Surpriza e bukur nga vajza, nipi e mbesa për Ermira Babaliun në ‘Rreze Dielli’

22 Dhjetor 2022, 14:07

Ermira Babaliu është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila ka shkëlqyer në çdo skenë para viteve 90’. Tashmë ajo jeton në Amerikë prej rreth 26 vitesh, ndërsa nuk harron të rikthehet në vendin e saj, ku siç thotë ajo malli është tepër i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Ermira flet më tepër për kthimet e herëpashershme dhe planet e reja artistike.