehet ende e rrezikuar prej tij. Urdhri i lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datë 24.10.2022 me afat deri me datë 24.02.2023 është anuluar gjatë një seance gjyqësore në të cilën Engjëllushja nuk ka qenë presente. Pak ditë më parë në shtëpinë e 67-vjeçares është paraqitur një punonjës i përmbarimit, i cili i ka komunikuar gojarisht vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit më datë 27 dhjetor 2022, që anulon urdhrin e mbrojtjes së lëshuar më 24.10 2022 si dhe rikthimin e bashkëshortit Stefan Meksi në banesë. Për Engjëllushen kjo është e pamundur, pasi ajo nuk mund të jetojë në të njëjtën çati me burrin dhunues, me të cilin tashmë është edhe në proces divorci. Ajo ndjehet jo vetëm e frikësuar, por e rrezikuar nga ajo që mund të ndodhë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, të cilët jetojnë në emigracion. Ata nuk kanë asnjë marrëdhënie me babain e tyre, ndërsa me nënën kanë komunikime të vazhdueshme. Prej vitit 1994 familja Meksi emigruan në shtetin grek ku jetuan për afro 28 vite. Një nga arsyet pse burrë e grua u kthyen në atdhe ishte konflikti që ndodhi në Greqi mes Stefanit dhe një tjetër personi. Të dy mbërritën në Shqipëri, në shkurt të vitit 2022 për të jetuar në qytetin e lindjes, në Vlorë. Por mesa duket për gruan 67-vjeçare dhuna nuk do të merrte fund, përkundrazi ajo do të ishte gjithnjë nën kërcënimin e vazhdueshëm të burrit 69-vjeçar, nga i cili nuk po gjen dot shpëtim... Kjo histori u rrëfye nga Engjëllushe Meksi pak ditë më parë në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' ndërsa bashkëshorti Stefani reagoi në minutat e fundit të transmetimit.
-
VIDEO
Gjykata urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, Nesho: Presion politik para zgjedhjeve nga Rama që ka çdo pushtet
Pasi gjykata urdhëroi SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës pas dyshimeve se ka lidhje me vjedhjen e floririt të Kërrabës, Agim Nesho Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë e ka cilësuar këtë hap, si një presion politik që bëhet para zgjedhjeve të 14 majit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 19 janar 2023)
Dora Koka është stilistja shqiptare e cila punon për firmat më të mëdha të modës në botë. ‘Givenchy’, ‘Armani’, ‘Gucci’,’Prada’ dhe Versace janë disa nga market që ajo ka punuar dhe punon prej 20 vitesh në Itali. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu për punën e saj me vipat më të famshëm botëror dhe kapriçot e tyre në punë.
Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023, përfitimet dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio. Intervistën e plotë e gjeni në kanalin e youtube “Rreze Dielli”
Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër në furrë me perime/ Supë me mish pule dhe makarona fidhe/ Speca turshi
-
VIDEO
Pa gjurmë -I dha fund martesës pas dhunës prej 48-vitesh,nëna e tre fëmijëve,akuza ish-bashkëshortit
I dha fund martesës pas dhunës prej 48-vitesh, nëna e tre fëmijëve, akuza ish-bashkëshortit E pajisur me urdhër mbrojtje, burri kërcënon me jetë 67-vjeçaren kërkon t’i hyjë në banesë Mes deklaratave të forta, gruaja kërkoi ndihmë, sot ’Pa Gjurmë’ përball akuzat Na ndiqni sot ora 16:00 në Report TV me moderatore Odeta Dume
-
VIDEO
Kamerat spiune në shërbim të grupeve kriminale, Softa: S’kishin sinjal! Pamjet transmetoheshin përmes kabllove të internetit! Policia mund t’i kthente në dobi të saj
Me zbulimin në Shkodër të kamerave spiune, eksperti i sigurisë Fation Softa thotë se heqja e tyre ishte e gabuar pasi mund të përdoreshin nga policia për qëllimet e tyre. Në një intervistë për Report Tv në 'Sot, live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, Softa e konsideron të ekzagjeruar dhe në shkallë të lartë sigurie përdorimin e kamerave në Shkodër, duke shtuar se tregon arsyen përse nuk gjenden serverat.
-
VIDEO
Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023? Ekspertja ju shpjegon gjithçka që duhet të dini
Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023, përfitimet dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.