Emocionojnë live dy vëllezërt jetim/Video:Dua të të takoj para se të birësohem

17 Janar 2023, 18:59

U rritën në jetimore, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV Luis Sheta gjen njërin prej tre vëllezërve. 12-vjeçari u gjet në shtëpinë e fëmijës Sarandë, ndërsa për dy të tjerët dyshohet të jenë birësuar. ’Pa Gjurmë’ surprizon 18-vjeçarin, duke i sjelle në studio nënën biologjike. 18-vjeçari Luis Sheta, pasi doli nga jetimorja e Shkodrës iu drejtua programit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, falë të cilit arriti të shoh për herë të parë imazhin e njërit prej vëllezërve. Luis Sheta iu drejtua fillimisht me një mesazh emisionit, ku rrëfente detaje nga jeta e tij. Historinë e katër vëllezërve, që u braktisën nga nëna dhe u rritën nëpër jetimore. Ai ishte i ftuar në studio pasditen e kësaj të marte, ku përjetoi jo pak emocione të forta. Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat... Pas kërkime intensive të bërë nga stafi për të gjetur jo pak, por tre vëllezër u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së Aleksit. 12-vjeçari ndodhet në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, Aleksi nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të papërshkueshme për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. ’Pa Gjurmë’ mundësoi që të dy, jo vetëm të mësonin për ekzistencën e njëri-tjetrit, por ta shihnin për herë të parë imazhin e tyre. Aleksi e surprizoi me një letër të ndjerë vëllain, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy. Aleksi: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time. Luis Shena: Aleks të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’. Të vështira ishin minutat në vijim, ndërsa për herë të parë Luisi takohet edhe me nënën biologjike. Pas shumë kërkimeve ’Pa Gjurmë’ gjen Rajmonda Shetën duke e sjelle ne studio. Përballeë te birit, ajo tregon arsyet e braktisjes, pasi ishte dhunuar nga babai i tyre. Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve... Dua të rri afër djalit... (qan)