• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| E rrallë në ORENJË/ Nënë e bir shesin qumësht gomarice: Shëron diabetin dhe ftohjen

    Qumështi i gomaricave është i njohur për vlerat e tij ushqyese, përdoret për të shëruar sëmundje, por edhe në kozmetikë. 6 muaj më parë, në fshatin Orenjë të Librazhdit, Arturi dhe nëna e tij Naile ndërmorën në iniciativë ndryshe nga bashkëfshatarët. Ata kanë krijuar nje fermë me18 gomarica Çmimi i qumështit shkon në 15 mijë lekë të reja litri, duke e kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse në pak kohë. Ndiqni materialin nga gazetarja Xhensila Nako.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Amniocenteza me rrezik? Problemet tek bebja para lindjes, ja ndërhyrjet dhe analizat

    “Klinika 24” vjen këtë të shtunë me dy tema shumë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën. Si mund të zbulohet një problem tek bebja që para lindjes? Dr. Marinela Biba, obstetre gjinekologe nga Spitali Amerikan nr. 2, e specializuar në mjekësinë materno-fetale, flet për shtatzënitë me risk të lartë, ekografitë e avancuara, depistimin e anomalive kromozomale dhe ndërhyrjet intrauterine që sot mund të shpëtojnë jetën e bebit ende pa lindur. Në pjesën e dytë të emisionit ndalemi tek shëndeti i zemrës. A mjafton vetëm kolesteroli për të kuptuar rrezikun kardiovaskular? Ekspertët flasin për biomarkerët e rinj, inflamacionin e heshtur, rezistencën ndaj insulinës dhe analizat që mund të zbulojnë problemet me zemrën shumë përpara shfaqjes së simptomave.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 maj 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga protestuesit e PD përplasen me policinë te puthja e Ndrenikës e deri tek në jug bizneset rrisin pagat.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 9 maj 1997/ Zgjedhjet në “ajër”, Berisha kusht Vranickit të vizitojë jugun, PD i do më 15 qershor e OSBE këmbngul për në 29

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Data e zgjedhjeve të vitit 1997-të po përplaste partitë politike. Situata mes tyre ishte e tensionuar në një moment kur vendi kishte ende një qeveri të Pajtimit Kombëtar. Në Shqipëri kishte mbërritur i dërguari i posaçëm i OSBE-së Franc Vranicki por sërish dakordësi nuk kishte. Gazeta Shqiptare shkruante : “ Berisha i vë kushte Vranickit” ndërsa në Koha Jonë shkruhet: “ PD “balet” para Vranickit. Në RD akuzohej kryeministri Fino ndërsa në ZP akuza kishte për Berishën. Këto të fundit ishin qëndrimet e partive politike që pasqyroheshin në botimet e tyre.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Agolli: Do jetë tubimi më skandaloz, lidershipi i 82-vjeçarit Berisha i shërben vetëm familjes së vet! Skeja: Asnjë motiv që qytetarët të dalin në shesh

    Për ish-gardistin Agolli, protesta e sotme e PD-së do të jetë më skandalozja, pasi sipas tij, kjo forcë politike po vjen duke u rrudhur përditë. Ndërsa aktivisti Skeja theksoi se nuk ka asnjë motiv që qytetarët të dalin në protesta.

    • VIDEO

      'Saliu kërkon hipotekimin e PD-së' Aleksandër Çipa analizon protestën e Berishës: Nuk ka asnjë strategji për të rrëzuar Ramën

      Sipas Aleksandër Çipës, protesta e sotme e Sali Berishës nuk synon të ndryshojë raportet politike me mazhorancën, por të forcojë kontrollin e tij mbi Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve për kryetar më 23 maj.

    • VIDEO

      Të vërtetat e gjyqit Veliaj-Dado/ Gazetarja zbulon prapaskenat e takimit me Robert Ndrenikën

       

      Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?

