Sallatë me bollgur nga zonja Albana

31 Dhjetor 2022, 13:12

Sallatë me bollgur

Përbërësit:

  • 250 gr bollgur
  • 100 gr djathë të bardhë
  • Sallatë miks jeshile
  • Kokrra shege
  • Uthull shege sipas dëshirës
  • 1 tufë majdanoz
  • Gështenja sipas dëshirës
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bollgurin të ziejë në ujë me kripë, më pas e lemë të ftohet dhe e vendosim në një tas qelqi ku shtojmë djathë të bardhë të prerë në kubikë, lloje të ndryshme sallatash, gështenja të ziera dhe kokrra shege. Në fund e marinojmë me vaj ulliri, pak uthull, lëng limoni, kripë dhe piper.