Pa Gjurme gjen të riun Arben Muça-Konsulli nga Beogradi:Goditi policin serb në kufi,ndodhet…

13 Dhjetor 2022, 18:36

Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet pas 9 muajve Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mëson në Report Tv se djali i saj ndodhet pas hekurave në një nga burgjet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. ’Pa Gjurmë’ zbuloi se i riu ishte u ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, ndërsa ishte konfliktuar me një zyrtar serb. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot lotët dhe falenderimet. Ajo kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk kishin mundur të merrnin asnjë informacion. Nëna e cila jeton në Angli iu drejtua emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report nga ku pak ditë më parë bëri apel për ndihmë. Odeta Dume: Ne menjëherë sapo ju denoncuat humbjen e djalit tuaj kontaktuam me ambasadën shqiptare në Beograd duke dyshur gjithnjë që ai mund të jetë ndaluar nga policia atje. Dhe na ka ardhur një përgjigje zyrtare nga ambasada jonë në Beograd, ndaj dua t’ju them se ne djalin tuaj e kemi gjetur dhe ndodhet në një burg të Serbisë. Majlinda Zeneli: (Qan) Faleminderit shumë, fal zotit nuk i ka ndodhur dicka e keqe. E dyshoja qw mund tw kishte pwrfundur nw burg, kisha besim qw do mw jepnit lajme pwr djalin. Ju lutem sit w lidhem mw tim bir?Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Serbi, e cila nuk nguroi të japë detaje, përmes një lidhje te dretpërdrejtë nga Beogradi me konsullin shqiptar Idlir Kaba.’Për rastin e z.Muça, ne jemi vënë ne lëvizje menjëherë. Ai aktualisht po kryen dënimin me tre vjet heqje lirie, në institucionin e vuajtjes së dënimit në ‘Sremska Mitrovica’, Serbi. Autoritetet serbe kanë njoftuar fillimisht Ambasadën, më datë 06.04.2022, për ndalimin e z. Muca dhe vendosjen në paraburgim për 30 ditë (30 mars-29 prill 2022), me urdhër gjykate, me dyshimin e veprës penale së goditjes së një zyrtari. Për vendimin përfundimtar të z. Muca nuk kemi marrë njoftim nga autoritetet serbe, edhe pas interesimit tonë, pasi z. Muca ka shprehur dëshirën për të mos pasur kontakte me Ambasadën. Znj. Zeneli, me qëllim të respektimit të dëshirës së z. Muca për mospasje kontakti me Ambasadën, mund të lidhet me burgun në sremska Mitrovica, ne do i vendosim në dispozicion një numër telefoni’.Arbeni ka pasur një jetë të trazuar me shumë problematika. Ai kishte udhëtuar shumë sa në një vend europian në tjetrin që prej vitit 1998 kur në moshën 4 vjeçare bashkë me nonënë dhe motrën emigruan drejt Anglisë, pas divorcit të prindërve. Ai u rrit në Brighton, ndërsa është babai i dy vajzave nga martesat mëparshme me shtetase të huaja. Për shkak të problemeve të ndryshme, që ai ka patur me autoritetet Britanike dhe Gjermane është depërtuar disa herë të Shqipëri. Ndërsa kjo ishte tentativa e tij më e fundit drejt Gjermanisë por që rezultoi e dështuar për të.