       

      Një histori e pazakontë dashurie vjen në “Pa Gjurmë”. Sergio Rrapo, 26 vjeç, rrëfen njohjen me një vajzë gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë dhe lidhjen e tyre që zgjati disa muaj. Pas ndarjes dhe largimit drejt Italisë, ai mëson se ish-e dashura ishte shtatzënë dhe prej vitesh jeton me dyshimin se mund të jetë babai i binjakëve.Në studio, i riu tregon për takimet e mëvonshme me ish-partneren, heshtjen që sipas tij ka mbuluar të vërtetën dhe dëshirën për të marrë vetëm një përgjigje. Ai shprehet se nuk kërkon konflikt, por të dijë nëse vajzat janë fëmijët e tij biologjikë.A do të pranojë ish-e dashura të flasë? Çfarë fshihet pas kësaj historie dhe pse atësia është mbajtur e fshehtë për kaq gjatë?

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2026 – Receta/ Rreziku nga mikroplastika, alarm për shëndetin

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kabuni me rrush të thatë / Djathë me perime në tavë balte / Dardha të fermentuara.

      Sot në “Rreze Dielli” do të ndalemi te një rrezik i padukshëm, por gjithnjë e më prezent në përditshmërinë tonë: mikroplastika. Nga ajri që thithim tek veshjet, te detergjentët, te uji që pimë, te ushqimi që konsumojmë çdo ditë… grimcat mikroskopike të plastikës kanë hyrë tashmë në trupin e njeriut, duke ngritur alarmin e shkencëtarëve në mbarë botën. Çfarë dëmesh mund të shkaktojë mikroplastika në organizëm? Si ndikon ajo te hormonet, fertiliteti, sistemi imunitar dhe sëmundje të tjera kronike? Ku fshihet realisht rreziku më i madh dhe sa të ekspozuar jemi ne çdo ditë pa e kuptuar? Po ashtu, do të flasim edhe për një pyetje që po qarkullon gjithnjë e më shumë: a ekziston vërtet një mënyrë për të “detoksifikuar” trupin nga mikroplastika, apo kemi të bëjmë me një tjetër mashtrim të kohëve moderne? Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë kaq të ndjeshme dhe jetike për secilin prej nesh, flasim me shkencëtaren Valbona Aliko.

    • VIDEO

      'PD është kthyer në autokraci – Analistët në Report TV për protestën e Berishës: E ka bunkerizuar partinë, molotovët nuk sjellin rotacion

      Sipas Ibsen Elezit, deklaratat e Berishës krijojnë konfuzion te mbështetësit dhe nuk sjellin zgjidhje politike, pasi pushteti nuk rrëzohet përmes protestave në rrugë, por përmes numrave në Parlament.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës dhe Ju' 8 Maj | 'Tradhëtar!' Qytetarët Kryqëzojnë Berishën: Mos shkoni në protesta

    • VIDEO

      Si po sëmuremi? Rreziku nga uji dhe ushqimet / ALARM i shkencëtares: 3 këshilla si të mbroheni

      Sot në “Rreze Dielli” do të ndalemi te një rrezik i padukshëm, por gjithnjë e më prezent në përditshmërinë tonë: mikroplastika. Nga ajri që thithim tek veshjet, te detergjentët, te uji që pimë, te ushqimi që konsumojmë çdo ditë… grimcat mikroskopike të plastikës kanë hyrë tashmë në trupin e njeriut, duke ngritur alarmin e shkencëtarëve në mbarë botën. Çfarë dëmesh mund të shkaktojë mikroplastika në organizëm? Si ndikon ajo te hormonet, fertiliteti, sistemi imunitar dhe sëmundje të tjera kronike? Ku fshihet realisht rreziku më i madh dhe sa të ekspozuar jemi ne çdo ditë pa e kuptuar? Po ashtu, do të flasim edhe për një pyetje që po qarkullon gjithnjë e më shumë: a ekziston vërtet një mënyrë për të “detoksifikuar” trupin nga mikroplastika, apo kemi të bëjmë me një tjetër mashtrim të kohëve moderne? Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë kaq të ndjeshme dhe jetike për secilin prej nesh, flasim me shkencëtaren Valbona Aliko.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv