Emisioni i plotë ' Klinika 24' | Ovari policistik ndryshon emër/ Alergjitë sezonale dhe ankthi i komunikimit

23 Maj, 14:08 | Përditesimi: 23 Maj, 14:08

 

Në pjesën e parë, në studio do të jetë obsteter gjinekologia për të folur mbi një ndryshim të rëndësishëm në qasjen ndaj sindromës së ovarit policistik. Pse nga PCOS sot flasim për PMOS? Çfarë ndryshon në diagnozë, simptomat dhe trajtimin e grave që përballen me këtë sindromë? Më pas, ndalemi tek alergjitë e sezonit dhe një nga shqetësimet më të shpeshta të kësaj periudhe: lotimi i syve. Si ta dallojmë kur bëhet fjalë për alergji dhe kur kemi nevojë për kujdes më të specializuar? Në pjesën e tretë, fokusi do të jetë tek studentët dhe presioni emocional i performancës. Ankthi i të folurit në publik, frika nga prezantimi dhe pasiguria që shpesh shoqëron të rinjtë në auditore dhe më gjerë. Në studio, psikoterapistja dhe pedagogia e komunikimit do të ndajnë këshilla dhe mënyra konkrete për ta menaxhuar këtë ankth.

A.M/Shqiptarja.com