-
VIDEO
Nga Rihana tek Maria de Filippi, stilistja shqiptare me famë ndërkombëtare tregon kapriçot e vipave
Dora Koka është një stiliste shqiptare që punon për firmat më të mëdha të modës në botë. ‘Givenchy’, ‘Armani’, ‘Gucci’,’Prada’ dhe Versace janë disa nga market që ajo ka punuar dhe punon prej 20 vitesh në Itali. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu për punën e saj me vipat më të famshëm botëror dhe kapriçot e tyre në punë. Disa nga emrat më të njohur me të cilët ka punuar Dora janë, Rihana, John Legend, Maria De Filippi, Robbie Ëilliams dhe shumë të tjerë.
-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK, pyetet mbi një orë për tenderat e dhëna në kohën kur drejtonte bashkinë
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.
-
VIDEO
Situata nga moti i keq, kryebashkiaku i Lezhës për Report Tv: Ekipet e emergjencave janë në terren, kemi gjithçka nën kontroll
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu foli në Report Tv për situatën e krijuar nga moti i keq. Ndreu tha se të gjitha ekipet e emergjencës janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Ndreu tha se kanë identifikuar zonat problematike dhe kanë gjithçka në kontroll.
-
VIDEO
Përmbytjet e tokave, kulturat që po rrezikohen të rrënohen
-
VIDEO
Rastet e shumta të qytetarëve të infektuar me grip, epidemiologia e ISHP: Shmangni spitalet! Janë viroza normale, nuk duhen trajtuar me antibiotikë
Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi.
-
VIDEO
Lakër në furrë me perime dhe pançetë të tymosur nga zonja Albana
Lakër në furrë me perime dhe pançetë të tymosur
Përbërësit:
- 1 lakër e vogël
- 200 gr produkte sallamerie FIX
- 1 qepë e thatë
- 2 qepë të njoma
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 karrota
- 3 vezë
- 1 gotë kos
- 1 gotë qumësht
- 3 lgj miell
- ½ fç vaj
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë kopër
- Djathë i grirë
- Koncentrat perimesh
- Piper i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
Salca shoqëruese:
- 3 lgj kos natyral
- 3 lgj majonezë
- Koncentrat perimesh
- Majdanoz ose koper
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj shtojmë qepën e thatë të grirë imët, e spërkasim me kripë dhe e lemë të zbutet. Specat jeshil dhe të kuq i presim në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë karrotën e grirë në rende, lakrën e prerë hollë sikurse dhe qepët e njoma. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të ulet vëllimi i lakrës, më pas rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë pançetën e tymosur, salçiçe, suxhuk (një miks proshimesh sallamerie) të prera në kubikë. E lëmë gatimin në zjarr për 5 minuta dhe e spërkasim me majdanoz.
Miellin e trazojmë më qumështin, kosin, vezët dhe vajin. Masën e përgatitur të lakrës e vendosim në një tavë dhe sipër shtojmë masën e kremit me qumësht, kos, miell dhe vezë. Në fund bëjmë një spërkatje të sipërfaqes së tavës me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi tava është pjekur e servirim shoqëruar me pak salcë të përgatitur me kos, majonezë, erëza, koper dhe majdanoz.
-
VIDEO
Supë me mish pule dhe makarona fidhe nga zonja Albana
Supë me mish pule dhe makarona fidhe
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 200 gr makarona fidhe
- 1 karrotë
- 1 litër lëng mishi
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- 2 copë djathë bebe
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas e ndajmë nga kockat dhe mishin e pulës e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e leme të ziejë për 10 minuta, Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.
-
VIDEO
Speca turshi nga zonja Albana
Speca turshi
Përbërësit:
- 2 kg speca të kuq
- 6 thelpinj hudhër
- 20 kokrra piper i zi
- 2 lgj vaj ulliri
- 500 ml uthull
- 1 litër ujë
- 1 lgj kripë
- ½ lgj sheqer
- 4-5 gjethe dafine
- 1 tufë majdanoz
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë specat dhe i pastrojmë nga bishtat dhe farat. Në një tenxhere shtojmë uthullën e mollës, ujin, kripën dhe sheqerin. Sapo uji të vlojë shtojmë specat pjesë-pjesë që të ketë hapësirë. I lemë rreth 15 sekonda në çdo krahë. Pastrojmë hudhrat i shtojmë tek turshitë së bashku me dafinën, kokrrat e piperit dhe majdanozin. I mbyllim në një kavanoz hermetikisht. Pasi të ftohen kavanozat i kthejmë përmbys.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga "ditë të zeza" për pushtetarët e lartë të korruptuar te BSH thotë se më shumë se 23% e shqiptarëve janë në varfëri e deri tek Interi i bën zbor Milanit.
-
VIDEO
Debati mbi emigrantë shqiptarë në Angli, Boçi në ‘Repolitix’: Shpopullim të tillë nuk ka pasur më parë! Meçja: Opozita e përdor si kauzë, por nuk ka efekt (18 janar 2023)
Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë dhe përse ka pasur reagime të ashpra nga disa zyrtarë britanikë? Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme në “Repolitix” me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, përmbytet lagjia ‘Besëlidhje’ në Lezhë! Disa zona pa energji elektrike
Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Do takohej me djalin, zhduket nga qyteti i mafias fieraku/Merret në pyetje gruaja italiane (18 Janar 2023)
U nis për të takuar djalin e tij në Itali, por zhduket sapo zbret në aeroportin e Catanias, në Siçili. Fjorentin Bardhi është 50-vjeçari nga Fieri, I cili që prej datës 28 qershor 2022 ka humbur çdo kontakt me familjarët, ndërsa këta të fundit kërkojnë ndihmën e emisionit për të rënë në gjurmët e tij. I shoqëruar nga i vëllai, Fjorentini, u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 13:00 për të mbërritur në aeroportin e Catanias në orën 14:30, ndërsa me vete kishte vetëm një valixhe. Pasditen e po të njëjtës ditë, të bindur se fluturimi kishte përfunduar, familjarët e telefonojnë 50-vjeçarin, por ai nuk përgjigjet. Kaluan disa orë dhe shqetësimi I tyre u rrit kur mësuan se ai nuk kishte mbërritur në shtëpi tek djali, madje edhe bashkëshortja e tij nuk kishte komunikuar me të. Vëllai i Fjorentinit, Nerman Bardhi udhëtoi në muajin shtator në Catania ku dhe bëri një denoncim për zhdukjen e 50-vjeçarit, por ende sot kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga humbja e tij, nuk ka asnjë informacion.