Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan

22 Maj, 21:26 | Përditesimi: 22 Maj, 21:26

 

Një histori e rëndë vjen në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume. E ftuar në studio, 29-vjeçarja Boreta Arbia rrëfen jetën mes dhunës, frikës dhe humbjes së katër vajzave të mitura. Ajo tregon se si për vite me radhë heshti dhe duroi konfliktet në familje, ndërsa sot përballet me ndarjen më të dhimbshme nga fëmijët e saj.Në studio, Boreta rrëfen momentet e vështira që kanë shoqëruar jetën e saj, ndërsa avokati Eduard Mullaraj flet për hapat ligjorë që do të ndërmerren për të kërkuar ribashkimin e nënës me vajzat.Një histori tronditëse, me shumë pyetje dhe emocione, këtë të premte në “Pa Gjurmë” me Odeta Dumen në Report TV.

A.M/Shqiptarja.com