Moderatorja Odeta Dume ’kap mat’ gazetarët/ Çfarë ndodhi, që ata shpërthyen në lot?

30 Dhjetor 2022, 19:02

 

“Pa Gjurmë” në Report TV e ka mbyllur vitin 2022 me një puntatë vërtet speciale, ndryshe nga sa janë mësuar teleshikuesit besnikë të emisionit, por emocionet nuk munguan as këtë herë. Moderatorja Odeta Dume në prag festash kishte menduar që në studio kësaj here panel të kishte stafin e saj, kryeredaktoren e emisionit Elda Lame dhe gazetarët Xhilda Durishti dhe Freard Rista. Përpos diskutimeve lidhur me rastet më pikante dhe më emocionuese që kanë shoqëruar stafin gjatë gjithë punës së tyre në “Pa Gjurmë”, moderatorja Odeta Dume kishte menduar t’i surprizonte ata në një tjetër mënyrë, tejet të veçantë dhe origjinale.