• VIDEO

    Djathë me perime në tavë balte nga zonja Albana

    Djathë me perime në tavë balte

    Përbërësit:

    • 250 gr djathë i bardhë
    • 2 domate
    • 1 qepë
    • 3 speca
    • 1 spec djegës (opsionale)
    • 100 gr djathë i fortë kaçkavall
    • 100 gr djathë i butë
    • Rigon
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Presim domatet, qepën dhe specat në feta të holla. Djathin e bardhë e ndajmë në dy copa të sheshta. Në tavën prej balte shtrojmë fillimisht fetat e domates, specat, vendosim sipër copën e parë të djathit dhe e mbulojmë me pak kaçkavall të grirë. Vazhdojmë me copën e dytë të djathit feta, domatet dhe specat e mbetur. Sipër hedhim pjesën tjetër të djathit të grirë kaçkavall dhe djathit të butë dhe pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 180°C për rreth 15 minuta, derisa djathrat të shkrihen dhe të krijohet një kore e artë. Në fund e spërkatim me shumë rigon dhe e shërbejmë të nxehtë me bukë të freskët

  • VIDEO

    Kabuni me rrush të thatë nga zonja Albana

    Kabuni me rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 1 gotë oriz
    • 2 gota ujë
    • 250 - 300 gr rrush të thatë
    • 400 gr sheqer
    • 3-4 lgj gjalpë
    • Kanellë dhe karafil

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë orizin e shpëlarë dhe fillojmë t'i trazojmë së bashku duke e skuqur pak. Orizi gjatë skuqjes duhet të marrë ngjyrë paksa të kuqërremtë. Pasi orizi është skuqur shtojmë ujin dhe e trazojmë gjatë hedhjes. E lëmë orizin të ziejë. Pasi shteron uji dhe orizi është zierë mirë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta afërsisht. Në një enë tjetër fillojmë të shtrojmë një shtresë me oriz dhe mbi sipërfaqen e tij shtojmë sheqerin të hapur njëtrajtësisht, kanellë, rrush të thatë dhe pak karafil sa për aromë. Pastaj fillojmë me shtresën tjetër të njëjtën procedurë si më parë, derisa të arrijmë tek shtresa e fundit. Edhe në sipërfaqen e shtresës së fundit i hedhim sheqer, kanellë, rrush i thatë dhe pak karafil. E mbulojmë orizin e ngrohtë me një enë tjetër që të shkrijë sheqeri. Në fund të enës do të krijohet një lëng kaf si sherbet, i cili është sheqeri i shkrirë, atëherë kabunia është gati dhe mund të serviret.

  • VIDEO

    Dardha të fermentuara nga zonja Albana

    Dardha të fermentuara

    Përbërësit:

    • Dardha të forta
    • 1 litër ujë
    • 1 ls kripë
    • 1 fç mjaltë
    • 2 shkopinj kanelle
    • 10 gozhdë karafil
    • 10 kokrra piper i kuq
    • Erëza sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Pasi i lemë në ujë me sodë i vendosim dardhat në kavanoz steril. Përziejmë ujin me kripë dhe mjaltë. Hedhim lëngun mbi dardhat derisa të mbulohen plotësisht. Shtojmë erëzat, mbyllim kavanozin dhe e lemë në temperaturë ambienti për rreth 1–2 javë. Shija kalon nga e ëmbël në të ëmbël-thartë dhe tekstura mbetet e fortë.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Klosi tregon planin B se kush do ta zëvendësojë Ramën në PS te pse "populli" nuk është diagnoza e deri tek helmi në "pjatën" e ligjit.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 8 maj 1997/ Paralajmërimi i fortë nga Italia nëse rrëzohet qeveria Fino ,OSBE denoncon politikanët për bllokimin e zgjedhjeve

     

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Përplasjet mes partive politike ishin shumë të mëdha na fillim majin e vitit 1997-të. Ato vinin për ligjin elektoral dhe zgjedhjet e qershorit ishin në rrezik. Shpresa e vetme për të gjetur zgjidhje ishte Franc Vranicki i dërguari i OSBE-së në Shqipëri. Gazeta Shqiptare shkruan : “ OSBE akuzon se po pengohen zgjedhjet”. Ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “ Vranicki: sot data e zgjedhjeve”. Në RD botimin e Partisë Demokratike sulmohej Fino kryeministri socialist i qeverisë së Pajtimit Kombëtar ndërsa nga Italia vinte një paralajmërim i fortë nëse binte qeveria Fino.

  • VIDEO

    Protesta e PD, Hasimja: Opozita i bën për të tërhequr vëmendjen! Duhet të bindin se kanë shanse të vijnë në pushtet

    Ermal Hasimja, politolog ishte i ftuar këtë të premte në 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ku ndër të tjera foli edhe për protestën e opozitës që do të zhvillohet pasditen e kësaj të premteje.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Frontline'| Dokumenti exclusiv/ Mereme Sela i anulon zgjedhjet Berishës? ‘Shkëlzeni pronar i PD-së’

      Në studion e emisionit ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv u diskutua për ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetarin e PD-së, ku në garë është vetëm Sali Berisha.

    • VIDEO

      Spahiu: Meremja s’është qesharake, por gara pa kandidat e Berishës është banale dhe komike.

       

      Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

    • VIDEO

      Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton

      Për juristin Kreshnik Spahiu, në të gjithë botën demokratike, është partia që humb zgjedhjet e cila hyn në një proces të brendshëm zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe rigjenerimin e krerëve të strukturave.

      • VIDEO

        Berisha i vetëm në garë/ Petraj: PD e ka përfunduar misionin e vet! Balliu: Pronari real i partisë s’është Saliu, por Shkëlzeni! Futën ish-të korruptuarin e gjyqësorit Gjin Gjoni të më sulmonte

        Për avokatin Edmond Petraj, pas lejimit vetëm të Sali Berishës për të garuar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD-së, kjo forcë politike e ka përfunduar misionin e vet. Ndërsa për juristen Alesia Balliu, 'zgjedhjet' e 23 majit në të vërtetë janë një farsë që po u serviret qytetarëve si garë reale.

        • VIDEO

          Emisioni i plotë 'Bota Report'| A e kuptoi Amerika se nuk ecën dot vetëm? Ekspertët zbërthejnë vizitën e Rubios në Vatikan: Pa Europën nuk mbyllet lufta me Iranin

          Sipas ekspertëve Juxhina Sotiri dhe Alban Daci, përplasjet e Trump me Vatikanin, ftohja me Giorgia Melonin dhe krisjet brenda NATO-s kanë detyruar Uashingtonin të kërkojë një rikanalizim të marrëdhënieve me Europën në një moment kritik për konfliktin në Lindjen e Mesme.

          • VIDEO

            Timo Flloko në Berlin, organizatori zbulon detaje: 9 filma të restauruar, shqiptarët bëhen bashkë

             

            Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv