• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 11 Maj | Qytetari: Jam demokrat i flaktë, mos e mbështesni Berishën

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Të pathënat e rikthimit të Osmanit në LDK/ Analisti zbulon: Interes personal, Kurti peng vendin se..

     

    Në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, i ftuar ishte analisti Melazim Koci, i cili komentoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë. Ai u ndal te rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK, duke e cilësuar një lëvizje të lidhur me interesa politike dhe postin e presidentes. Koci analizoi edhe rezultatin e zgjedhjeve, situatën politike pas tyre dhe vështirësitë për krijimin e qeverisë së re, ndërsa theksoi se zgjidhja e ngërçit kërkon bashkëpunim dhe lënien mënjanë të interesave personale.

  • VIDEO

    Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile nga zonja Albana

    Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile

    Përbërësit:

    • 800 gr barbunja
    • ½ filxhan vaj ulliri
    • 1-2 qepë të thata
    • 1 thelpi hudhër
    • 1–2 karrota
    • 2 domate
    • ½ filxhan kumbulla jeshile
    • 1 lugë supe miell
    • Gjethe mente
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë barbunjat duke hequr fijet dhe cepat, më pas i kaurdisim lehtë në një tenxhere me pak vaj ulliri. I largojmë dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në rrathë të hollë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Hedhim domatet e grira në rende ose të prera në kubikë të vegjël, më pas shtojmë kumbullat jeshile dhe barbunjat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë ujë sa niveli i perimeve dhe e lemë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar. Në 5 minutat e fundit hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere për të trashur pak lëngun. Në fund e aromatizojmë me mente dhe majdanoz të freskët të grirë.

  • VIDEO

    Petulla me gjizë që bëhen në çast nga zonja Albana

    Petulla me gjizë

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 10 lgj gjizë
    • 10 lgj miell
    • 1 pako pluhur pjekës
    • Kripë (nëse gjiza nuk ka kripë)
    • Vaj bimor për skuqje

    Përgatitja:

    Rrahim vezët, shtojmë gjizën, miellin, pluhurin pjekës dhe ujë. E përziejmë mire brumin dhe e lemë të qetësohet. Më pas i skuqim petullat në vaj në nxehtësi mesatare.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 11 maj 1997/ Ish-kryeministri Meksi zbulon të pathënat e firmave piramidale, hapet dosja Zhulali për shitje armësh

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    Në Gazetën Shqiptare të datës 11 maj 1997-të publikohej intervista me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi. Ai rrëfen të pathenat e firmave piramidale dhe komenton dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Zhulali:. Në faqen e parë shkruhej : “Unë doja ta hiqja Zhulalin”. Në Koha Jonë pasqyrohej një reagim i Safet Zhulalit për të cilin ishte hapur një dosje hetimore për shitje armësh dhe fishekësh. Titulli kryesor ishte : Zhulali: Shita armë për 5 vjet”.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 11 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga misteri i molotovistëve italianë në protestën e PD te përqafimi si krim publik e deri tek huliganizëm ,kampionati mbyllet me dhunë.

  • VIDEO

    Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë 'Shtegun e Lirisë' në nderim të heronjve të UÇK-së

    Organizatorët synojnë që ky aktivitet të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke e kthyer Pashtrikun në një destinacion të rëndësishëm për turizmin aventurier dhe sportet malore në rajon.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nënshati i Shkodrës, fshati ku nuk ka sherre për prona! Jeta mes qershive dhe vreshtave

     

    Është koha e vjeljes së qershive dhe “Veri Jug” ka udhëtuar këtë herë në veri të vendit, në fshatin Nënshat të Shkodrës, duke iu bashkuar familjes Lazri në këtë aktivitet tradicional bujqësor. Mes pemëve të mbushura me qershi, vreshtave me bistakët e parë të rrushit dhe jetës së përditshme në fermë, reportazhi sjell nga afër punën, përkushtimin dhe harmoninë e kësaj familjeje. Në fokus do të jetë edhe blegtoria, ku familja Lazri rrit derra që arrijnë deri në 150 kilogramë. Nënshati vjen si një shembull i rrallë i një fshati pa konflikte për tokat dhe pronat, ku bashkëjetesa dhe puna mbeten vlerat kryesore të komunitetit. Ndiqni reportazhin “Jeta në fshatin Nënshat të Shkodrës”, premierë të dielën në ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K'| Nesrete Bushati Jegeni: Martesa me mblesëri e prindërve në Kampin e Maliqit

    Në ditët e para të diktaturës, Shyqyri Bushati do të përjetonte pushkatimin e të vëllait, Qazim Bushatit. Më pas do të vinte burgosja e tij dhe e vëllait tjetër. Shkak u bë strehimi i një antikomunisti të vendosur, Sulçebeg Bushatit. Por goditja nuk do të ndalej aty. Hakmarrja e regjimit do të zgjaste deri në ditët e fundit të diktaturës. Pas ekzekutimit pa gjyq të Qazimit, persekutimi do të vazhdonte me vuajtjet në kampin famëkeq të Maliqit, më pas me internime të gjata në fshatra të humbur, me humbjen e të drejtës së banimit në qytet dhe do të përfundonte me një brez fëmijësh që duhej të justifikonin ekzistencën e tyre përpara shtetit. Në këtë rrëfim të rrallë, Nesrete Bushati Jegeni kujton fatin e prinderve të saj, që u njohen pas një mblesërie ne kushtet e terrorit në kampin e Maliqit e më pas vijuan një jetë që nuk do tua kursente dhimbjet dhe plagët deri ditët e fundit të diktatures.

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 9 Maj 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    "150 euro litri", 74 vjeçarja nga Orenja merret me gomarica: Qumështi i tyre është ilaç - Një Nga Ne

    Qumështi i gomaricave është i njohur për vlerat e tij ushqyese, përdoret për të shëruar sëmundje, por edhe në kozmetikë. 6 muaj më parë, në fshatin Orenjë të Librazhdit, Arturi dhe nëna e tij Naile ndërmorën në iniciativë ndryshe nga bashkëfshatarët. Ata kanë krijuar nje fermë me18 gomarica Çmimi i qumështit shkon në 15 mijë lekë të reja litri, duke e kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse në pak kohë. Ndiqni materialin nga gazetarja Xhensila Nako.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| E rrallë në ORENJË/ Nënë e bir shesin qumësht gomarice: Shëron diabetin dhe ftohjen

    Qumështi i gomaricave është i njohur për vlerat e tij ushqyese, përdoret për të shëruar sëmundje, por edhe në kozmetikë. 6 muaj më parë, në fshatin Orenjë të Librazhdit, Arturi dhe nëna e tij Naile ndërmorën në iniciativë ndryshe nga bashkëfshatarët. Ata kanë krijuar nje fermë me18 gomarica Çmimi i qumështit shkon në 15 mijë lekë të reja litri, duke e kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse në pak kohë. Ndiqni materialin nga gazetarja Xhensila Nako.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv