Pa Gjurme zbardh të vërtetën e zhdukjes së të riut nga Saranda/Rrahu policin serb, përfundon në burg

13 Dhjetor 2022, 18:44

Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet pas 9 muajve Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mëson në Report Tv se djali i saj ndodhet pas hekurave në një nga burgjet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. ’Pa Gjurmë’ zbuloi se i riu ishte u ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, ndërsa ishte konfliktuar me një zyrtar serb. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot lotët dhe falenderimet. Ajo kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk kishin mundur të merrnin asnjë informacion. Nëna e cila jeton në Angli iu drejtua emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report nga ku pak ditë më parë bëri apel për ndihmë. Odeta Dume: Ne menjëherë sapo ju denoncuat humbjen e djalit tuaj kontaktuam me ambasadën shqiptare në Beograd duke dyshur gjithnjë që ai mund të jetë ndaluar nga policia atje. Dhe na ka ardhur një përgjigje zyrtare nga ambasada jonë në Beograd, ndaj dua t’ju them se ne djalin tuaj e kemi gjetur dhe ndodhet në një burg të Serbisë. Majlinda Zeneli: (Qan) Faleminderit shumë, fal zotit nuk i ka ndodhur dicka e keqe. E dyshoja qw mund tw kishte pwrfundur nw burg, kisha besim qw do mw jepnit lajme pwr djalin. Ju lutem sit w lidhem mw tim bir?Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Serbi, e cila nuk nguroi të japë detaje, përmes një lidhje te dretpërdrejtë nga Beogradi me konsullin shqiptar Idlir Kaba.