• VIDEO

    U rrahën me njëri-tjetrin për një vajzë, pezullohen nga detyra dy policët në Elbasan, nis hetimi ndaj tyre (EMRAT)

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka miratuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato, 23 vjeç të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit.

  • VIDEO

    Goditi Sali Berishën, shqyrtohet sot në Apel kërkesa e Gert Shehut për të lënë qelinë

    Ditën e sotme në gjykatën e Apelit do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën, për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

  • VIDEO

    Kriza/ Eksperti Tola: Vit i vështirë ekonomik, situata do jetë e ngjashme edhe në 2023-in! Duhet më shumë mbështetje për shtresat vulnerabël

    Viti 2022 ishte një vit i vështirë ekonomik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe botën. Eksperti i ekonomisë Igli Tole ka bërë në Report Tv një bilanc për situatën ekonomike në vendin tonë. Tole tha se kriza e cila u shkaktua për shkak të luftës në Ukrainë solli në Shqipëri një nivel rekord të inflacionit mbi 8% si edhe një rritje deri në 30-40% të produkteve të shportës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 28 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga rritet tensioni në Kosovë te Ilir Meta dorëzohet për rrëzimin e qeverisë e deri tek Veliaj dhe kullofobët.

  • VIDEO

    Repolitix- 2022, viti i krizës në PD

  • VIDEO

    Muça: Berisha mund të ndalte dhunën më 8 janar! Karaj: Lufta brenda PD do përdoret nga Rama në zgjedhjet 2025! Alimehmeti: Porta nuk është e blinduar për grupin e Alibeajt

    2022, viti i krizës në PD. Viti po mbyllet dhe opozita mbetet e përçarë. Kjo ishte tema që u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Në fokus të bisedës ishte 8 janari, për të cilën të ftuarit thonë se Berisha-Basha nuk kishin pse të bëheshin gazi i botës me veprimin e tyre.

  • VIDEO

    Debate te forta në studio, Demalia: Berisha parti pa vulë. Burimi: PD është e djathta

  • VIDEO

    Spiro Duni: “Teatri”, sëmundja prej së cilës nuk dua të shërohem.

    Në “Esencë” rrugëtimi fotografik dhe nostalgjia na sjellin në vëmendje jetën e regjisorit Spiro Duni. Edhe pse thotë se nuk ka një lidhje të fortë me nostalgjinë e së shkuarës ai na tregon për mardhënien e fortë që ka me të vëllain dhe motrat. Kështu e nis rrëfimin nga thelbi,nga ajo që në shumë forma ndikon unin tonë të mëvonshëm personal dhe profesional,familja. Ai thotë se ishte këmbëngulja e të atit që ai të merrej me aktrimin. Ishte krejt e natyrshme dhe një proçes që do të ndodhte,i gjithë përqëndrimi i tij i mëvonshëm tek teatri. Filmat ishin vetëm shtegu që kishte hapur rrugën,që ai të kishte tempull skenën e teatrit. Aty ku e nisi me shfaqjen e parë,në teatrin “Skampa” në Elbasan,ku Bashkia e qytetit këtë vit i dha titullin “Qytetar Nderi”,për kontributin e tij të vyer në skenën e teatrit. “Regjisura është si një dirigjim pa partiturë”- thotë regjisori për të cilin teatri,ashtu sikurse për shumë profesionistë është një sëmundje prej së cilës nuk shërohet asnjë. Një videomesazh nga e bija,artistja Elina Duni ishte një moment emocionues për regjisorin. Ai tha se është një baba krenar dhe njëherësh shok dhe një bashkëpunëtor i së bijës në shumë projekte të përbashkëta,ku këngëtarja ka kompozuar dhe kënduar muzikë në shfaqjet e tij.

  • VIDEO

    Turp se është i verbër!Vajzat e braktisin/Jeta burrit te shinat e trenit:S’bëj dot gëzuar

    Historia e trishtë e një 59-vjeçari nga Elbasani e ka sjellë në një studio televizive, pasi prej kohësh ka humbur kontaktet me të bijat. Gëzim Hima mbeti vetëm kur bota iu errësua e gjitha, ndërsa në vitin 2006 ai u vërbua totalisht. Prej atij momenti nuk i ka mbetur më asgjë, pasi përveçse i braktisur nga fati ai ka mbetur i vetëm në udhëkryqe rrugësh, i pastreh totalisht pa mbështetje dhe në mjerim. Çifti me dy vajzat jetonin me qira deri në vitin 2014, në qytetin e Elbasanit, kur bashkëshortja bashkë me të bijat u larguan përgjithnjë nga banesa. Ajo i kërkoi divorcin bashkëshortit duke i dhënë fund martesës pas 24 vitesh. Sot, Gëzimi i kujton me dhembje ato kohë, kur vajzat nuk i pa më me sy edhe pse për ta paguante cdo detyrim ushqimor sipas ligjit. Prej 8 vitesh i mungojnë shumë, ato janë të rritura sot, por për babanë nuk janë interesuar më kurrë. Adresa e 59-vjeçarit është rruga Jordan Misja, në Tiranë pranë shinave të trenit. Shumë prej banorëve aty e njohin, pasi disa prej tyre edhe kujdesen duke i ofruar ushqime e veshmbathje. Ai strehohet në një banesë të braktisur, e cila është shpëtimi i ditëve në ditë të ngrohta e me shi, ndërsa ajo që kërkon është të gjejë një mundësi për të përballuar jetën. Një apel ka edhe për dy vajzat që jetojnë sot me nënën e tyre...

  • VIDEO

    Ekzekutimi i Edmond Papës, një grup hetuesisht shqiptarë nisen drejt Athinës, dyshohet se urdhri erdhi nga i burgosuri, Klodian Lekocaj

    Autoritetet shqiptare po hetojnë në mënyrë intensive pistën e ekzekutimit të Edmond Papës për çështjet e prishjes së pazareve të drogës në Greqi, teksa gjithçka po lidhet me një porosi të mundshme nga vendi fqinj për vrasjen e 49-vjeçarit, duke lënë në hije pistën tjetër të konflikteve të mundshme të pronave.

  • VIDEO

    Viti 2023, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla

    I ftuar në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla thotë se 2023 do të jetë një vit që do të kërkojë më shumë vëmendje dhe kujdes. Ndërsa bën një pasqyrim të përgjithshëm për çdo shenjë, ai thotë se ky vit futet fuqishëm dhe do të na japë mundësinë të përjetojmë gjërat që nuk kemi mundur më parë. Shenjat më të favorizuara janë Gaforrja, Dashi dhe Demi.

    “Ky vit futet i fuqishëm dhe gjërat që nuk i kemi bërë para 20 viteve,  që kemi pasur çështje nga më të ndryshmet, duket se kemi gabuar dhe këto gabime tani ne i zgjidhim në gjërat që ne na interesojnë.

    Kemi të bëjmë me përfitime të mëdha me shenjën e Dashit, kanë një ndikim shumë të mire. Fokusimi më i madh që ndodh në Shigjetarë ka një ndikim shumë të madh, sidomos në tre mujorin e parë, Dashi do të ketë shumë udhëtime. Përfitime shumë të mëdha ka edhe Demi.

    Ky vit është dorë shtrënguar, duhet kujdes dhe vëmendje sepse gjërat duhet t’i bëjnë me llogari që të dalim fitimtar. Dashi, Demi dhe Gaforrja janë tre shenjat që përfitojnë më së shumti nga 2023 sepse kanë vuajtur shumë në 6-mujorin e parë të 2022’’ tha ai.

  • VIDEO

    Viti 2023, shikoni ashendetët për secilën shenjë sipas hartës astrologjike nga Jorgo Pulla

    I ftuar në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla thotë se 2023 do të jetë një vit që do të kërkojë më shumë vëmendje dhe kujdes. Ndërsa bën një pasqyrim të përgjithshëm për çdo shenjë, ai thotë se ky vit futet fuqishëm dhe do të na japë mundësinë të përjetojmë gjërat që nuk kemi mundur më parë. Shenjat më të favorizuara janë Gaforrja, Dashi dhe Demi.

    “Ky vit futet i fuqishëm dhe gjërat që nuk i kemi bërë para 20 viteve,  që kemi pasur çështje nga më të ndryshmet, duket se kemi gabuar dhe këto gabime tani ne i zgjidhim në gjërat që ne na interesojnë.

    Kemi të bëjmë me përfitime të mëdha me shenjën e Dashit, kanë një ndikim shumë të mire. Fokusimi më i madh që ndodh në Shigjetarë ka një ndikim shumë të madh, sidomos në tre mujorin e parë, Dashi do të ketë shumë udhëtime. Përfitime shumë të mëdha ka edhe Demi.

    Ky vit është dorë shtrënguar, duhet kujdes dhe vëmendje sepse gjërat duhet t’i bëjnë me llogari që të dalim fitimtar. Dashi, Demi dhe Gaforrja janë tre shenjat që përfitojnë më së shumti nga 2023 sepse kanë vuajtur shumë në 6-mujorin e parë të 2022’’ tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv