Duhet të ishte një moment i gëzueshëm, por nata e ndërrimit të viteve rezultoi fatkeqe për familjen Limaj nga Vlora. Djali 14-vjeçar Erisi Limaj u zhduk rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 1 janar, pasi bashkë me nënën dolën për të ndjekur nga afër festimet në sheshin e qytetit. I mituri i iku nënës nga duart, teksa po ktheheshin në banesën e tyrë tek Uji i Ftohtë. Pas 24-orëve, zonja Dije i drejtohet uniformave blu për të bërë denoncimin dhe mëson se i biri ishte gjetur mëngjesin e 1 janarit nga një qyetar në rrugë. Ky i fundit e kishte dorëzuar në polici dhe i mituri kishte kallëzuar nënën për dhunë në familje. ‘Atë natë ishim bashkë me djalin në shesh, kur papritur më shpëtoi nga dora dhe iku me vrap. Kishte shumë njerëz dhe më humbi nga sytë, kur u fut mes turmës. Nuk e pashë më. Djali nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Jam shokuar kur shkova në polici të bëja denoncimin dhe mësova aty, që im bir më kishte denoncuar për dhunë. Policia i kishte marrë kallëzimin dhe e kishte lënë të lirë. Sot kanë kaluar 10 ditë dhe unë nuk e di ku e kam tim bir’ Nëna me lot në sy ngre dyshimet se djali i saj shfrytëzohet për lypje në rrugët e kryeqytetit, duke u mbajtur ’peng’ nga dy djem të rritur po nga Vlora. ’Unë kam bërë kërkime dhe kam mësuar së e kanë dërguar në Tiranë dhe e nxjerrin në rrugë të lypi. Është një djalë me emrin Ardit që e shfrytëzon. Kam shkuar disa herë në polici, por ata nuk më qasin fare, më thonë: S’do merremi me djalin tënd. Ku të përplasem unë? Ku ta gjej tim bir? Ju lutem të gjithëve, vetëm të më japim koordinatat e sakta, ta gje ku është’-përlotet në studio nëna Dije Limaj kërkoi ndihmë nëpërmjet emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV për gjetjen e të birit, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme me djalin. 14-vjeçari pas vdekjes së babait kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje kishte ndërprerë edhe shkollën. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778 Si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel
I ikën nënës nga duart,humbet i mituri/Skandali i policisë: Denoncoi nënën për dhunë, e lamë të lirë (10 Janar 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

