-
VIDEO
Të dehur, dy devollinj zihen për lojën me letra! Arrestohet 62-vjeçari, goditi me sëpatë fqinjin
Një 73-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Devoll pasi u godit me sëpatë nga shoku i tij, I arrestuar tashmë, Vasil Babinasi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lokalin e fshatit, ku dy fqinjtët të dehur janë grindur për një lojë me letra.
-
VIDEO
14 maji, ndahet përfundimisht kush drejton KZAZ-të! Kush garon me logon e PD? Celibashi: Vlerësojmë gjithçka në bazë të regjistrit të gjykatës
Partia Socialiste do të ketë kryetarin në të gjitha KZAZ-të me numër çift, në atë me numër tek do të drejtojë Partia Demokratike. Ky ka qenë rezultati i shortit i hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
VIDEO
Arrestimet te 'Financa', Report Tv zbardh dosjen! Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës! E shiti ndërtesën në 2005-n pa qenë pronar
Report Tv ka zbardhur dosjen që çoi në pranga Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pranga ka rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli.
-
VIDEO
Hetimet për Gërdecin përfunduan me Mediun? Avokati i familjes Durda: Mbetet në dorë të GJKKO! Provat janë aty, s’ka vetëm shpërdorim detyre
Provat për ta gjykuar Fatmir Mediun për akuza më të rënda se sa vetëm ‘Shpërdorim detyre’ janë aty dhe është çështje interpretimi, ndaj i takon GJKKO që ta vlerësojë këtë. Ky është qëndrimi i avokatit të familjes Durda, Dorian Matlija, i cili për Report Tv tha se Mediu ka firmosur urdhra që kanë ndikuar në ndodhjen e shpërthimit.
-
VIDEO
Porositë e Ramës në takimin me drejtuesit e policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar! Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt
Zbardhen detaje dhe porosi të lëna nga Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
-
VIDEO
E treta në Evropë për mjekësinë integrative, Amadea Stefa merr çmimin botëror në Sri Lanka
Amadea Stefa mjeshte e meditimit ishte e ftuar në “Rreze Dielli” për të folur më tepër për çmimin e fundit që ka marr. Ajo ka marr çmimin botëror në Sri Lanka për mjekësinë integrative.
-
VIDEO
Arkitektja Anila Hetoja: Si të arredoni dhomën e gjumit plot stil, pa shpenzuar shumë
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” arkitektja Anila Hetoja solli disa ide për arredimin e dhomave të gjumit. Si të arredoni dhomën e gjumit plot stil dhe pa shpenzuar shumë para.
-
VIDEO
Kek me arra dhe bajame, super shije nga Raina Kovaçi
Kek me arra dhe bajame
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 2 gota sheqer
- 2 gota margarinë
- 2-3 gota miell
- Pluhur pjekës ose sodë
- Kakao
- Bajame
- Arra
- Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Rrahim vezët më sheqerin dhe sapo sheqeri të shkrijë shtojmë kosin dhe margarinën e tretur. E trazojmë mirë duke hedhur gradualisht miellin së bashku me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin e kekut dhe më pas marrim pak brumë në një tas të vogël dhe e trazojmë më 2-3 lugë kakao. Tek pjesa e bardhë e brumit shtojmë bajamet dhe arrat e thërrmuara.
Masën e brumit pa kakao e hedhim në një formë keku, e nivelojmë mirë dhe në fund hedhim pjesën e brumit me kakao. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi është pjekur e servirim pudrosur me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Spinaq me vezë, receta më e shijshme nga Raina Kovaçi
Burani me spinaq
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 1 tufë koper
- 1 tufë majdanoz
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1-2 kërpudha
- 3 kokrra vezë
- Pak oriz
- Salcë
- Djathë të bardhë
- Djathë kaçkavall
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë në rende me karrotën dhe kërpudhat, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen dhe më pas të gjithë masën e kalojmë në frulatim. Vendosim në zjarr një tigan të ngrohet me vaj ulliri ku shtojmë purenë e përgatitur dhe spinaqin. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin shtojmë orizin, pak fare salcë, koper dhe majdanoz. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë për disa minuta. Më pas e nxjerrim tavën nga furra dhe krijojmë disa gropëza të vogla ku hedhim vezët, bëjmë një spërkatje me djathë të bardhë dhe kaçkavall të grirë. E rivendosim përsëri tavën në furrë dhe e lemë derisa të mpiksen vezët.
-
VIDEO
Supë krem me patate, receta e gjyshes bullgare të Raina Kovaçit
Supë krem me patate dhe karrota
Përbërësit:
- 2-3 patate
- 1 karrotë
- 2 lgj gjalpë
- 2-3 feta bukë
- 1 gotë qumësht
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet dhe karrotën të ziejnë. Pasi kanë zjerë i vendosim në një blender ku shtojmë pak gjalpë, qumësht, kripë, piper. Realizojmë një pure të cilën e vendosim në zjarr dhe e lemë të marrë valë për pak minuta dhe më pas e servirim menjëherë supën të ngrohtë shoqëruar me kubikë buke të thekur me gjalpë.
-
VIDEO
Pakoja e Madhe, eksperti Tola: Ndihma mund të jepej për disa muaj! Duhet të gjendej dakordësi që të përfitonin dhe ata në sektorin privat! Asnjë mbështetje për studentët
Rreth 1 milion shqiptarë të cilët përfitojnë nga ‘Pakoja e Madhe’ anti-infalcion, por diskutimet ka pasur dhe rreth kategorive të përjashtuara nga paketa, çështjes nëse a është e mjaftueshme vetëm për 1 muaj, apo dhe mbi cilën analizë është realizuar hartimi i saj.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 12 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga pranga dhe shpresë te prokurori nis arrestimet në zyrat e shtetit e deri tek a do e marrë Fatmir Mediu me vete edhe Shkëlzen Berishën?