-
VIDEO
Mimoza Keta:Nga rënia e flokëve tek çrregullimi ciklit, ja shenjat që vuani nga vezoret policistike
Sindromi i vezoreve policistike është një ndër problematikat dhe sëmundjet që prek vajzat dhe gratë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Mimoza Keta tregoi simptomat dhe shenjat e kësaj sëmundje dhe dha disa këshilla se si ta kaloni sa më lehtë.
-
VIDEO
Pite me spinaq nga amvisa e Kosovës
Pite e kosovës me spinaq
Përbërësit:
- 4 fç miell
- 1 e ½ fç ujë i vakët
- ½ ls kripë
- 1 ls vaj
- ½ ls uthull
- 1 tufë spinaq
- 1 tufë qepë të njoma
- 1 gotë kos
- 2 lgj mazë (ajkë kosi)
- 2 vezë
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin me miell, ujë të vakët, kripë, pak vaj dhe uthull. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël. Kuleçët më pas i hapim në rrethore (me diametër të vogjël), të cilat i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer më pak yndyrë. Hapim një petë të madhe me 5-6 kuleçë dhe e shtrojmë në një tavë.
Të gjithë përbërësit e mbushjes i trazojmë mirë në një tas; spinaqin e grirë mesatarisht, qepët e njoma të grira shumë imët, vezët, kosin, mazën dhe kripën. E vendosim mbushjen në tavë dhe më pas vendosim petën tjetër të cilën e hapim njësoj si peta e parë me kuleçë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
Kajmaçin (sytpite) nga amvisa e Kosovës
Kajmaçin (sytpite)
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 10 vezë
- 5 lgj miell
Sherbeti:
- 3 gota ujë
- 2 gota sheqer
Përgatitja:
Rrahim fillimisht vezët, më pas shtojmë qumështin, vazhdojmë rrahjen dhe në fund shtojmë miellin gradualisht. Të gjithë masën e përgatitur e hedhim në një tavë dhe e vendosim në furrë të piqet derisa të mpikset dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.
Ndërkohë përgatisim sherbetin me ujë dhe sheqer. Pasi kajmaçina të piqet e sherbetosim dhe e servirim pas disa orësh.
-
VIDEO
Picë për 5 minuta, 'sekreti' për super shije nga zonja Albana
Pica me kërpudha
Përbërësit:
- Brumë pice i gatshëm
- 200 gr kërpudha porcini
- 300 gr mocarela
- 350 gr salcë domate
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim brumin e gatshëm të picës në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. E lyejmë mirë brumin e picës me salcë domate të freskët dhe më pas vendosim kërpudhat porcini të prera në fetëza si dhe djathin mocarela. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e vendosim picën të piqet në furrë të nxehtë të parangorhur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga lufta e tretë në PD te "plas" në PS Rama kryqëzon Xhaçkën e deri tek Verona 450 mijë euro për Skukën.
-
VIDEO
Amnistia fiskale dhe mijërat eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses (16 janar 2023)
Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT. Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, dhe fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë ‘pa pronar’ ishte temë diskutimi në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Ago Agaj, vrasja misterioze e vëllait nga Sigurimi (16 janar 2023)
Prej ditës që komunistët morën pushtetin në Shqipëri, në familjen vlonjate Agaj, vendosur në Tiranë në fund të Luftës, komunistët do bënin një raprezalje, që ata as e kishin menduar. Biri i tyre Ago Agaj, deri ato ditë Ministër i Ekonomisë, ishte arratisur jashtë vendit, së bashku me dy vëllezërit e tij, dhe shumë nacionalistë të tjerë. E kishin kryer atë akt, pasi e dinin që komunistët me të marrë pushtetin do ti çonin në puushkatim, për shkak të angazhimit të tyre në krahun e nacionalistëve. Në shenjë hakmarrje ndaj kësaj arratie, siç po ndodhte në shumë familje të nacionalistëve, komunistët do të derdhnin hakmarrjen e tyre më të egër. Ndërkohë që tre djemtë e familjes Agaj ishin tashmë në emigrim, Sigurimi i shtetit do të organizonte në vitin 1949, në rrethana misterioze vrasjen e Pirros, vëllai të vogël të Agos. Ndërsa familja e tyre do të përjetonte kalvarin e gjatë e të vështirë të vuajtjeve nën persekutim, një kalvar që do të zgjaste plot 47 vjet për ta.
-
VIDEO
Amnistia Fiskale e Qeverisë, Enno Bozdo në ‘5 pyetjet’: Bankat e nivelit të dytë, të ekspozuara! Institucionet ndërkombëtare mund t’i penalizojnë, sikur t’i heqin nga SWIFT
Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT.
-
VIDEO
Amnisti fiskalë këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE
Amnistia fiskale, një projektligj të cilin mazhoranca duket e vendosur ta miratojë, për deputetin e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është një kokëfortësi e Ramës për të incentivuar krimin përmes pastrimit të parave. Në një intervistë në Report Tv Xhixho nënvizon me bindje se një nismë e tillë e përfunduar me sukses do ta dëmtonte rëndë integrimin evropian të vendit.
-
VIDEO
Akuzat e politikës për magjistratët/ Metani në ‘Kontrast’: Drejtësia nuk bëhet me deklarata! Drejtohuni ILD (16 janar 2023)
Mes akuzave nga opozita për gjyqtarë dhe prokurorë që shkelin ligjin, Inspektori i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani ka deklaruar se nuk mund të bëhet drejtësi me deklarata politike, prandaj u ka kërkuar që t’i adresojnë këto ankesa pranë institucionit të tij që të gjejnë zgjidhje.
-
VIDEO
Zv.ministri i Bujqësisë për Report Tv: Prodhimi i vajti të ullirit ishte 40% më i lartë se viti i kaluar! Eksportojmë në produkte në 72 vende të botës
40% më i lartë se i vitit i kaluar ishte prodhimi i vajit të ullirit këtë sezon në vendin tonë. Kështu bëri me dije zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv i cili tha se sivjet ishte një vit i mbarë për prodhimin e vajit të ullirit me mbi 150 mijë ton
-
VIDEO
Ylli Merja: Depresioni, si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’’ në emisionin “Rreze Dielli”, mjeku popullor dha disa këshilla për depresionin dhe kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale.