U martuan dhe prindër u bënë në burg/Djali kërkon babanë, e braktisi kur la qelinë

12 Dhjetor 2022, 20:35

E sëmurë me epilepsi dhe me probleme të shtyllës kurrizore të cilat pas një aksidenti në vogëli, familja vendos ta martojë 26-vjecaren nga Antonetën duke mos e menduar dy herë me Bardhyl Qosen, i cili asokohe ndodhej në burg për tentativë vrasje. Është kjo mblesëria e pazakontë mes dy familjeve, njëra nga Lushnja dhe tjetra nga Elbasani. Burri ndodhej ende pas hekurave kur gruaja mbetet shtatzënë. Ata u bënë prindër të dy fëmijëve dhe Antoneta priti të shoqin me shpresën se kur ai do të dilte nga burgu e gjithë familja do të ishin bashkë. E kundërta ndodhi, kur me daljen e Bardhylit situate u përkeqësu edhe më. Përndjekur nga frika e një hakmarrje të mundshme bashkëhsorti ndërroi disa herë shtëpi. Situatë e cila u agravua edhe më shumë me dhunën që ai ushtronte ndaj bashkëshortes dhe dy djemve të mitur. Rritur mes traumave nga agresiviteti i të atit nëna u detyrua të marr një vendim. Edhe pse pa përkrahje dhe në kushte të vështura ekonomike para dhunës ajo zgjodhi ndarjen në vitin 2010. Prej 12 vitesh Antineta rrit e vetme dy djemtë 13 dhe 15 vjeçar, ndërsa kujdeset edhe për nënën.E mbetur në udhëkryq 44-vjeçarja, i drejtohet me një apel për ndihmë kujdo mundet që të vë dorën në zemër. Me lot në sy ajo na tregon edhe rezultatet e mira në mësime të djalit të saj të vogël, por që sot janë të braktisur nga babai i tyre biologjik.