-
VIDEO
Nesër ka gjak? Avokati thirrje policisë: Arrestoni organizatorët, servilat e PD
Avokati Fran Dashi i ka bërë thirrje publike drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe kupolës drejtuese të Bluve, që nëse ditën e nesërme në protestën e PD-së ka dhunë dhe sulme ndaj efektivëve, të arrestojnë organizatorët e tubimit.
-
VIDEO
“Shkëlzeni pronar në Rrjoll!” Avokati zbulon faktet/ Kuçana zbulon skenarin e protestës. Nesër dhunë?
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
“Berisha hajdut!” Kuçana SHERR live me avokatin: Mua nuk më intimidon as Rama!
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
“Pa Gjurmë” trajton historinë e dhimbshme të Muiz Balës, 45-vjeçarit nga Bulqiza, i humbur prej vitit 2011. Në studio, motra e tij Hike Koçi rrëfen konfliktet e forta familjare, akuzat që rëndojnë mbi të dhe përplasjen e gjatë me nënën e saj.Në një rrëfim të pazakontë, nëna pranon se kishte frikë nga djali dhe tregon arsyet pse e dëboi nga shtëpia, ndërsa motra këmbëngul se prej vitesh është e vetmja që vazhdon ta kërkojë. Për herë të parë, nënë e bijë përballen publikisht dhe zbulojnë detaje të forta mbi jetën e Muizit, problemet pas divorcit dhe zhdukjen misterioze drejt Sarandës. A është ende gjallë Muiz Bala? Pse familja u përça pas largimit të tij dhe çfarë fshihet pas heshtjes 15-vjeçare?
-
VIDEO
Shoferët e dehur në timon, ish kreu i Rrugores në Report TV: Tu hiqet patenta përjetë
Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur që shkaktojnë viktima, masa më të forta për shkelësit e përsëritur dhe ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe atë Penal. Këto janë disa nga propozimet që ngriti ish-drejtori i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti në Report TV
-
VIDEO
Përfundon lufta? Zbulohet plani i Trump me Kinën për Iranin! Ish-diplomati: SHBA e penduar, gaboi...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Krizë Trump–Papa? Ish-diplomati: S’do njerëz ti belbëzojnë kundër
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Lepur çomlek me qepujka nga zonja Albana
Lepur çomlek me qepujka
Përbërësit:
- 1 lepur i prerë në copa
- 50 gr miell
- 50 gr vaj ulliri
- 1 kg qepë të vogla
- 1 lugë gjelle fara kumini
- 1 lugë gjelle fara koriandre
- 2–3 gjethe dafine
- 2–3 thelpinj hudhër
- 1 shkop kanelle
- 1 lugë gjelle salcë domateje
- 100 ml verë e kuqe
- 3–4 lugë gjelle uthull balsamike
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 400 gr domate
- 1 koncentrat pule
- 1 litër ujë
- 2 degë rozmarine
- Kripë, piper, trumzë
Përgatitja:
Vendosim një tigan në zjarr të fortë dhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri. Rregullojmë copat e lepurit me kripë, piper dhe miell. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim mënjanë. Në një tenxhere të madhe shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e vogla derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë kuminin, koriandrin, gjethet e dafinës, hudhrën, shkopin e kanellës dhe salcën e domates. I përziejmë mirë. E shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë uthullën balsamike dhe mjaltin. Hedhim domatet, koncentratin e pulës, ujin, copat e lepurit, rozmarinën, kripën dhe piperin. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa mishi të zbutet mirë dhe salca të trashet. Shërbehet e ngrohtë me feta buke fshati, pak vaj ulliri sipër dhe trumzë aromatike.
-
VIDEO
Sallatë me panxhar dhe makarona nga zonja Albana
Sallatë me panxhar dhe makarona
Përbërësit:
- Panxhar i zier
- Kastravec
- Qepë e kuqe
- Speca
- Makarona
- Djathë dhie
- Fara kungulli
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
- Uthull molle
- Uthull balsamike
Përgatitja:
Ziejmë makaronat sipas udhëzimit dhe i lëmë të ftohen. Presim në kubikë të vegjël panxharin e zier, kastravecin, specat dhe qepën. I bashkojmë në një tas me pastat. Shtojmë djathin e dhisë të thërrmuar dhe farat e kungullit. Përziejmë vaj ulliri, pak uthull molle, disa pika uthull balsamike dhe kripë. E hedhim sipër sallatës dhe e përziejmë lehtë.
-
VIDEO
Byreçka në 5 minuta me djathë me petë sfoliat nga zonja Albana
Byreçka shkopinj me petë sfoliat
Përbërësit:
- 1 petë sofliat ose petë e bërë vetë
- 500 gr miell
- 10 gr pluhur pjekës
- 3 gr maja e thatë
- 6 gr kripë
- 1 vezë e madhe
- 270 ml ujë i vakët
- Pak vaj
- Dajthë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, majanë dhe kripën. Shtojmë vezën, ujin e vakët dhe vajin. Zemë brumin dhe e mbështjellim me qese kuzhine. E lëmë në frigorifer për 2 orë. Më pas hapim brumin dhe e presim në shirita rreth dy gisht gjerësi. Këto byreçka nëse nuk kemi kohë mund t’i bëjmë dhe me petë sfoliatë, duke e prerë petën në shirita dhe duke i hedhur pak djathë të grirë. I skuqim byreçkat shkopinj në vaj të nxehur paraprakisht ose i vendosim në furrë në 165°C.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 7 maj 1997/ Partitë grinden për ligjin elektoral përpara zgjedhjeve, Fino s’i trembet votëbesimit të qeverisë
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 7 maj 1997-të pasqyrohej grindja e partive politike për miratimin e ligjit elektoral përpara zgjedhjeve të qershorit. Kryeministrti i qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino nuk i trembet as votëbesimit të qeverisë në Kuvend. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Fino: Ligjin e bëj unë” . Për këtë çështje Koha Jonë shkruan : PD “mbyt” Finon, zgjedhjet në rrezik”. Në botimet politike RD dhe ZP gjente vend edhe fakti se në Tiranë do të mbërrite Franc Vranicki i ngarkuari i posaçëm i OSBE për ngjarjet në Shqipëri.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 7 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga skandali i radhës në çështjen "Dado" te marshim protestë në nderim të dy fëmijëve në Durrës e deri tek demonarkia jonë rropatëse.