Musa Sina: 25 vite me spiunin në derën ngjitur

12 Dhjetor 2022, 22:53

Ishte 19 gusht 1961 , kur Musa Sina lirohet nga Burgu i Burrelit, pas afro 9 vitesh burg. Kishte menduar të kthehej sërish në vendlindje në Dibër, por regjimi kishte plane të tjera për të. Ndërkohë që ai ishte ende i burgosur në Burrel, tre vëllezërit e tij ja kishin dalë të arratiseshin me sukses. Nisur nga ky fakt krerët partiak në Dibër kërkonin ta mbanin Musa Sinën, larg nga vendlindja, duke ju trembur një arratisjeje të mundshme edhe nga ai. Pa u liruar ende nga burgu i Burrelit, për Musain vendoset një masë e re dënimi. Ai internohet në Lushnje, në kampin e internimit Savër. Atje në një kohë fare të shkurtër lirie të rrejshme, Musa Sina do të krijonte familjen e tij dhe do t’i çonte ditët në një barakë të mjerë në atë kamp, ku për vite e vite me rradhë do të jetonte me një komshi, i cili do ta survejonte orë e çaste e do ta raportonte rregullisht në zyrat e Sigurimit të Shtetit. Ai do të behej shkak edhe për rrëmbimin nga Sigurimi i Shtetit dhe zhdukjen e Musait për një javë rresht dhe më pas edhe për riarrestimin e tij dhe burgosjen e dytë, edhe për një dekadë tjetër....