Byrek festiv me petë sfoljatë dhe perime nga zonja Albana

31 Dhjetor 2022, 13:16

Byrek festiv me petë sfoljatë dhe perime

Përbërësit:

  • Petë sfoljatë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull
  • Djathë të bardhë
  • 1 qepë
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me patëllxhanin dhe kungullin të prerë në kubikë të vegjël. Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës dhe vendosim mbushjen me perime. Mbi mbushje vendosim djathë të bardhë në kubikë dhe më pas mbledhim pak petën në pjesën e mbushjes duke e lenë të hapur, ndërsa dy pjesët anësore i lidhim me një spango kuzhine duke krijuar kështu një byrek në formë antipaste festive.