Kur heshtja flet më shumë se fjalët….Kjo është historia e Lidia Capës, piktores së talentuar e cila nuk mund të flas me fjalë por me shpirt.
Por kjo është një histori që përfshin tre breze, që tashmë flasin përmes heshtjes. Mamaja e Lidias tregon për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, se edhe bashkëshorti i saj kishte të njëjtin kufizim duke ia trashëguar edhe Lidias, por bashkë me të, i trashëgoi edhe talentin për pikturën.
“Lidia Capa është vajza ime, është me probleme që nuk dëgjon dhe flet ndërkohë ka dhe dy fëmijët që nuk flasin, ka edhe bashkëshortin. Dhe unë e kisha bashkëshortin që nuk fliste, dhe ai ishte skulptor, ndërkohë dhe Lidia e ka trashëguar nga ai talentin. Unë e kuptova e para talentin e Lidias dhe i thashë njerëzve të shtëpisë që Lidia ka talent në vizatim, dhe do ta ndjekim që të eci më lart. Ne e ndoqëm dhe mori dhe masterin, dhe bëmë luftë që të vazhdojë si mësuese tek fëmijët që kanë këto probleme” tregon ajo.